Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Dhuna ka kosto/ Ja sa dollarë për person është në Shqipëri

Postuar: 18/07/2018 - 07:59

Në Shqipëri kosto e dhunës vlerësohet të jetë 315 dollarë për person ose sa 3.8 % e prodhimit të brendshëm bruto (PBB).

Vleresimi ka ardhur nga Instituti për Ekonominë dhe Paqen (IEP), i cili ka nxjerrë raportin i cili jep një përshkrim të 162 shteteve në botë, ku Shqiperia renditet ne vendin e 104.

Europa përmban shtetet më të paqta në botë, ndërsa Afrika dhe Lindja e Mesme kanë performancën më të keqe. Pyetja që nxit ky raport është: Bota po bëhet më e paqtë apo po përkeqësohet? Raporti tregon se shtetet më të paqta në botë po bëhen gjithnjë e më të paqta, ndërsa ato në gjendje lirie të munguar, po i shtohen trazirat më tepër.
Raporti gjithashtu tregon edhe impaktin ekonomik të pasojave të dhunës globale. Vitin e shkuar, kostot nw gjithw botwn arritën 13.6 miliardw dollarë, por me ulje nga 14.3 miliardw dollarw që vlerësohej një vit më parë. Ndër 20 shtetet më të paqta në botë, 15 janë shtete evropiane.

Raporti thekson se vendet me nivelet më të larta të Paqes shpenzojnë midis një dhe dy për qind të PBB-së për sigurinë e brendshme. Vendet me nivele mesatare të Paqes tentojnë të shpenzojnë më shumë, ndërsa ato vende me nivelet më të ulëta të Paqes,  në përgjithësi shpenzojnë më pak se një për qind të PBB-së për sigurinë e brendshme. Shtetet ballkanike janë pjesë e shteteve “fituese”, që do të thotë, sipas raportit, janë edhe me shkallë përmirësimi të situatës së paqes, sikurse edhe me ulje të kostove të dhunës.

Sipas raportit të IEP, kostot e dhunës përllogariten duke marrë në konsideratë disa elementë:

– Shpenzimet e rëndësishme që lidhen me krimet e pronës, vjedhjet e automjeteve, zjarrvënien, vjedhjet shtëpiake, si dhe dhuna seksuale
–  Shumë nga masat parandaluese, siç është sigurimi i pronës ose kostot për bizneset e mbikëqyrjes

– Pajisjet dhe kohën e humbur të menaxhimit
– Shpenzimet e drejtpërdrejta të dhunës në familje në aspektin e humbjeve të pagave, shpenzimet emocionale dhe kostot e rimëkëmbjes/ monitor

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 6

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/08/2018 - 08:26

Ndryshimi i strukturës qeveritare pas zgjedhjeve të qershorit 2017 dhe riformatimi i zyrave të administratës qendrore sidomos, ka rritur në mënyrë dramatike shpenzimet për zyra dhe orenditë e tyre dhe për ripërshtatje

Postuar: 16/08/2018 - 07:27

 Korrupsioni shtetëror vazhdon të mbajë peng normalizimin e çmimeve të udhëtimit me avion pë

Postuar: 15/08/2018 - 07:36

Taksa e pronës u la fillimisht që prej datës 1 Prill të mblidhej nga pushteti vendor, por pasi ba

Postuar: 14/08/2018 - 09:26

Banka e Shqipërisë zbaton një regjim të lirë të kursit të këmbimit.

Postuar: 14/08/2018 - 07:26

Pjesa dërrmuese e bizneseve të vogla në Shqipëri preferojnë të qëndrojnë larg bankave, duke mos m

Postuar: 13/08/2018 - 13:26

Valutat janë forcuar gjatë ditës së sotme në tregun vendas.

Postuar: 13/08/2018 - 07:57

Viti 2017 ka shënuar rritje të pazakontë të makinave të luksit në qarkullim.