BREAKING NEWS

Ilir Meta del jashtë pritshmërive, ‘shokon’ me deklaratën për ambasadorët: Do ta kishin paketuar e ambalazhuar për 24 orë!

Ilir Meta del jashtë pritshmërive, ‘shokon’ me
x

Ekonomia

Dhoma Amerikane e Tregtisë tepër kritike: Administrata Publike nuk respekton ligjin, korrupsion i lartë në fushën e taksave

Dhoma Amerikane e Tregtisë tepër kritike: Administrata Publike nuk

Korrupsioni dhe parregullsia e ligjit të taksave pakësojnë mundësitë e vendit tonë për tërheqjen e investimeve të huaja. Mungesa e investimeve dhe klima aspak e favorshme për biznes kanë qenë pikat e mjaft diskutuara për Shqipërinë me ndikim të madh në ecurinë ekonomike. Ndërkohë, sipas Dhomës Amerikane të Tregtisë shkaku kryesor i kësaj gjendje është niveli i lartë i korrupsionit, si dhe keqorganizmi i fushës së taksave. Në konferencën vjetore për shtyp, Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço, theksoi se klima e investimeve ka nevojë për një reformë të thellë, që tu japë mundësi Amerikës e vendeve të tjera të investojnë në Shqipëri. Sipas tij, qeveria duhet të bashkëpunojë me biznesin dhe të konsultohet më tepër për evidentimin e problematikave konkrete. “Për fat të keq ne vëmë re se përmirësimi i legjislacionit në Shqipëri është bërë shumë i vështirë. Shqipëria ka probleme serioze në lidhje me procesin e konsultimit publik. E thënë pak më thjeshtë administrate publike me përjashtime të rralla nuk respekton ligjin “Për Njoftimin dhe Konsultimin me Publikun”. Ky ligj në fuqi detyron organin publik, t’i japë palëve të interesuara minimalisht 20 ditë punë për të depozituara opinionin e saj, ose në raste të legjislacioneve komplekse 40 ditë. Në analizën tonë kjo nuk ndodh. Vetëm po të marrim Paketën Fiskale, një nga paketat më komplekse ligjore, ne kemi marrë njoftim nga dy ditë në 18 ditë, por asnjëherë nuk ka përmbushur as pragun minimal të 20 ditëve”, u shpreh ai. Më tej Jaço përmendi se në shumë fusha vendi ynë është i mbuluar nga burokracitë, duke përmendur këtu problemet me taksat, problem në çështjet e pronësisë dhe mos respektimin e kontratave në fushën e biznesit. “Shqipëria ka nevojë urgjente për reformim të ligjit për tre aspekte; tejzgjatja e kohës për marrjen e lejeve të ndërtimit; ndryshimin e shpeshtë të taksave dhe zbatimi i kontratave, pasi nuk zbatohen. Korrupsioni pengon seriozisht investimet e huaja në Shqipëri pasi është i përhapur. Rasti i fundit është ai i “Duty Free”, ku u dëmtuam nga burokracitë. Ka marr pjesë në tender me Aeroportin e Rinasit e ka fituar, planifikon të investojë 3 milionë dollar, dhe sot ndeshet me çështje ligjore që s’ka lidhje me biznesin e tij. Ky është rasti specifik kur dikush ka dashur të investojë dhe është penguar”, tha Enio Jaço.

Shqipëria më dobët se vendet e rajonit

Enio Jaço ka vazhduar të insistojë në nevojën urgjente për reformën në investime. Sipas tij, kushtet jo të duhura të klimës së investimeve ka bërë që Shqipëria të shfaqet në një gjendje më të përkeqësuar se vendet e tjera të rajonit. “Klima e investimeve, të gjithë i kuptojmë rëndësinë e investimeve, pasi krijojnë mundësi punësimi, rrisin konkurrencën, sjellin të ardhura. Shqipëria ka tani më shumë nevojë për projekte. Gjatë vitit 2020 do të ndikohen shpenzimet e konsumatorit për shkak të të ardhurave të ulta në 3 mujorin e fundit. Shqipëria me SHBA ka një bilanc tregtar 100 milionë dollarë, shumë nivel i ulët. Ndërsa me Maqedoninë e Veriut, bilanci është 230 milionë dollarë shimë më i lartë edhe pse është një ekonomi më e vogël se Shqipëria. Shqipëria renditet e 82 në raportin e “Doing Bisness”, dhe të gjithë fqinjët janë më lart se Shqipëria për biznes. Duhet reformë e thellë për klimën e investimeve”, theksoi ai. Ndër të tjera Jaço tha se ka shumë mundësi që Shqipëria të progresojë dhe thithë investime, me mbështetjen e plotë nga SHBA. “Shqipëria i ka të gjitha mundësitë t’i shtrijë edhe në nivelin tregtar. Kemi identifikuar elementët kryesore dhe jemi të përgatitur të bashkëpunojmë me partnerët tanë ndërkombëtarë për propozimin e masave konkrete që Shqipëria të kthehet në rajon në vend lider për investime. Shqipëria ka potencial, është vend i favorshëm gjeopolitik, kemi fuqi punëtore të re më të mirën në rajon. Ne kemi kushte unike për ta bërë Shqipërinë lider në rajon”, u shpreh ai.