BREAKING NEWS

Vijojnë përpjekjet! Pasi marrin udhëzimet nga Yuri Kim, përfaqësuesit e Këshillit Politik bëjnë një tjetër lëvizje

Vijojnë përpjekjet! Pasi marrin udhëzimet nga Yuri Kim,
x

Ekonomia

Drejtoria e Tatimeve zbardh procedurat për pagën e luftës, ja si duhet të veprojnë qytetarët që kanë gabuar me të dhënat

Drejtoria e Tatimeve zbardh procedurat për pagën e luftës, ja si

Tatimpaguesit që nuk kanë marrë pagën e luftës për shkak të gabimit në të dhëna kanë mundësinë që t’i korrigjojnë ato dhe të vazhdojnë me aplikimin. Pak ditë më parë, teksa tregonte bilancin e deritanishëm të përfituesve të pagës së luftës, drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve bëri me dije se gjithashtu një numri të konsiderueshëm aplikantësh u është pranuar aplikimi, por nuk i ka kaluar shuma në llogari për shkak se të dhënat e tyre kanë rezultuar jo të sakta. Kështu që ditën e djeshme Tatimet përmes një njoftimi në faqen zyrtare bënë me dije se këta tatimpagues kanë mundësinë që t’i korrigjojnë të dhënat e tyre përmes hapave të përcaktuara në njoftim. “Njoftojmë tatimpaguesit, të cilët kanë plotësuar në mënyrë ta pasaktë të dhënat e llogarisë bankare të individëve përfitues, në formularin Kërkesë për ndihmë financiare, Paketa 1 ose 2, se mund t’i korrigjojnë ato duke ndjekur hapat e mëposhtëm: Në llogarinë e deklarimit elektronik e-filing si dhe në adresën e e-mail do t’ju dërgohet një njoftim për saktësim të të dhënave të llogarive bankare të individëve përfitues. Pasi të jeni loguar në llogarinë e deklarimit elektronik në e-filing, pozicionohuni në menunë “Kontabiliteti” dhe klikoni mbi nën menunë “Saktësimi i të dhënave bankare””, thuhet në njoftim. Më tej njoftimi sqaron se pasi kryeni veprimet e lartpërmendura menjëherë në ekran do të shfaqet rubrika me opsionet për korrigjimin e të gjitha të dhënave. “Do t’ju shfaqet rubrika “Kërkesat për Ndihmë financiare”, e cila përmban: Gabim i të dhënave bankare, ku janë të listuar të gjithë individët me të dhëna të pasakta të llogarisë bankare, të cilëve iu është miratuar Kërkesa për Ndihmë Financiare dhe nga Bankat e nivelit të dytë nuk është procesuar kalimi i masës së përfitimit në llogaritë e individëve, për shkak të të dhënave të pasakta të llogarive bankare. Për secilin nga individët e listuar në “Gabim i të dhënave bankare”, ju mund të saktësoni të dhënat e llogarisë bankare duke klikuar në “Korrigjo”. Pasi të keni ruajtur ndryshimet, të dhënat e punonjësit përkatës do të zhvendosen në listën “Të gjitha””, përcaktohet në njoftim. Sakaq pas korrigjimit të të dhënave të llogarive bankare, nuk do të jetë i nevojshëm asnjë verifikim i mëtejshëm, por do të vijohet menjëherë me procedimin e pagesës dhe kalimin e masës së përfitimit 26.000 ose 40.000 lekë në llogarinë e secilit individit përfitues.

Paketa e dytë financiare

Ndërkaq përmes një tjetër njoftimi Tatimet sqarojnë se aplikimet në paketën e dytë financiare janë ende të hapura. Teksa tregojnë që mbi 13 mijë tatimpagues nuk kanë aplikuar akoma Tatimet u bëjnë thirrje të veprojnë sa më shpejt për të plotësuar kërkesën e ndihmës financiare. “Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën me dije se vijon procesi i aplikimit për përfitim të ndihmës financiare, sipas VKM nr. 305 datë 16.04.2020 (Paketa Nr.2). Duke qenë se aktualisht janë 13,571 subjekte përfitues për masën 1,2,3 dhe 4, të cilët ende nuk e kanë plotësuar Kërkesën për përfitim të ndihmës financiare, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve iu bën thirrje për plotësim të Kërkesës, të gjithë subjekteve sipas listave bashkëngjitur”, thuhet në njoftim. Më tej DPT sqaron se, aplikimet për përfituesit e masave 1 dhe 4 do të verifikohen dhe trajtohen nga DRT, ndërsa trajtimi i aplikimeve për subjektet përfitues të masave 2 dhe 3, është automatik, pra pas dorëzimit të formularit të plotësuar, në seksionin Statusi shfaqet shënimi “Miratuar”. Ndërkohë në udhëzuesin praktik mbi mënyrën e aplikimit dhe plotësimit të kërkesës për ndihmë financiare nr.2 shpjegohen hapat që duhet të ndiqen për plotësimin në mënyrë korrekte të tij. Në këtë udhëzues thuhet që: individët, me status i vetëpunësuar dhe subjektet me status i vetëpunësuar, të cilët mund të jenë nën masa të mbledhjes me forcë të detyrimeve tatimore (bllokim llogarie bankare), duhet të hapin një llogari personale bankare për të bërë të mundur përfitimin e ndihmës financiare.