
Telefonata që i habiti të gjithë në studio! Zbulohet kush është modelja shqiptare që i ka marrë mendjen Silvio Berlusconit!

Dyfishohet ndihma ekonomike për 63 mijë familje në nevojë, ja kategoritë që përfitojnë dhe procedurat e plota

Shkruar nga Esmeralda HIDA 18 Shkurt 2021

Ka hyrë në fuqi ligji për dyfishimin e ndihmës ekonomike për të gjitha familjet në nevojë. Pandemia ka prekur më së shumti familjet të cilat nuk kanë një burim të sigurt të ardhurash dhe marrin asistencë mujore nga shteti. Kjo kategori qytetarësh ka marrë gjatë pandemisë një shumë më të lartë se ajo e zakonshmja nga ndihma ekonomike dhe në një vendim të fundit të Këshillit të Ministrave është propozuar që edhe për 6 muaj të tjerë këto familje të marrin dyfishin e ndihmës ekonomike. Ky ligj është publikuar në Fletoren Zyrtare dhe tashmë është në fuqi. Vendimi sqaron se, nga ky bonus pritet të përfitojnë më shumë se 63 mijë familje në nevojë. “Për përfituesit e ndihmës ekonomike, të përcaktuar në shkronjat “a”, “b”, “c”, “ç” dhe “d”, të pikës 2, të kreut I, të këtij vendimi, masa e ndihmës ekonomike dyfishohet për një periudhë 6- mujore, me qëllim zbutjen e efekteve të shkaktuara nga epidemia COVID-19. Ngarkohen të gjitha organet e administratës shtetërore dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi. Nga këstet e ndihmës ekonomike të dyfishuar përfitojnë rreth 63 mijë familje”, thuhet në dokument. Kjo është hera e dytë që nga shpallja e pandemisë që qeveria miraton dyfishimin e pagesës të ndihmës ekonomike, sepse pagesa e ndihmës ekonomike dhe papunësisë u dyfishuan për 3 muajt e periudhës të karantinës. Sipas të dhënave të Ministrisë të Financave, në paketën financiare 1 në mbështetje të biznesit të vogël dhe qytetarëve, u miratua masa 2 për dyfishim të pagesës për individët që përfitojnë pagesë të ndihmës ekonomike dhe masa 3 për dyfishim të pagesës për individët që përfitojnë pagesën e të ardhurës nga papunësia. Në total fondi i shpërndarë ishte në vlerën e 754,2 milionë lekëve. Ndërsa, nga dyfishimi i pagesës të papunësisë 3 këste u përfituan nga 3,100 qytetarë. Fondi i shpërndarë në ndihmë të tyre ishte 168 l lekë.
Kategoritë që përfitojnë
Në këtë vendim janë përcaktuar kategoritë që do përfitojnë dyfishim të ndihmës ekonomike për gjashtë muaj. Konkretisht, bëhet me dije se, do të përfitojnë familjet që marrin ndihmë ekonomike, familjet pa të ardhura që kanë më shumë se dy fëmijë të lindur në kohë të njëjte, fëmijët me status jetimi, gra apo fëmijë që janë viktimë e dhunë në familje dhe personat që kanë qenë pre e trafikimit. “Kategoritë përfituese të masës shtesë financiare për periudhën janar-qershor 2021 do të jenë: familjet në nevojë që nuk kanë të ardhura ose kanë të ardhura të pamjaftueshme; jetimët të cilët nuk janë në institucionet e përkujdesjes shoqërore; prindër me më shumë se dy fëmijë të lindur njëherësh, që u përkasin familjeve në nevojë; viktimat e trafikimit pas daljes institucionet e përkujdesjes shoqërore deri në çastin e punësimit të tyre;viktimat e dhunës në marrëdhëniet familjare për periudhën e vlefshmërisë të urdhrit të mbrojtjes ose të urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, që nuk trajtohen nga institucionet e përkujdesjes shoqërore”, theksohet në dokument. Ndër të tjera sqarohet se, masa e ndihmës ekonomike për familjet në nevojë përcaktohet sipas strukturës të familjes dhe shkon deri 150% e masës të pensionit social të indeksuar. Ndërsa sqarojmë këtu se, masa e ndihmës ekonomike indeksohet nga Shërbimi Social Shtetëror sa herë indeksohet pensioni social. Sipas këtij vendimi, pjesa shtesë që do të përfitojnë kategoritë do të dorëzohet po në formën që ata marrin ndihmën e zakonshme dhe po në ato data. Vendimi sqaron se çdo familje do të përfitojë dhe paratë do t’u mbërrijnë menjëherë duke përfshirë edhe muajin janar, në bazë të listave të verifikuara nga njësitë vendore për familjet në nevojë.
Më të lexuarat


Euro dhe paundi në zbritje! Mësoni si është kursi i këmbimit valutor për ditën e sotme

Kadastra nxjerr emrat, 500 familje marrin lejet e legalizimit, ja përfituesit sipas qyteteve

Bum ankesash për tenderat, 178 kërkesa vetëm në 4 muaj, kompanitë pretendime për shkelje të procedurave

Publikohet lista, 107 emra në Tiranë përfitojnë dëmshpërblimet për tërmetin, ja familjet që marrin paratë në dorë

Pandemia vijon dëmet në ekonomi, viti 2021 nis me rënie të ardhurash, bizneset më pak fitime

Raporti i MFE, ja faktorët që ndikuan në rritjen e borxhit publik, bien ndjeshëm investimet e huaja

Lista e ATP, 146 ish-pronarë marrin paratë për tokat e prekura nga ndërtimet informale, ja emrat

ISSH zbardh listën, ja 172 naftëtarët, minatorët dhe metalurgët që përfitojnë shtesë të pensionit

Dyshime për pastrim parash nga OJF në vend, Parlamenti nis konsultimet me KLGJ, OSBE dhe KiE për t’i izoluar, ja detajet e ligjit të ri

Parlamenti nis diskutimet e ligjit për Gardën e Republikës, ndryshojnë pagat për të gjitha nivelet e gradave, ja detajet
