BREAKING NEWS

Publiku votoi, gara ashpërsohet, ky është banori që lë përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP

Publiku votoi, gara ashpërsohet, ky është banori që lë
x
BREAKING NEWS

Ambasadorja Kim mesazh të koduar Edi Ramës pas takimit me Lulzim Bashën: Zgjidh o Berishën o SHBA

Ambasadorja Kim mesazh të koduar Edi Ramës pas takimit me Lulzim
x
BREAKING NEWS

Ambasadorja Yuri Kim takon Lulzim Bashën

Ambasadorja Yuri Kim takon Lulzim Bashën
x
BREAKING NEWS

U propozua për 6 marsin / Sali Berishës i tërhiqet papritur nga gara kandidati i njohur, ja çfarë ka ndodhur

U propozua për 6 marsin / Sali Berishës i tërhiqet papritur nga
x
BREAKING NEWS

Flamur Noka nxjerr për herë të parë prapaskenat tronditëse: Si më “shiti” mua dhe Edi Palokën tek ambasada! Lulzim Basha do të arrestohet nëse shkon në këtë vend...

Flamur Noka nxjerr për herë të parë prapaskenat
x
BREAKING NEWS

Mblidhet kryesia e PS-së, zbardhen emrat: Ja kush janë 6 kandidatët e mundshëm për 6 marsin

Mblidhet kryesia e PS-së, zbardhen emrat: Ja kush janë 6
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ MSH: Mbi 1000 të infektuar dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ MSH: Mbi 1000 të infektuar dhe 5 humbje
x
BREAKING NEWS

Moti i keq ‘zbarkon’ në Shqipëri, reshje shiu dhe dëbore gjatë natës (Zonat e prekura)

Moti i keq ‘zbarkon’ në Shqipëri, reshje shiu dhe
x

Ekonomia

Dhoma Amerikane e Tregtisë rrëzon paketën fiskale: Nuk ka qëndrueshmëri, duhen konsultime

Dhoma Amerikane e Tregtisë rrëzon paketën fiskale: Nuk ka

Dhoma Amerikane e Tregtisë ka kritikuar paketën fiskale për vitin 2022. Me anë të një letre të firmosur nga presidenti i Dhomës, thuhet se projektligji për paketën fiskale bie ndesh me angazhimet publike qeveritare, planifikimet financiare dhe pritshmëritë. Dhoma Amerikane e Tregtisë shprehet se paketa fiskale dëmton klimën e besimit reciprok mes sektorit publik dhe atij privat sa i përket angazhimeve publike. Po ashtu në reagimin e saj, Dhoma Amerikane e Tregtisë shprehet e zhgënjyer mbi njoftimin e këtij projektligji pasi ishte miratuar nga Këshilli i Ministrave e ishte depozituar në Kuvend. Sipas tyre, kjo praktikë e përsëritur është në shkelje të ligjit nr. 146/2014 që ka të bëjë me periudhën kohore për të parë rekomandimet lidhur me projektligjin e propozuar. “Thyerja e angazhimit publik për një paketë fiskale të qëndrueshme me ndërhyrje të paktën njëherë në katër vjet. Pasi komuniteti i biznesit ka shprehur shqetësimin e vazhdueshëm, mbi ndryshimet e shpeshta mbi paketën fiskale dhe tatimet, si dhe në përshtatje me praktikat më të mira botërore, zyrtarë të lartë janë angazhuar publikisht për ndryshime njëherë në çdo 4-vjeçar. Për rrjedhojë, ky projektligj bie ndesh me angazhimet publike qeveritare, pritshmëritë dhe planifikimet financiare të komunitetit të biznesit dhe dëmton klimën e besimit reciprok mes sektorit publik dhe atij privat mbi angazhimet publike. Dhoma Amerikane vëren e zhgënjyer se u njoftua mbi projektligjet e paraqitura nga Këshilli i Ministrave mbi paketën fiskale 2022, pasi ato ishin miratuar nga Këshilli i Ministrave dhe ishin depozituar pranë Kuvendit. Kjo praktikë fatkeqësisht e përsëritur, është në shkelje të ligjit nr. 146/2014 “Për Njoftimin dhe Konsultimin publik”, i cili i kërkon autoriteteve shtetërore t’i ofrojnë palëve të interesuara një periudhë kohore të përcaktuar për të shqyrtuar dhe ofruar rekomandimet e tyre në lidhje me projektligjin/et e propozuar”, thuhet në letrën e Dhomës Amerikane të Tregtisë.

Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon konsultim

Lidhur me paketën fiskale, Dhoma Amerikane kërkoi shtyrjen e afatit të këtij projektligji teksa në letër kërkon që t’u jepet mundësi grupeve të interesit të ushtrojnë të drejtën e tyre për të ofruar sugjerime apo nevoja për përmirësim. “Për arsyet e mësipërme, Dhoma Amerikane kërkon shtyrjen e afatit të projektligjeve, nëpërmjet zbatimit te ligjit nr. 146/2014 “Për Njoftimin dhe Konsultimin publik”, duke i lënë mundësi grupeve të interesit të ushtrojnë të drejtën e tyre duke u njohur me përmbajtjen e ligjit dhe ofrimin e sugjerimeve për përmirësimin e tij. Në vijim, Dhoma Amerikane shpreh bindjen se projektligjet kanë nevojë për përmirësim, i cili do të mundësohej pas reflektimit të rekomandimeve të komunitetit të biznesit”, thuhet në letrën e Dhomës Amerikane të Tregtisë. Po ashtu Dhoma Amerikane rekomandoi nisjen e punës për hartimin dhe konsultimin e një ligji të ri sa i përket tatimit mbi të ardhurat. “Periudha 4-vjeçare në dispozicion të një ligji të ri të tatimit mbi të ardhurat, do i jepte mundësi grupeve të punës të unifikonin taksimin e paga marrësve dhe personave fizikë e tregtarë. Kjo ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e komunitetit ndërkombëtar të biznesit, i cili do sillte një frymë të re në Investimet e Huaja Direkte”, tha ai.