BREAKING NEWS

Ekipi i Donald Trump publikon VIDEO-SKANDALIN me zgjedhjet

Ekipi i Donald Trump publikon VIDEO-SKANDALIN me zgjedhjet
x

Ekonomia

Drejt fundit procesi për pensionet suplementare për naftëtarët, minatorët e metalurgët, ISSH nxjerr listën e radhës, ja emrat përfitues në çdo qytet

Drejt fundit procesi për pensionet suplementare për

Shpërndarja e pensioneve suplementare për ish-punonjësit e nëntokës është drejt përfundimit për ata të cilët kanë aplikuar që nga miratimi i ligjit. Deri më tani janë publikuar 26 lista me emrat e mijëra naftëtarëve, minatorëve dhe metalurgëve të cilët përfitojnë pension shtesë dhe pension të parakohshëm në bazë të kritereve të vendosura për këtë çështje. Projektligji për trajtimin financiar të minatorëve e naftëtarëve u miratua në 23 maj të 2019, në të cilin përcaktohej se, do të përfitojnë 13.300 minatorë, 7.600 naftëtarë dhe 2.500 metalurgë, me një vlerë totale prej 14 milionë dollarë në vit. Duke marrë parasysh harkun kohor të veprimit prej 10 vjetësh, bëhet fjalë për një vlerë prej 140 milionë dollarë, që buxheti i shtetit do t’i akordojë Institutit të Sigurimeve Shoqërore, si agjencia që mbulon çështjet e pensioneve. Ministrja e Financave në atë kohë tha se, në bashkëpunim me Institutin e Sigurimeve Shoqërore do të bëjnë të mundur mbylljen sa më parë të këtij procesi për valën e parë të përfituesve të cilët kanë mbushur moshën dhe plotësojnë kriteret e vendosura në këtë ligj. Sakaq që prej gushtit të 2019 ka publikuar vazhdimisht listat me emrat e personave që u shpallën fitues. Shpërndarja e shumës së përfituar ka vijuar edhe gjatë pandemisë çka ka bërë që ky proces të vazhdojë normalisht dhe të shkojë drejt mbylljes ashtu sikur u premtua. Nga ana tjetër pak kohë më parë edhe anëtarja e Komisionit të Ekonomisë, Antoneta Dhima, deklaroi nga Fieri se institucionet përgjegjëse po punojnë që listat të mbyllen brenda muajit tetor. Dhe me sa duket ky proces është drejt përfundimit dhe të gjitha shumat e përcaktuara për këtë çështje janë hedhur në llogaritë bankare të naftëtarëve, minatorëve dhe metalurgëve përfitues në të gjithë vendin, të cikët nuk kishin marrë shpërblimin e merituar ndër vite.

Përfituesit e radhës

Ky ligj garanton drejtësi sociale për 23,500 qytetarë, mes tyre të aksidentuarit në punë dhe ata me sëmundje profesionale, të cilët do të përfitojnë pension të plotë pavarësisht vjetërsisë, ndërsa përfituesit në total janë me mijëra. Sakaq ditën e sotme gazeta po publikon emrat e 97 naftëtarëve, minatorëve dhe metalurgëve që përfitojnë rritje pensioni për shkak të punës së vështirë që kanë bërë. Në listën e fundit të publikuar nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore evidentohet se të 97 përfituesit e kësaj radhe janë nga disa qytete të vendit, kryesisht: Tirana, Kuçova, Elbasani, Durrësi, Vlora, Korça, Lushnja, Pogradeci, Puka dhe numri më i lartë nga qyteti i Fierit. Ndërsa gjatë miratimit të ligjit sigurisht është sqaruar dhe skema se si mund ta përfitojë këtë shtesë pensioni secila nga tre kategoritë. Ministrja Denaj ka sqaruar më parë se kontributet do të paguhen nga brezat pasardhës si dhe një pjesë nga punëmarrësi. Ndërsa konkretisht nëse për një minator është paguar 1 lekë kontribut ai do të përfitojë shtesë mbi pensionin bazë 3.6 lekë, ndërsa për naftëtarët për 1 lekë kontribut do të jepet 1.57 lekë shtesë mbi pensionin bazë. Pastaj kategoritë kanë edhe përfitime kur marrin statusin e për punën që kanë kryer, si për shembull statusi i naftëtarëve ka një përqindje përfitimi shtesë në pension. “Nëse një minator i nëntokës, që është profesioni më i vështirë, paguan 1 lekë kontribut, do të marrë në pension 3.6 lekë, pra 360%. Por pyetja fare fare naive, dhe e drejtë, është nga financohet diferenca? Nëse diferenca është kaq e madhe, nga financohet kjo diferencë? Financohet nga buxheti i shtetit, pra drejtësia sociale e vendosur në themel të këtij raporti. Ta dinë qytetarët, do t’i paguajmë nga taksat tona dhe mirë do bëjmë, që të paguajmë plus shpërblim në pension për këto tre kategori. E njëjta gjë vlen edhe për naftëtarët, për 1 lek kontribut do të marrin 1.57 lekë në pension, pra 157%. E njëjta gjë vlen edhe për metalurgët, që shkon në 280%. Pyetja prapë qëndron dhe ka të njëjtën përgjigje, nga paguhet diferenca? Këto do t’i paguajnë brezat që vijnë dhe mirë do bëjnë, që të paguajmë diferencën për ju në mënyrë që të merrni trajtimin që meritoni”, deklaroi ajo. Për më tej, në moshën 48 vjeç e sipër, të gjithë përfitojnë nga kjo skemë. Ata që janë më të rinj se 48 vjeç, futen në një kulturë të re. Detyrohen kompanitë dhe ata vetë që të paguajnë skemën suplementare në mënyrë që kur të dalin në pension, të kenë mundësinë të marrin një pension më dinjitoz, ashtu siç iu takon.

Ja lista me emrat që përfitojnë pension shtesë

KUÇOVË

Ramazan Harizi

Ramadan Shkurti

Kosta Prifti

Stavri Llupa    

Refat Pirja

Edip Kasaj

Bashkim Xheka

DURRËS

Kujtim Mënaj

Eqerem Muça

Reshat Xhepo

Frrok Gjaci

Mark Çupi

Sami Rusi

Nimete Bendaj

ELBASAN

Bashkim Baku

Kozeta Hasa

Isuf Çafa

Banush Balla

Librazhd

Skënder Poçi

Nuredin Ozuni

FIER

 Agron Mihali

Maksim Hyso

Bashkim Manaj

Hysni Sina

Xhevat Hysenaj

Piro Nikolla

Shpëtim Duraj

Syrja Murataj

Bardhyl Dalipi

Nasta Rama

Arqile Boçova

 Hasan Sorraj

Todi Shytermeja

Petrit Brakaj

Pullumb Kasaj

Shpetim Dyrmishi

Liljana Petova

Hasime Xhaferi

Flamur Kuqari

Kujtim Hoxha

Jorgji Duda

Ramazan Isufi

Andon Topija

LUSHNJE

Dilaver Balla

Bajram Cakoni

Hair Avdulaj

Mërgim Qose

KORÇË

Thanas Zhidro

Ramiz Milloshi

Përparim Leka

Vladimir Xega

POGRADEC

Sadik Pilinçi

Ahmet Isufi

Sotir Icellari

Isa Mimini

Agim Çorbaxhi

Xhevit Penko

PUKË

Zef Ndoca

TIRANË

Mark Mulaj

Rexhep Gega

Hamdi Xhina

Ramazan Miftari

Fatmir Hoxha

Vera Petro

Ylli Alika

Hasan Muçaj

Bardhok Frroku

Vasfi Hoxha

Nexhip Kasaj

Gjylan Ago

Mihallaq Xheka

Tomor Hoxhaj

Stafe Sela

Zef Zeqaj

Ymerli Azo

Kujtim Çela

Nexhip Hakballa

Xhekë Muça

Pashuk Nika

Kol Kolpreçi

Jak Matoshi

Osman Kuçi

Sali Voja

Isuf Hodo

Gjon Kaçorri

Emin Elezi

Petrit Farasholli

VLORË

Bardhosh Kamberaj

Sotir Gjergji

Spiro Panajoti

Vebi Azemi

Petro Karo

Niko Malaj

Lavdosh Luari

Nexhat Veipi

Hetem Musaraj

Dhimitër Billa