BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Ekonomi në “Ditët e turizmit Malor” në Razëm, Malësi e Madhe

Ekonomi në “Ditët e turizmit Malor” në Razëm,

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Znj. Milva Ekonomi, mori pjesë sot në aktivitetin turistik ‘Ditën e Turizmit Malor’, organizuar nga Bashkia e Malësisë së Madhe, në pikën turistike të Razmës. Një event turistik për të promovuar vlerat e veçanta të turizmit natyror në këtë zonë  të bukur në veri të Shqipërisë.

Në një atmosfere festive mori fjalën dhe Ministrja Ekonomi, e cila përshëndeti të pranishmit që kishin mbushur sheshin e kësaj pike turistike. “Eshtë kënaqësi kur sheh një fushë të mbushur plot me njerëz. Kjo është ngjarja turistike malore e dytë radhazi ku unë marr pjesë këtë vit”-, tha Ministrja Ekonomi duke falënderuar kreun e Bashkisë së Malësisë së Madhe, Zotin Tonin Marinaj, për vëmendjen dhe kujdesin që tregon për promovimin e zonës. Po kështu dhe deputetin e zonës z. Paulin Sterkaj për lobimin e fortë që ai i bën kësaj zone turistike, në çdo takim me donatorë si brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Më tej, Ministrja Ekonomi u ndal te reformat ekonomike në përgjithësi që ka kryer kjo qeverisje në 44 muaj të mandatit të parë, përfshi dhe sektorin e turizmit.  “Në 44 muaj qeveriseje, arritëm të kemi një ekonomi më të mirë, qeverisje me të mirë, më moderne dhe më transparente, më afër qytetarëve. Janë ndërmarrë shumë reforma për ta bërë ekonominë shqiptare të rritet. Përpjekjet kanë qenë të mëdha, reformat të dhimbshme, por ne jemi të bindur se pa reforma nuk mund të shkojmë përpara për një zhvillim të denjë ekonomik të Shqipërisë. Në qendër të zhvillimit ekonomik duhet të jetë qytetari shqiptar, i cili që duhet të trajtohet me të njëjtin dinjitet si qytetarët e tjerë në Europë”, tha znj. Ekonomi.

Më tej, ajo u ndal te shifrat e turizmit që për vitin e kaluar kanë qenë shumë pozitive, duke shpresuar të ruhet i njëjti trend dhe këtë vit. Ajo tha se vjet numri i turistëve u rrit me rreth 15% më shumë, ose thënë ndryshe 4.2 mln turistë vizituan vendin tonë nga veriu në jug në 2016. “ Por që burimet natyrore siç është dhe Razma, të kthehen në destinacione turistike, duhet patjetër që të kesh rend publik dhe siguri, të cilin ne e kemi arritur si dhe të kesh rrugë më të mira, dhe prandaj fondet shkojnë pikërisht në rindërtimin e këtyre rrugëve, ndërkohë që këto rrugë duhet të krijojnë lidhje me burimet turistike”, - tha Ministrja Ekonomi.

Ajo shtoi se nuk duhet harruar dhe mbështetja që kjo qeveri i ka dhënë sipërmarrjes turistike, përmes një premtimi të mbajtur, sic është ulja e TVSH për strukturat akomoduese nga 20% në 6 %. “Tashmë jemi njësoj me vendet e tjerat të rajonit, ndaj turisti nuk ka pse largohet nga Shqipëria për çmim më të lartë”-  tha Ministrja Ekonomi, ndërsa theksoi se objektivi kryesor i kësaj takse është ulja e informalitetit në sektorin e turizmit

“Ka ende shumë për të bërë. Ne duhet të vazhdojmë reformat, të kapërcejme vështirësitë që kemi përpara, për t’u dhënë të rinjve shqiptarë besim se Shqipëria është vend ku jetohet me punë të denjë dhe të mirëpaguar. Premtojmë se sektorin e turizmit do ta kthejmë në sektor të formalizuar duke përdorur çdo burim që kemi dhe duke bërë këtë promovime, si ky që ju po bëni sot”, tha znj Ekonomi duke shtuar se për të vazhduar këtë betejë të nisur, duhet një platformë si ajo e Partisë Socialiste për të çuar përpara gjithë ato reforma e projekte që janë nisur.

“Faleminderit që më bëtë pjesë të festës dhe uroj që Malësia e Madhe të jetë në qendër të vëmendjes turistike për Shqipërine e ardhshme”,- mbylli fjalën e vet Ministrja Ekonomi.

Aktiviteti vazhdoi me këngë e valle, me të ftuar të ndryshëm dhe me humor, duke krijuar një atmosfere mjaft festive në këtë fillim sezoni veror.