Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Drejtoresha e Mjedisit në Bashkinë e Tiranës: Buka vetëm në letër, jo edhe një qese mbi atë

Postuar: 11/10/2017 - 17:14

Bashkia e Tiranës kërkon bashkëpunimin dhe ndërgjegjësimin e bizneseve dhe qytetarëve për të mbrojtur mjedisin duke hequr nga përdorimi qeset plastike.

Sipas të dhënave, vetëm nga furrat e bukës janë 4000 qese plastike në ditë që janë zvëndësuar me letër.

Drejtorja e Mjedisit në Bashkinë e Tiranës, Diana Mile, tha se vijojnë përpjekjet për të shtrirë rrjetin e bashkëpunimit për reduktimin e qeseve plastike.

Diana Mile: "Kemi arritur të shërbehet buka vetëm në letër jo edhe me një qese mbi atë. Ata kanë qenë mjaft të mirëkuptueshëm dhe kanë propozuar të promovojnë çantat ekologjike, jo vetëm ti promovojnë por edhe ti ofrojnë në këtë periudhën e parë për të gjithë qytetarët të cilët konsumojnë në dyqanet e tyre.

Përmes një marrëveshje të firmosur 3 javë më parë me bashkinë e Tiranës, të gjitha furrat e bukës u angazhuan se nuk do t’i tregtojnë produktet ne qese plastike, por vetëm në qese letre.

Tashmë i takon të gjithë biznesit në qarkun e Tiranës të bëhen pjesë e nismës ambjentaliste për reduktimin deri në heqjen nga përdorimi të qeseve plastike, aspak miqësore për mjedisin".

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 12

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/09/2018 - 08:33

Banka e Shqipërisë zbaton një regjim të lirë të kursit të këmbimit.

Postuar: 22/09/2018 - 07:41

Bankat vijojnë të shtrëngojnë kushtet e kreditimit për bizneset e mëdha.

Postuar: 21/09/2018 - 14:51

Banka e Shqipërisë ka publikuar kursin zyrtar të këmbimit për sot, 21 shtator 2018:

Postuar: 20/09/2018 - 12:06

Banka e Shqipërisë zbaton një regjim të lirë të kursit të këmbimit.

Postuar: 20/09/2018 - 10:00

Ministria e Financave po harton një projektligj të ri për investimet, nëpërmjet të cilit synon të

Postuar: 19/09/2018 - 11:28

Menaxhimi i integruar i mbetjeve duket të jetë një sfidë më vete për Shqipërinë pavarësisht nisma