BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Efektet e reformës territoriale, rriten me 64 për qind të ardhurat e pushtetit lokal, ja taksat dhe tarifat që i kanë shpëtuar “grepit” të bashkive

Efektet e reformës territoriale, rriten me 64 për qind të

Më hyrjen në fuqi të reformës së re territoriale, por edhe të ligjit të ri për financat vendore, fondet për bashkitë janë rritur. Sipas një analize të bërë nga specialistë të Ministrisë së Financave, nëse konsiderojmë vetëm taksat dhe tarifat vendore së bashku me burimet mbi të cilat ushtrojnë autoritet të plotë, rritja është 64% në krahasim me tremujorin e parë të vitit 2016. Burimet kryesore të rritjes janë transfertat ndërqeveritare të kushtëzuara (+358%); transfertat e pakushtëzuara dhe ato specifike për funksionet e reja (+19%); dhe taksat dhe tarifat vendore që administrohen nga vetë bashkitë në autonomi të plotë (+64%). Në tremujorin e parë të vitit 2017, ndërkohë që të ardhurat nga tarifat e shërbimeve janë rritur me vetëm 15% në krahasim me tremujorin e parë të vitit 2016, të ardhurat nga taksat janë dyfishuar. Megjithatë, një analizë më e detajuar, tregon se dyfishimi i të ardhurave nga taksat vendore, vjen i gjithi nga të ardhurat e mbledhura nga Taksa e Ndikimit në Infrastrukturë në Bashkinë e Tiranës. Nëse eliminohet efekti i Bashkisë së Tiranës, rritja e përgjithshme e të ardhurave vendore nga taksat dhe tarifat vendore do të ishte sërish pozitiv, por në nivelin më modest prej rreth 13% në krahasim me tremujorin e parë të vitit 2016.

Taksat

Kjo normë rritjeje, megjithëse pozitive, mbetet tepër e ulët në krahasim me sfidat me të cilat përballen bashkitë e sapokrijuara. Problemet strukturore të administrimit të taksave dhe tarifave vendore vazhdojnë të mbeten prezente. Taksa mbi pasurinë e paluajtshme, është taksa më e rëndësishme që administrojnë bashkitë. Peshën më të madhe e zë taksa mbi ndërtesat në zonat urbane. Taksa mbi tokën bujqësore mbetet shumë e ulët (vetëm 18% e totalit) ndërkohë që, në tremujorin e parë të vitit 2017 nuk evidentohet asnjë e ardhur nga taksa për truallin urban. Administrimi i kësaj të fundit paraqitet shumë i vështirë për mungesën pothuajse totale të regjistrave.

Shpenzimet

Në total, në tremujorin e parë të vitit 2017, shpenzimet e përgjithshme vendore, të financuara me fonde të vetë bashkive dhe transfertave të kushtëzuara nga ministritë apo konkurruese nga Fondi për Zhvillimin e Rajoneve janë rreth 70% më të larta se në tremujorin e parë të vitit 2016. Sikurse pritej, me transferimin e funksioneve të reja tek bashkitë, evidentohet një rritje të shpenzimeve për personelin prej rreth 850 milion lekë ose 25% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Megjithatë, përtej financimit të funksioneve të reja, kjo rritje e shpenzimeve për personelin mund të reflektojë pjesërisht rritjen e nivelit të pagave të të punësuarve në bashki dhe/ose rritjen e numrit të të punësuarve në bashki.

Investimet

Në krahasim me tremujorin e parë të 2016, investimet e financuara nga vetë bashkitë apo transfertat konkurruese (nga Fondi për Zhvillimin e Rajoneve, Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës dhe Ministria e Zhvillimit Urban) janë rreth 3.5 miliard lekë, me një rritje prej 266%. Investimet në shërbimet bazë vendore të cilat përfshijnë funksione si pastrimi dhe largimi i mbetjeve, mirëmbajtja e qytetit, gjelbërimi, ndriçimi publik etj., janë 15 herë më të larta se në tremujorin e parë të vitit 2016. Në të njëjtën mënyrë, investimet në infrastrukturën për bujqësinë, peshkimin dhe pyjet janë rreth 33 herë më të larta se investimet e kryera në këto sektorë në tremujorin e parë të vitit 2016. Investimet në infrastrukturën e transportit rrugor janë rritur me 100% në krahasim me tremujorin e parë të vitit 2016. Luhatjet e forta në nivelin e investimeve në tremujorët e parë varen nga disa elementë, përfshirë këtu kuadrin ligjor për prokurimin publik i cili kërkon ndjekjen e disa proceseve të cilat mund të tejkalojë periudhën e një tremujori, dhe që në një në tremujor të caktuar mund të ecë më shpejt se në një tremujor tjetër. Në të njëjtën kohë, një performancë e lartë në tremujorin e parë në realizimin e investimeve të planifikuara, mund të lidhet me faktin që pjesa më e madhe e investimeve të jenë projekte në vazhdim, për të cilat, procedurat e prokurimit janë kryer më herët. Megjithatë, analiza sugjeron se performanca e investimeve është më tepër e lidhur me fondet e vëna në dispozicion nga qeverisja qendrore nëpërmjet Fondit për Zhvillimin e Rajoneve sesa me performancën e të ardhurave të veta dhe transfertës së pakushtëzuar.

Më të lexuarat