Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

EITI plan të zbardhë identitetin e pronarëve të vërtetë të kompanive të shfrytëzimit të naftës, gazit dhe mineraleve, në sitë dhe zyrtarët publikë

Postuar: 18/09/2018 - 07:36

Identiteti i pronarëve të vërtetë të kompanive që kanë fituar të drejtën për nxjerrjen e naftës, gazit dhe mineraleve shpesh është i panjohur, i fshehur nga një zinxhir i subjekteve të papërgjegjshme të korporatave. Ky problem gjithashtu prek sektorët e tjerë dhe shpesh ndihmon për të ushqyer korrupsionin dhe evazionin fiskal, si dhe ndikon negativisht komunitetet që jetojnë në zonat ku ushtrohet aktivitet i industrive nxjerrëse. Nisur nga kjo, deri në vitin 2020, të gjitha vendet e EITI-t, përfshi Shqipërinë, duhet të sigurojnë që kompanitë që aplikojnë ose kanë interesa pjesëmarrëse në një licencë ose kontratë nafte, gazi ose minierash në vendin e tyre, të zbulojnë pronarët e tyre përfitues. Por si do të arrihet kjo? Strategjia e EITI 2018-2019 parashikon krijimin e një baze ligjore për sa i përket përfituesve realë, me anë të miratimit të Ligjit EITI apo rregullimeve të tjera të mundshme ligjore. Ndërkohë, ka filluar aplikimi i raportimit në mënyrë vullnetar në raportimin vjetor EITI. Ky është një kapitull krejtësisht i ri për dhënien e informacioneve mbi përfituesit realë (Beneficial Ownership) që do të kërkojë aktivitete të dedikuara dhe burime për përgatitjen e pranimit publik, konsultime të gjëra me grupet e interesit, ndryshime dhe zbatime ligjore. Standardi EITI gjithashtu kërkon që zyrtarët publikë, të njohur edhe si persona të ekspozuar politikisht (PEP) të jenë transparente në lidhje me pronësinë e tyre në kompanitë e naftës, gazit dhe minierave. Ky informacion do të jetë publikisht i disponueshëm dhe do të publikohet në Raportet EITI dhe / ose në regjistrat publikë.

Të ardhurat nga nafta, gazi e mineralet

Një nga objektivat kryesore të EITI-t është të hedh dritë mbi të ardhurat që një vend merr në këmbim të naftës, gazit dhe mineraleve të tij. Në shumë vende të pasura me burime, pagesat nga kompanitë në qeveri për të drejtat e ekstraktimit të burimeve bëhen në natyrë, nëpërmjet transferimeve fizik të naftës, gazit dhe mineraleve, në vend të transferimit të parave. Gjithashtu, të ardhurat fizike mund të merren sepse shteti ose ndërmarrja shtetërore zotëron aksione në një licencë prodhimi. Shpesh, shteti apo ndërmarrja shtetërore i shet këto burime fizike, tek kompanitë tregtare ose rafineritë vendase. Në mënyrë që qeveritë që zbatojnë EITI-n të llogarisin plotësisht të gjitha të ardhurat e marra nga burimet natyrore, është e nevojshme të dihet se sa të ardhura merr shteti ose ndërmarrja shtetërore nga shitja e këtyre burimeve, si dhe nëse këto të ardhura të shitjes transferohen në buxhet. EITI Shqipëri është bërë pjesë e një projekti pilot të iniciuar nga EITI International ( Commodity Trading ), nga i cili do të prodhohet një raport i cili do të skanojë gjithë situatën aktuale në lidhje me këtë çështje në vendin tonë. Ky raport pritet të hedhë dritë mbi procedurat dhe të ardhurat që përftohen nga tregtimi i lëndëve të para në vendin tonë. Implementimi i projektit ka filluar dhe brenda vitit 2018 pritet të përfundojë. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 8

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/12/2018 - 07:19

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka hartuar një draft ligj për trajtimin financiar suplementar të punonjësve që kanë punuar në miniera nëntokë, të punonjësve të industrisë së naftës dhe gazit si dhe të punonjësve q

Postuar: 12/12/2018 - 09:33

Kursi zyrtar i këmbimit valutor, sipas Bankës së Shqipërisë:

Postuar: 12/12/2018 - 07:31

 Ministria e Financave ka publikuar listën me 652 trashëgimtarët, të cilët kanë mangësi në d

Postuar: 11/12/2018 - 08:07

Një draft me ndryshime në ligjin “Për mediat audiovizive në republikën e Shqipërisë”

Postuar: 11/12/2018 - 07:28

Kontrolli i Lartë i Shtetit po përgatitet për depozitimin në prokurori të kallëzimit penal për 7

Postuar: 10/12/2018 - 15:29

Eksportet e Shqipërisë drejt Kosovës janë rritur me 40% për muajin nëntor, periudhë kur Prishti

Postuar: 09/12/2018 - 07:27

Skema e ndihmës ekonomike si ajo e përfitimit nga personat me aftësi të kufizuara do të ndryshojn