BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Ekonomia

Dyshime për pastrim parash nga OJF në vend, Parlamenti nis konsultimet me KLGJ, OSBE dhe KiE për t’i izoluar, ja detajet e ligjit të ri

Dyshime për pastrim parash nga OJF në vend, Parlamenti nis konsultimet

Parlamenti ka filluar punën për shtimin e monitorimeve ndaj Organizatave Jofitimprurëse në vend. Në vitet e fundit janë evidentuar disa problematika dhe parregullsi nga hetimet e institucioneve monitoruese ndaj OJF. Duke qenë se këto lloj organizatash janë shtuar tepër dhe shpesh me probleme në dokumentacion, gjetjet nga kontrollet dyshojnë se, ato mund të financohen nga para të pista. Për të shmangur pastrimin e parave nga këto institucione Kuvendi ka filluar lëvizjet për rritjen e kontrollit ndaj tyre, prandaj dhe ka përpiluar një ligj të ri, i cili përforcon kriteret për regjistrimin e tyre dhe mbikëqyrjen e aktiviteteve që ata organizojnë. Në mënyrë që ky projektligj të jetë më efektiv dhe të rritet mbrojtja ndaj riskut që mund të sjellin OJF, Kuvendi ka nisur konsultimet me ndërkombëtarët. Së fundmi, Komisioni për Çështjet Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut, zhvilloi një seancë dëgjimore me përfaqësues të shoqërisë civile lidhur me projektligjin “Për organizatat jofitimprurëse”. Në nisje të mbledhjes kryetari Manja parashtroi se, projektligji është depozituar në shtator të vitit 2020, por për shkak se përfaqësues të shoqërisë civile, OSBE dhe Këshillit të Europës kanë kërkuar më tepër kohë të njihen me draftin, prandaj komisioni u ka krijuar mundësi të njihen dhe të japin opinione apo komente mbi të. Manja bëri me dije se ky projektligj nuk mund të kalojë në votim pa u shqyrtuar më parë me institucione që kanë të bëjnë me sigurinë, luftën kundër pastrimit të parave dhe informalitetit. Ai tregoi për komisionin se tashmë kanë nisur konsultimet me disa OJF, OSBE, KLGJ dhe KiE. “U jemi drejtuar 468 OJF-ve, Këshillit të Lartë të Gjyqësor, Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Prezencës së OSBE në Shqipëri dhe zyrës së Këshillit të Europës”, tha ai. Sakaq, duke qenë se janë shtuar disa kritere të tjera për regjistrim u vendos që të bëhen dhe disa seanca të tjera dëgjimore.

Risitë e ligjit

Në relacionin shoqëruar projektligjit tregohet se, shumë problematika shfaqen gjatë regjistrimit. Procedurat në ligjin aktual edhe zvarrisin procesin për OJF, por disa të tjerave u japin hapësirë për të aplikuar me organizata fantazëm. Sipas të dhënave, procedurat manuale të aplikuara deri më tani kanë prodhuar statistika të gabuara duke u dhënë kështu mundësi disa organizatave të manipulojnë. Prandaj kërkohet modernizim i sistemit për të regjistruar të dhënat në kohë reale. “Ligji aktual për Regjistrimin e OJF ka të përcaktuar Gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës si të vetmin organ kompetent për të gjitha regjistrimet dhe procedurat e shpërbërjes së OSHC-ve dhe për veprimet e ndërmjetme që kërkohen gjatë veprimtarisë së këtyre organizatave, duke përbërë kështu një barrë të panevojshme administrative dhe financiare për OJF-të, veçanërisht për subjektet të cilët, regjistrojnë OJF-të e tyre në qytete të tjera të Republikës së Shqipërisë. Modernizimi i sistemit të regjistrimit është nevojë e domosdoshme, me qëllim përmirësimin e aktiviteteve të OJF-ve në Republikën e Shqipërisë. Ligji ekzistues për regjistrimin e OJF-ve ka një sistem regjistrimi në mënyrë manuale të OJF-ve. Kjo ka sjellë statistika jo të plota, pasi ka një moskoordinim ndërmjet institucione të tjera që kanë detyrimin e raportimeve mbi këto organizata”, thuhet në relacion. Dokumenti sqaron se, qëllimi kryesor i ndërmarrjes së iniciativës ligjore për ndryshimin e ligjit aktual të regjistrimit të OJF-ve është përmirësimi i kornizës ligjore ekzistuese që lidhet me procedurën e regjistrimit të OJF-ve, nëpërmjet ndërmarrjes së veprimeve konkrete. Ndër të tjera thuhet se, ligji aktual ndikon negativisht në transparencën e Regjistrit si dhe qasjen në të dhëna nga palët e treta, e cila do të bëhet e mundur me ndryshimet e synuara.

Më të lexuarat