BREAKING NEWS

Pak kohë para zgjedhjeve, vjen një tjetër ‘shuplakë’ e fortë për Monika Kryemadhin / Damian Gjiknuri jep lajmin, ja çfarë ka ndodhur në Vlorë

Pak kohë para zgjedhjeve, vjen një tjetër
x

Ekonomia

Dy muaj pas miratimit, qeveria rishikon buxhetin 2021, rriten shpenzimet dhe të ardhurat, shtohet fondi për pensionin e naftëtarëve

Dy muaj pas miratimit, qeveria rishikon buxhetin 2021, rriten shpenzimet dhe

Ende pa bërë dy muaj nga miratimi qeveria ka vendosur të rishikojë buxhetin 2021. Gjatë diskutimit në Kuvend qeveria u përball me një sërë kritikash sa u përket projeksioneve të këtij projektbuxheti, opozita e konsideronte atë si ta parealizueshëm dhe shumë optimist për të qenë i vërtetë. Por, Ministria e Financave këmbënguli se të ardhurat e parashikuara do të realizohen dhe ekonomia do të rinisë rimëkëmbjen edhe pse duhet të theksojmë sy ky projektbuxhet është hartuar vetëm me idenë që pandemia do shkojë drejt shuarjes gjatë këtij viti. Por, nuk kanë kaluar as dy muaj dhe qeveria ka rishikuar në rritje buxhetin. Ajo që bie në sy është se përveç të ardhurave janë rritur edhe shpenzimet për disa zëra të caktuar. Sigurisht ky ishte një ndryshim i papritur, sidomos në zërin e shpenzimeve kur fillimisht ishte parashikuar që ato të mbahen të pandryshuara të paktën për tre vjet, në mënyrë që të reduktohet deficiti buxhetor i shkaktuar nga pandemia. Në vendimin e publikuar në Fletoren Zyrtare thuhet se, të ardhurat janë rritur me 3,5 milionë lekë dhe përafërsisht në të njëjtën shifër edhe shpenzimet. Pra buxheti ka shkuar nga 484,1 miliardë lekë ka shkuar në 487.5 miliardë lekë. Ndërkohë, deficit buxhetor qëndron i pandryshuar në 108, 695 miliardë lekë. Edhe shpenzimet do të rriten me 3.4 miliardë lekë, nga 592.8 miliardë që ishte ka vajtur në 596.2 miliardë lekë. “Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave VENDOSI: Në ligjin nr. 137/2020, “Për buxhetin e vitit 2021”, bëhen këto ndryshime: Nenet 1, 2 dhe 9, ndryshohen, si më poshtë vijon: “Neni 1 Buxheti, për vitin 2021, është: Të ardhurat 487 526 milionë lekë; Shpenzimet 596 221 milionë lekë; Deficiti 108 695 milionë lekë”, përcakton vendimi. Gjithashtu vihet re se, janë rritur edhe pritshmëritë për të ardhurat nga tatimet, taksat, ndërsa deficiti është i pandryshuar.

Fondi për naftëtarët

Ndryshime nga ky rishikim që i është bërë buxhetit ka pësuar dhe fondi rezervë, i cili nga 4 miliardë lekë që ishte ka vajtur në 5 miliardë lekë. Sipas të dhënave të publikuara, 462 milionë lekë nga fondi do të përdoren për pagesën e naftëtarëve dhe 1 miliardë lekë të tjerë do të përdoren për zbatimin e planeve strategjike, që do ndihmojnë në investimet publike dhe përmirësimit të klimës për zhvillimin ekonomik. “Neni 14 ndryshohet, si më poshtë vijon: Neni 14 Fondi rezervë prej 5000 milionë lekësh përdoret me vendim të Këshillit të Ministrave për: raste të paparashikuara të njësive të qeverisjes së përgjithshme, në masën 3. 000 milionë lekë, nga i cili 462 milionë lekë për pagesën e naftëtarëve; përballimin e kostos së zgjedhjeve për Kuvendin të vitit 2021, në masën 1. 000 milionë lekë; hartimin e studimeve të projekteve të investimeve publike strategjike, në masën 1 000 milionë lekë”, thuhet në dokument. Ndërsa më tej është shtuar edhe fondi i cili shkon për të përballuar risqet që i shkaktohen borxhit publik nga paqëndrueshmëria e kursit të këmbimit, nevojës për shpenzime të larta jashtë planit bazë, si dhe shumë faktorë të tjerë. “Kontingjenca për risqet e borxhit prej 4. 500 milionë lekësh përdoret nga ministri përgjegjës për financa për të kompensuar rreziqe potenciale nga luhatjet në kurset e këmbimit ose normat e interesit, me ndikim në shpenzimet për interesa”, përcaktohet në vendim. Ministria vazhdon t’i mëshojë faktit se buxheti. Sakaq rikujtojmë se, sipas të dhënave të qeverisë, buxheti 2021 bazohet në një kuadër makroekonomik të kujdesshëm dhe realist. Pas recesionit të fortë në vitin 2020, ekonomia pritet të rikuperohet në vitin 2021 dhe të vijojë trendin pozitiv në periudhën afatmesme. Rritja ekonomike parashikohet në 5.5% në vitin 2021 dhe pritet të konvertojë rreth nivelit prej 4% përgjatë periudhës afatmesme në vijim.