BREAKING NEWS

9 orë takim me Këshillin Politik, ambasadorja Yuri Kim zbulon çfarë vendos

9 orë takim me Këshillin Politik, ambasadorja Yuri Kim zbulon
x

Ekonomia

Dhomat e tregëtisë dhe bizneset: Nëse nuk ndërhyjmë tani, na pret kolapsi ekonomik!

Dhomat e tregëtisë dhe bizneset: Nëse nuk ndërhyjmë

Dhomat e Tregëtisë dhe përfaqësues të sipërmarrjeve private i janë drejtuar me një letër të hpur kryeministrit Edi Rama për kolapsin ekonomik që po i troket vendit. Në letrën e tyre drejtuar Kryeministrit Rama  theksohet se: “Gjysma e biznesit të vogël është mbyllur. Rreth 30% e ndërmarjeve të mesme e të mëdha janë të mbylluara. Rreth 40%  të bizneseve që janë ende në punë, kanë shënuar një rënie mbi 30% të të ardhurave mujore, duke shkurtuar për pasojë mijëra vende pune. Në një parashikim të rezervuar, rreth 300 mijë njerëz mund të humbin përfundimisht vendet e punës së shpejti”.

Letra e plotë:

Letër e hapur e sipërmarrësve privatë, drejtuar kryeministrit të vendit,

I nderuar Z.Kryeministër!

Siç Jeni vënë në dijeni, në datën 3 prill 2020, përfaqësues të sipërmarrjes private, nën grupimin e Dhomave të Tregëtisë dhe Industrisë në gjithë vendin, ju drejtuan Juve dhe ministrave të linjës, me një paketë-propozim financiar, për ndërhyrje në ekonomi, për të parandaluar rënien e saj në kolaps.

Përmes kësaj letre publike, duam të tërheqim vëmendjen për rëndësinë e madhe që në mendojmë se ka shqyrtimi sa më shpejt i kësaj pakete.

Ne nuk duam të tregojmë padurim, por duam të nxitojmë për të marrë vendime që do të frenonin pasoja që do të ishin fatale për ekonominë tonë të brishtë.

Zoti Kryeministër!

Duam T’ju sqarojmë, se ne si sipërmarrës, ndajmë të njëjtat shqetësime e  përgjegjësi, si çdo qytetar i angazhuar i këtij vendi, për situatën që po kalojmë si pasojë e pandemisë së Covid-19. Ne jemi të vetëdijshëm për seriozitetin e gjendjes dhe mbështesim masat që keni urdhëruar, për të shpëtuar jetën e njerëzve, si aseti më i çmuar i çdo shoqërie.

Një pjesë e sipërmarrjes është sot në punë, duke rriskuar në kosto, për të garantuar furnizimin e popullsisë me ushqime dhe shërbimet më të domodoshme, duke u bërë edhe pulsi i vetëm që rreh në ekonominë tonë.

Por ne duam T’ju njoftojmë se masat shtrënguese kanë prodhuar një situatë më shumë se të rëndë në biznes. Nëse nuk ndërhyhet, ne parashikojmë një kolaps të sigurtë të ekonomisë sonë, duke prishur shumë ekuilibra të brishtë të ndërtuar deri tani.

Sektorë si turizmi, transporti, bujqësia, agropërpunimi etj, janë thuajse të falimentuar.

Gjysma e biznesit të vogël është mbyllur. Rreth 30% e ndërmarjeve të mesme e të mëdha janë të mbylluara. Rreth 40%  të bizneseve që janë ende në punë, kanë shënuar një rënie mbi 30% të të ardhurave mujore, duke shkurtuar për pasojë mijëra vende pune.

Në një parashikim të rezervuar, rreth 300 mijë njerëz mund të humbin përfundimisht vendet e punës së shpejti.

Ashtu si mjekët dhe infermierët që përpiqen çdo ditë të shpëtojnë jetë njerëzish, ne po përpiqemi të shpëtojmë jo thjeshtë sipërmarrjet tona, por ekonominë kombëtare.  Biznesi shpreson që pandemia shëndetësore të mos shndërrohet në pandemi ekonomike dhe sociale. Ne nuk duam të krijojmë panik, por duam T’ju informojmë se parashikimet tona janë të zymta për ekonominë, nëse nuk ndërhyhet seriozisht, sinqerisht, me forcë dhe shumë shpejt.

Në të gjitha vendet e goditura nga kriza e pandemisë, qeveritë po bëjnë gjithëçka për të mos lejuar rrëzimin apo tronditjen e ekonomive të tyre. Këtij qëllimi i shërben edhe paketa financiare e propozuar nga ne. Ju sigurojmë se ajo nuk është një paketë luksi. Ne nuk kemi si qëllim të përfitojmë, por të mbajmë në këmbë sipërmarrjen private, e cila ushqen buxhetin e shtetit me taksa.

Ne jemi të hapur dhe në pritje për të diskutuar dhe propozuar alternativa që do në çojnë drejt zgjidhjes më të mirë.

Në emër të Bashkimit të Dhomave të Tregëtisë dhe Shoqatave të Biznesit.    

Me respekt

Ines Muçostepa