BREAKING NEWS

Listat e hapura/ Kryeministri Rama del live dhe jep qëndrimin e PS (VIDEO)

Listat e hapura/ Kryeministri Rama del live dhe jep qëndrimin e PS (VIDEO)
x

Ekonomia

Drafti në Kuvend, propozohen ndryshime në ligjin për pensionin e naftëtarëve dhe minatorëve, kërkohet ulje e moshës së përfitimit

Drafti në Kuvend, propozohen ndryshime në ligjin për pensionin e

Opozita Parlamentare ka kërkuar rishikimin e ligjit "Për Trajtimin Financiar, Suplementar të punonjësve që kanë punuar në miniera ne nëntoke, të punonjësve të industrisë së naftës e të gazit dhe të punonjësve që kanë punuar në metalurgji". Përmes një projektligji, deputeti Halil Jakimi kërkon të bëhet ndryshim sa i takon moshës për qytetarët që përfitojnë. Në propozimin e deputetit Jakimi kërkohet që çdo punonjës të përfitojë trajtim financiar në momentin që mbush moshën minimale të daljes në pension, pa dallime të tjera. Pra edhe shtesa në pension të përfitohet me mbushjen e moshës së njëjtë me të gjithë pensionistët. “Për shkak të profesionit që minatorët kanë, mosha për të përfituar pension pleqërie për ta është 55 vjeç; dhe për punonjësit e industrisë së naftës e të gazit, si dhe të punonjësve të metalurgjisë është 60 vjeç. Kjo procedurë ndiqet në sajë të vështirësisë së punës që ata kanë dhe problemeve shëndetësore për shkak të profesionit, gjatë kryerjes së saj, për vite me radhë. Në këto kushte, duke u nisur nga iniciativa e qeverisë, e cila, nëpërmjet ligjit nr. 29/2019 ka adresuar një shtesë 1% për minatorët, si dhe 0,6% për punonjësit e naftës dhe gazit dhe ata të metalurgjisë, paraqesim këtë propozim me qëllim përftimin e asaj shtesë pensioni me mbushjen e moshës së caktuar dhe plotësimit të viteve të punës se tyre”, thuhet në propozim. Ndërsa në ligjin aktual mosha për të përfituar trajtim suplementar të punonjësve të industrisë së naftës dhe gazit është 60 vjeç për burrat dhe 55 vjeç për gratë. Pikërisht në këtë nen Jakimi kërkon ndryshim për daljen në pension si të gjithë pensionistët e tjerë, pa kufizime. “Kanë të drejtë të kërkojnë pension pleqërie, si punonjës të industrisë së naftës dhe të gazit, punonjësit të cilët plotësojnë këto kushte: burrat që mbushin moshën 60 vjeç dhe kanë një periudhë të përgjithshme sigurimi 30 vjet e më shumë, nga të cilat jo më pak se 20 vjet në punë, sipas përcaktimeve të nenit 2 të këtij ligji; gratë që mbushin moshën 55 vjeç dhe kanë një periudhë të përgjithshme sigurimi 25 vjet e më shumë, nga të cilat jo më pak se 15 vjet në punë”, thuhet në ligjin aktual. Ulje moshe përfitojnë vetëm përgjegjësit në puse dhe ndihmësit e pastrimit.

Arsyet e propozimit

Propozimin e këtij ndryshimi deputeti Jakimi e ka ngritur në disa argumente rreth realizueshmërisë së ligjit për shtesat në pension. Sipas tij, deri më tani shtesat 1% për minatorët dhe 0,6% për naftëtarët nuk ka mundur të vihet në praktikë për shkak të moshës së përcaktuar për daljen në pension. “Me miratimin e ligjit nr. 29/2019, dhe me hyrjen në fuqi të tij, në zbatueshmërinë e këtij ligji nga ISSH (Instituti i Sigurimeve Shoqërore), kundrejt punonjësve të nëntokës dhe të industrisë së naftës, gazit dhe metalurgjisë, që kishin mbushur moshën për të përfituar pension pleqërie, u vërejt se, përfitimi i shtesës 1% për minatorët dhe 0,6% për punonjësit e industrisë së naftës, gazit dhe metalurgjisë nuk ishte aspak i zbatueshëm. Që ata të mund të përfitonin nga kjo shtesë, duhet të kishin mbushur moshën normale të daljes në pension, njësoj si pjesa tjetër e të moshuarve, subjekte të ligjit nr. 7703, date 11.5.1993, "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar”, theksohet në propozim. Në analizën e tij ai shprehet se shtesa të paraqitura në këtë projektligj, kanë si objektiv, trajtimin e barabartë të subjekteve që kanë arritur moshën minimale dhe plotësojnë vitet e punës për të përfituar pension pleqërie në miniera, në industrinë e naftës e të gazit dhe në metalurgji, krahasuar me subjektet që përfitojnë pension pleqërie në funksion të ligjit "Për sigurimet shoqërore ne Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar.