BREAKING NEWS

Ngjarje e rëndë brenda familjes në Tiranë/ Dy vëllezërit rrahin keq kunatën dhe vëllain tjetër, ndërhyn menjëherë policia (DETAJE)

Ngjarje e rëndë brenda familjes në Tiranë/ Dy
x

Ekonomia

Dhoma Amerikane e Tregtisë tepër kritike: Shqipëria ka humbur betejën me fqinjët për investimet, duhet reformë rrënjësore

Dhoma Amerikane e Tregtisë tepër kritike: Shqipëria ka humbur

Shqipëria është e pafuqishme për të konkurruar vendet në rajon. Kështu e ka përcaktuar gjendjen e vendit tonë presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço, gjatë mbledhjes në Forumin Ekonomik II, në lidhje me reformën e investimeve. Sipas tij, tërheqja e investimeve të huaja është shumë e rëndësishme për Shqipërinë, por vendi ynë nuk është ende në nivelin e duhur për të përfituar nga reforma e investimeve, madje ajo renditet në nivelin më të ulët krahasuar me vendet e tjera në rajon.

“Investitori tipik i interesuar për Ballkanin merr një vendim se në cilin nga vendet duhet të vendoset për të mbuluar rajonin. Vendi në të cilin ai vendoset merr dhe pjesën kryesore të investimit. Nëse shohim renditjen krahasuar me vendet e rajonit: Shqipëria është e 82-ta në botë, ndërkohë që të gjithë fqinjët tanë, duke përjashtuar këtu Bosnjen, e cila ka kushte të tjera gjeopolitike, renditen ndjeshëm më lartë. Mali i Zi renditet i 50-ti, Kosova e 57-ta, Serbia në vendin e 44, ndërsa Maqedonia e Veriut e 17-ta. Pra, është Serbia dhe Maqedonia e Veriut që kanë fituar konkurrencën rajonale për thithjen e investimeve të huaja. Këtu ne dështojmë”, tha ai. Referuar këtyre të dhënave, Jaço tha se Shqipëria ka nevojë urgjente për një reformë në investime të mirë organizuar, pse jo të parë më të njëjtën rëndësi si dhe reforma në drejtësi apo reformat e tjera të suksesshme. “Reforma për investimet është e rëndësishme, jo vetëm sepse renditemi të fundit në rajon, por ajo është thelbësore për potencialet e mëdha që ne kemi dhe që investitorët mund të shfrytëzojnë. Ne mendojmë se Shqipëria mund të bëhet lider për investimet e huaja në rajon dhe që të bëhet e tillë, kjo reformë është jetike”, u shpreh Enio Jaço.

Tërmeti rrit urgjencën për investime

Nga ana tjetër, presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë ka cituar tërmetin si një nga shkaqet që kërkon nevojë të menjëhershme për rritje të investimeve në vend. Gjatë fjalës së tij në Forumin Ekonomik, Jaço tha se Shqipëria do të përballet me një përkeqësim të nivelit të të ardhurave dhe shpenzimeve konsumatore për shkak të pasojave ekonomike që la pas tërmeti i 26 nëntorit. “Investimet krijojnë tregje të reja pune, mundësi biznesi dhe rrisin konkurrencën. Por ato janë bërë edhe më kritike se kurrë, për arsye të reduktimit të pritshëm të 2 projekteve të mëdha TAP dhe Devoll, si dhe pasojave të tërmetit, i cili sipas reagimeve që ne kemi marrë nga anëtarët tanë do të ndikojë në uljen e shpenzimeve konsumatore si dhe reduktimin e të ardhurave”, u shpreh ai.

Më tej, Enio Jaço foli mbi masat që Shqipëria duhet të ndjekë në mënyrë që të sigurojë qëndrueshmëri makro-fiskale dhe të krijojë një kornizë të politikave të investimeve që lehtësojnë bizneset vendase dhe ndërkombëtare. Gjithashtu ai evidentoi nevojën e ekonomisë shqiptare për klimë më të mirë të të bërit biznes, sidomos për bizneset e dëmtuara nga fatkeqësitë natyrore. Për këtë arsye ai theksoi krijimin e një ambienti më konkurrues dhe tërheqës për investimet e huaja. Pasi sipas tij, vendi ynë mund të përmisohet dhe të konkurrojë me vendet fqinje, madje ai u shpreh i gatshëm për të bashkëpunuar në një koalicion të gjerë organizatash, përfshirë partnerë ndërkombëtarë dhe qeverinë, në mënyrë që reforma për investimet të realizohet dhe Shqipëria të ngjitet në vendin e parë në rajon për investimet e huaja. Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri është një organizatë private e biznesit e angazhuar për të ndihmuar në përmirësimin e klimës së biznesit në Shqipëri si dhe në përmirësimin e imazhit të biznesit shqiptar në tregjet amerikane dhe ndërkombëtare. Për këtë arsye kjo organizatë u tregua e gatshme të analizojë