BREAKING NEWS

“Nuredin Dumani vriste për... ”, Sali Berisha plas deklaratën 'bombë'

“Nuredin Dumani vriste për... ”, Sali Berisha plas
x
BREAKING NEWS

“Janë dy ‘sëmundje’”, Sali Berisha gjen ‘diagnozën’ e krizës brenda PD-së dhe bën deklaratën e fortë

“Janë dy ‘sëmundje’”, Sali Berisha gjen
x
BREAKING NEWS

Operacioni ‘Plumbi i artë’/ Nga Talo Çela te Florenc Çapja, Klodiana Lala zbulon çfarë i pret 14 të rrezikshmit e shpallur në kërkim: Pas një muaji do të...

Operacioni ‘Plumbi i artë’/ Nga Talo Çela te Florenc
x
BREAKING NEWS

"Ndodh për herë të parë"/ Ish-ministrja Mimi Kodheli jep lajmin fantastik, merr postin e rëndësishëm në Asamblenë e NATO-s

"Ndodh për herë të parë"/ Ish-ministrja Mimi
x
BREAKING NEWS

Zjarri 'gjigand' në kryeqytet/ Flakët “përpijnë” tregun e fruta-perimeve në Tiranë, shikoni pamjet çfarë po ndodh mes dy pallateve. Reagon Policia

Zjarri 'gjigand' në kryeqytet/ Flakët
x
BREAKING NEWS

Emrat e tyre dolën në krime të rënda pas dëshmive tronditëse të Dumanit dhe Hoxhajt, SPAK shpall në kërkim ndërkombëtar 14 ‘bosët’ e njohur, shkresat i përcillen Interpolit

Emrat e tyre dolën në krime të rënda pas dëshmive
x
BREAKING NEWS

Zhvillimet e fundit politike, reagon Artan Hoxha dhe lëshon komentin e fortë: Maskara...

Zhvillimet e fundit politike, reagon Artan Hoxha dhe lëshon komentin e
x
BREAKING NEWS

Vjen lëvizja urgjente! Zgjedhja e Kryesisë së PD-së/ Rithemelimi zbardh agjendën, ja si do të mësohen emrat fitues. Berisha e Paloka do të…

Vjen lëvizja urgjente! Zgjedhja e Kryesisë së PD-së/
x

Ekonomia

Drejtuesi i ISSH Astrit Hado: Pensionistët do të marrin 3 mijë lekë më shumë përveç pensionit, ja kategoritë që do të përfitojnë

Drejtuesi i ISSH Astrit Hado: Pensionistët do të marrin 3 mijë

Drejtuesi i Institutit të Sigurimeve Shoqërore Astrit Hado, ka folur lidhur me indeksimin e pensioneve prej 3.3 % dhe bonusin e rezistencës sociale. Në një intervistë për gazetën “SOT”, ai u shpreh se pensionistët do të marrin 3 mijë lekë më shumë përveç pensionit. Ai theksoi, se shpërblimi për rezistencën sociale merret në të njëjtën datë me pensionet kjo edhe për të shmangur krijimin e kaosit në sportele.

-Tashmë ka nisur shpërndarja e pensioneve të indeksuara me 3.3 % që prej 1 prillit. A ka pasur një fluks të madh qytetarësh pranë sporteleve për të tërhequr pensionet?

Ne filluam që të vëmë në zbatimin edhe indeksimin e pensioneve dhe dhënien e bonusit për paketën e rezistencës. Pati një fluks të madh qytetarësh pranë sporteleve të postës që kanë tërhequr edhe pensionin edhe bonusin. Ajo që dua të theksoja është se gjendja financiare e institucionit është shumë e mirë kështu që qytetarët nuk kanë pse të alarmohen dhe të shkojnë ditët e para ta marrin. Ne jo pa qëllim e kemi bërë që shpërblimi të merret në të njëjtën datë me pensionet, sepse në atë datë që ata marrin pensionin atyre që u takon edhe bonusi prej 3 mijë lekësh i rezistencës sociale do të marrin edhe atë që të mos krijohet edhe kaos.

-Sa është numri i personave që përfitojnë bonusin?

Sa i përket mbështetjes financiare prej 3 mijë lekësh e përfitojnë rreth 441 mijë pensionist në të gjithë vendin, janë edhe disa kategori të tjera që janë familje, përfituesit e ndihmës ekonomike që janë rreth 6 mijë familje, janë të gjithë personat me aftësi të kufizuara që janë rreth që janë diku 70 mijë persona janë edhe të gjithë ata që kanë statusin e paraplegjikut dhe tetraplegjikët dhe e marrin bonusin kur kanë datën e marrjes së pagesës. Pastaj ka edhe kompensime të tjera, për energjinë, për të ardhurat etj. Nga pensionistë do të përfitojnë të gjithë pensionistët që përfitojnë pension invaliditeti pune, personat që përfitojnë pension familjar që janë jetimët, gratë e veja dhe burrat e ve, si dhe të  gjithë pensionistët masa e pensionit të tyre është më e vogël ose  barabartë me gjysmën e pagës minimale neto që është ose ata që  e kanë të barabartë ose nën pensionin  me 13.320 lekë të reja.

-Për tre muaj kategoritë përfituese do të marrin 9 mijë lekë të reja?

Po. Kjo është një vlerë e përcaktuar nga qeveria që do marrin nga 3 muaj nga 3 mijë lekë, në total do marrin 9 mijë lekë, për 3 muaj, Prill, Maj edhe Qershor dhe këtë do e tërheqin bashkë me këstin mujor të pensionit. Atë ditë që do marrin pensionin, atë ditë do marrin edhe shtesën 3 mijë lekë. Nuk do bëjnë asnjë lloj aplikacioni apo dokumenti.

-Por, çfarë ndodh  nëse një qytetar përfiton nga dy kategori ?

Përsa i përket mbështetjes financiare që përfitojnë nga paketa sociale është vetëm një. Pasi ka qytetarë të cilët janë subjekt përfitimi nga dy skema ose nga dy institucione, mund të jetë përfitues nga invaliditeti i punës, por mund të ketë edhe statusin e paraplegjikut, atëherë do marrë vetëm një.

-Pse u vendos 30 mijë lekë për bonusin e rezistencës sociale?

E gjithë shuma prej 5.2 miliardë lekësh që qeveria ka akorduar për të dhënë këtë paketën sociale e ka burimin nga buxheti shtetit nuk e ka nga fondi i sigurimeve  shoqërore, që do të thotë se ky është një buxhet ekstra i paplanifikuar në buxhetin e vitit 2022 dhe qeveria në bazë të mundësive që ka dhe indeksit të çmimeve që ka nxjerr INSTAT. Por, unë po them që mund të duken se janë pak por nëse këtë po ta krahasosh me 3 muaj kohë me 574 mijë dhe po ti shumëzosh nuk janë pak. Kjo është një paketë sociale për të zbutur dhe eliminuar deri aq sa është e mundur efektet e krizës nuk është se kjo paketë e zgjidh dhe kaq ka qenë mundësi dhe le të shpresojmë që të jetë më e nevojshme më tej. Duke parë ecurinë e tregjeve dhe ecurinë e çmimeve do shohim.

-Cili është pensioni më i ulët që merret sot në Shqipëri?

Pensioni më i ulët sot në Shqipëri është rreth 82 mijë. Një person i cili merr sot shumën prej 82 mijë lekësh është një individë i cili është rreth 70- vjeç dhe jeton në Shqipëri pa asnjë lloj të ardhure tjetër, po ashtu këtë shumë e merr edhe një individë i cili ka rreth 15 vite punë në kooperativë, ose mund të ketë 15 vite punë me një pagë e cila është minimale. Nëse do ja llogarisësh sot një individi që vjen të kërkojë pension dhe që ka vetëm 15 vite punë me pagë minimale do ti dal pensioni 82 mijë lekë të vjetra.

-Në fakt pyetja që mund të shtrojnë shumë persona është se si mund të jetojë një person me 80 mijë lekë në muaj?

Pensioni nuk është para që mund të paguhet sipas nevojës, që do të thotë duhet të paguhet aq sa ka nevojë  një individë. Pensioni është një e ardhur në para që zëvendëson humbjen e të ardhurave për shkak të moshës sepse një person plaket dhe nuk punon dot, por mbi bazën e kontributit që ke paguar që do të thotë se pensioni vetëfinacohet nga vet individi. Pra, një person paguan kontribute në moshën 25- vjeçare kur hyn në tregun e punës me qëllim që të financojë pensionin kur të plaket. A mundet këta individë të kompensohen nga taksat e përgjithshme për të marr një pension më të lart, kjo pastaj është politikë. Ne nuk mund të vendosim dot një limit, po them 150 mijë lekë. Deri në vitin 2014 ne kishim një tavan të pensionit maksimal që do të thotë se pavarsisht se sa të dilte pensioni sipas formulës së miratuar ne vendosnim tavanin administrativ, ndërsa pas 2014 nuk ka më tavan administrativ që do të thotë se pensioni paguhet aq sa i del personit, ai që ka punuar për një kohë të gjatë, pra ka 40 apo 45 vite punë dhe ka paguar në paga të larta sigurisht që do të marr pension të lartë. Ne marrin pagë mesatare të të gjitha viteve të punës, pra që nga momenti që një qytetarë ka filluar punë që nga dita e parë dhe deri ditën kur ai e ka lënë atëherë ne marrin pagën mesatare. Dhe unë po marr një shembull të thjesht, pagat që kanë qenë në kohën e Enverit, një mësues paguhej nga 6200 deri 6700 ka qenë ose një pagë që ka qenë 100 mijë lekë të tjetra në periudhën e 94-ës sot indeksohet me një koeficient i cili është 9.8 për qind pra ajo pagë që në 94 vlente 100 mijë lekë sot shkon në 980 dhe mbi këtë llogaritet pensioni.

-Nëse ke bërë një periudhë pushimi prej dy vitesh në pagesën e kontributeve dhe fillon që ti paguash sërish, i humbet mundësit, apo bashkohen vitet?

Jo nuk i humbet, bashkohen vitet. Njerëzit shpesh herë ngatërrohen dhe thonë që ka 30 vite vjetërsi pune, ndërkohë vjetërsi punë sipas legjislacionit quhet deri në ‘94-ën pas viti ‘94 e deri më sot termi që përdoret është i siguruar sepse një person mund të punoj shumë, por nëse është në të zezë dhe kjo nuk quhet vit sigurie. Ne kemi kaluar në një fazë tjetër në bazë të marrëveshjeve edhe me shtetet e tjera që edhe periudha e sigurimit e realizuar në vende të tjera që ne kemi marrëveshje të mund të merret për bazë për të plotësuar kriterin ligjor.

-Publikimi i pagave nxori në dritë një evazion të madh fiskal në raport me deklarimin e pagave. A është ky një dëm për sigurimet shoqërore. A janë marr masa nga qeveria?

Mosdeklarimi i pagës reale janë lekë të munguara në fondin e sigurimeve shoqërore. Një individë që sot është i ri dhe nuk mendon për pensioni kur të plaket pastaj do të dal në pension dhe do të  marr një shumë minimale. Pra njerëzit për pensionin duhet që të mendojnë jo para se të dalin në pension. Paga mesatare e kontributeve e viti 2021 ishte rreth 3.7 më e lartë se paga kontributeve e 2020. Qeveria dhe organet tatimore kanë një plan të detajuar për të shmangur mosdeklarimin. Vihet re edhe një rritje e ndërgjegjësimit të qytetarëve për pensionet dhe ka një rritje të qytetarëve për të paguar kontributet dhe të mos punojnë në të zezë. Skema publike e pensioneve është skemë solidare me rishpërndarje të ardhurash nuk është si skema private. Ata që janë me paga të larta dhe paguajnë kontribute tek sigurimet shoqërore për paga maksimale asnjëherë ne nuk mund të marrim dot gjithë lekët tona që kemi dhënë si kontribut , por një pjesë e këtyre shkojnë për ata që janë me paga të ulëta.