BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

E vërteta e ndryshimit të ofertave celulare nga 28 në 30 ditore, AKEP urdhër kompanive 6 muaj pas rekomandimeve të Autoritetit të Konkurencës

E vërteta e ndryshimit të ofertave celulare nga 28 në 30 ditore,

Ndryshimi i ofertave celulare nga 28 në 30 ditë është kërkuar nga Autoriteti i Konkurencës që në muajin shtator të vitit të kaluar. Autoriteti i Konkurrencës njoftoi dje se me vendimin nr. 475, datë 21.09.2017 mbi “Mbylljen e hetimit paraprak në tregun me pakicë të shërbimeve celulare dhe dhënien e disa rekomandimeve”, vendosi dhënien e rekomandimeve për operatorët e tregut të telefonisë celulare. Ndërkohë, afro 6 muaj më pas, në zbatim të këtyre rekomandimeve, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare në datë 26.03.2018 nxori Urdhrin me nr. 64, “Për vlerësimin e ndryshimit të kohëzgjatjes së vlefshmërisë së paketave tarifore celulare me parapagim nga 30 në 28 ditë”.

Vendimi i AKEP

Siç pohon vetë AKEP në vendimin e datës 24 prill, nxjerrja e Urdhërit nr. 64/2018 u bë duke marrë shkas nga shfaqja e vazhdueshme dhe në rritje e shqetësimit të grupeve të interesit dhe deputetëve të Kuvendit lidhur me aplikimin nga operatorët celularë të kohëzgjatjes 28 ditore të vlefshmërisë së paketave tarifore celulare, si dhe nga qëndrimi i Autoritetit të Konkurrencës në Vendimin nr. 475, datë 21.09.2017 për “Mbylljen e Hetimit Paraprak në Tregun me Pakicë të Shërbimeve Celulare dhe Dhënien e Disa Rekomandimeve” për këtë çështje, me qëllim mbrojtjen e interesit publik si dhe verifikimin e zbatimit të ligjshmërisë nga ana e operatorëve celularë. Kështu, pavarësisht sugjerimeve të Autoritetit të Konkurencës, AKEP ngriti një grup pune për fillimin kryesisht të procedurës administrative për kryerjen e një analize sa më të plotë dhe të argumentuar për të vlerësuar nëse ka efekte negative për konsumatorin zbatimi i kohëzgjatjes 28 ditore i paketave tarifore celulare nga 30 ditore që ka qenë më parë. Duke analizuar efektin financiar të ndryshimit të periudhës së faturimit nga 30 ditore në 28 ditore, rezulton se ndryshimi i afatit në paketat tarifore standarde (bundle) me parapagim nga 30 ditore në 28 ditore nga operatorët e shërbimeve mobile Albtelecom, Telekom Albania dhe Vodafone Albania, ka sjellë efekte tek përdoruesit të cilët kryejnë rimbushje në mënyrë të vazhdueshme përgjatë periudhës vjetore, pa përjashtuar edhe efektet që mund të shkaktohen tek përdoruesit e tjerë të shërbimeve me parapagesë të këtyre paketave. Mbi këtë bazë, në rastin e aplikimit të kohëzgjatjes 30 ditore të shërbimit të ofruar nëpërmjet paketave bundle me parapagesë, përdoruesi faturohet rreth 12.17 periudha në vit (365/30), ndërsa në rastin e faturimit 28 ditor, përdoruesit do të faturohet 13.04 periudha në vit (365/28), çka sjell një rritje të periudhës së faturimit me 7.14%. Po të marrim si shembull rimbushjen e një pakete shërbimi bundle me vlerë 1,000 lekë, nëse në rastin e faturimit 30 ditor përdoruesi do të paguante 12,167 lekë në vit, me ndryshimin e ri tashmë ai do të faturohet 13,075 lekë në vit, pra rreth 869 lekë më shumë. Kështu, AKEP vendosi që kohëzgjatja e vlefshmërisë së paketave tarifore celulare standard bundle me parapagim nga 28 ditë të jetë mujore (30 dite). Detyrimin e sipërmarrësve e komunikimeve elektronike Vodafone Albania dhe Telekom Albania që duke filluar nga data 1 qershor 2018 të rikthimit të vlefshmërisë së paketave standarte bundle të shërbimit celular me parapagim nga 28 ditë në mujore (30 ditore). Sipërmarrësit Vodafone Albania dhe Telekom Albania të njoftojnë pajtimtarët për ndryshimin e paketave standarte nga 28 dite në mujore (30 ditore) të paktën 15 dite para hyrjes në fuqi të paketave standarte mujore (30 ditore)