Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Doganat problematike me bizneset, ankesa për tarifat, kontrollet, burokracitë dhe çmimet e referencës

Postuar: 19/05/2017 - 08:02

Lehtësimi i procedurave doganore dhe zbatimi korrekt nga administrata doganore kanë qenë në qendër të interesit të vazhdueshëm të komunitetit të biznesit. Nga Prilli 2015 dhe deri më sot NË Këshillin e Investimeve janë referuar shqetësime mbi një sërë procedurash doganore që lidhen kryesisht me zbatimin e të dhënave të disponueshme për përcaktimin e vlerës doganore ose siç njihen ndryshe “çmimet e referencës”; numrin e lartë të kontrolleve; burokracitë e pajustifikuara për paraqitjen fizike të një sërë dokumentave (mungesa e një sporteli unik); klasifikimin tarifor të mallrave; mosçlirimin e garancive doganore brenda afatit ligjor; mungesën e një mekanizmi efikas të trajtimit të ankimeve administrative në DPD; tarifën e skanimit etj. Në anketat e sekretariatit të KI në seksionin e posaçëm dedikuar klimës së investimeve është nënvizuar shpesh kërkesa e bizneseve për nevojën e modernizimit të procedurave doganore si parakusht për reduktimin e kostove të biznesit, uljen e nivelit të korrupsionit, lehtësimin e tregtisë dhe për rrjedhojë rritjen e konkurrueshmërisë të kompanive shqiptare në tregun ndërkombëtar.

Gjetjet

Bizneset/agjentët doganorë janë ankuar se nuk njoftohen me shkrim mbi argumentat e vlerësimit doganor. Bizneset shprehen të paragjykuara nga administrata doganore për faturat e mallrave. Po ashtu, bizneset janë ankuar për zbatim të ndryshëm të çmimeve të referencës në degë të ndryshme doganore (vendet nga BE, USA apo Turqia) si dhe për listën e të dhënave të disponueshme të papërditësuar. Bizneset shprehen gjithashtu se harxhojnë kohë të paarsyeshme në procedurat për autorizime dhe vërtetime. Ndërkohë, mungesa e komunikimit të shpejtë ndërmjet institucioneve publike në përgjigje të kërkesave të biznesit (tatime – dogana –AKU, etj.) është një tjetër problematikë jo e vogël për biznesin. Sakaq, ndonëse janë ndërmarrë reforma të rëndësishme nga DPD, bizneset shprehen se nuk ka një qasje proaktive të DPD në konsultimin dhe informimin e biznesit. Nevojë për institucionalizim të marrëdhënieve me biznesin.

Rekomandimet

Këshilli i Investimeve sugjeron që të shikohet mundësia e reduktimit të kontrolleve fizike nëpërmjet përditësimit të vazhdueshëm të indikatorëve të riskut, investimit në sisteme të Inteligjencës dhe IT dhe koordinimit të kontrolleve me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve (zbatimi i kanalit blu). Po ashtu, Këshilli i Investimeve sugjeron që të bëhet publikimi i të dhënave mbi kontrollet si pjesë e raportit vjetor të performancës të administratës doganore për të rritur transparencën dhe llogaridhënien ndaj taksapaguesve. KI kërkon gjithashtu të ndërtohen ambiente të përshtatshme për kontroll fizik pranë degëve doganore. Në pamundësi për realizimin e këtij rekomandimi në afat të shkurtër, KI pohon se duhet të rritet numri i kontrolleve fizike që kryhen në ambjentet e operatorëve ekonomikë ku gjatë shkarkimit të mallit të ketë dhe përfaqësues të autoritetit doganor.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 37

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 26/04/2018 - 14:48

Të udhëtosh për pushime jashtë Shqipërisë është luks, por edhe udhëtime pune nuk bëni dot me çmimet 'katastrofike' që ka aeroporti i Rinasit. Edhe pse numri i kompanive që kryejne linjw direkte nga Tirana drejt vendeve europiane po shtohen, çmimi ngelet më i shtrenjti në rajon.

Postuar: 26/04/2018 - 11:31

Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore ka aprovuar një projekt prej 50 milionë dollarësh për Lidhjen e rrugëve rajonale dhe lokale në Shqipëri.

Postuar: 26/04/2018 - 11:09

TVSH-ja e masës 20% ka filluar që të duket në horizont duke rritur çmimin e shërbimit tek disa biznese të vogla të cilat janë të detyruara ta aplikojnë që nga data 1 Prill.

Postuar: 26/04/2018 - 07:59

Ndryshimi i ofertave celulare nga 28 në 30 ditë është kërkuar nga Autoriteti i Konkurencës që në muajin shtator të vitit të kaluar.

Postuar: 25/04/2018 - 07:59

Borxhi publik ka rënë në tremujorin e parë të këtij viti.

Postuar: 25/04/2018 - 07:56

Agjencia e Legalizimeve publikon listën me 535 persona që kanë ndërtuar pa leje dhe kanë përfituar tashmë lejen e legalizimit. Përfituesit janë në gjithë zonat përreth Tiranës.

Postuar: 24/04/2018 - 12:23

Drejtoria e Tatimeve ka publikuar një material këshillues mbi detyrimin e tatimpaguesve për instalimin dhe përdorimin e pajisjeve fiskale në ambientet e ushtrimit të aktivitetit