Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ekonomi në Llogara: Pastërtia, element kyç për një turizëm cilësor

Postuar: 16/07/2017 - 11:25

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit Tregtisë dhe Sipërmarrjes, znj Milva Ekonomi, mori pjesë sot në një prej aksioneve masive për pastrimin e plazheve dhe parqeve natyrore të Shqipërisë që po zhvillohen në gjithë vendin nga Korpusi i Vullnetarëve. Ky është një projekt i mbështetur nga MZHETTS, me synimin për të patur një Shqipëri të pastër këtë sezon turistik, por dhe për të sensibilizuar qytetarët që pastërtia është një element kyc për të tërhequr dhe mbajtur sa më gjatë turistët në vendin tonë.

Ministrja Ekonomi iu bashkua aksionit të pastrimit të Parkut të Llogarasë, ku dha një mesazh për mediat dhe publikun.‎ Në këtë aksion mori pjesë edhe Kryetari i Bashkisë së Vlorës Z.Dritan Leli. 

 Fjala e Ministres Ekonomi:

Turizmi në Shqipëri ka shënuar një bum për ekonominë e vendit, duke u bërë një kontribues shumë i rëndësishëm, jo vetëm për nga numrat mbasi përfaqëson 7% të PBB-së, por edhe nga përkushtimi që ne po tregojmë për kulturën dhe natyrën e vendit tonë, për t’ia bërë të njohur të gjithë turistëve që vijnë e vizitojnë Shqipërinë. Por që të lëmë një mbresë të mirë tek të gjithë vizitorët padyshim ndërhyrje të rëndësishme duhen bërë. Një nga këto ndërhyrje si për turistin e huaj apo dhe për atë vendas që lëviz nga njëri destinacion në tjetrin në Shqipëri, është padyshim edhe pastërtia.

Në fillim të sezonit turistik MZHETTS iu bashkua nismës Europiane të plazheve të pastra, ndërsa më pas mbështeti iniciativa të shoqërisë civile për të pastruar plazhet. Këtu jemi me Korpusin Shqiptar të Vullnetarëve që merren me pastrimin e plazheve dhe parqeve natyrore dhe kanë eksperiencë shumëvjeçare në këtë drejtim. Prej disa javësh ky korpus vullnetarësh ka filluar aksionet për të pastruar plazhet në vendin tonë dhe sezoni turistik e gjeti vendin tonë, me plazhe të gatshme më të pastra. 

Ndërkohë sot kemi ardhur një nga parqet natyrore më të bukur dhe vizituar të vendit tonë siç është, Parku Kombëtar i Llogarasë, ku duam të japim një mesazh të fortë si për publikun dhe për Bashkitë, që atraksionet tona turistike kanë nevojë jo vetëm të promovohen por edhe të mirëmbahen. Pastërtia është një treguesit kryesore të mirëmbajtjes së destinacionit turistik. Prandaj dua ti bëj thirrje gjithë qytetarëve që përdorin këto atraksione por dhe Bashkive që të kenë vemendjen ndaj pastërtisë dhe të punojnë shumë për të patur një sezon turistik të shëndetshëm dhe shumë mikpritës për të gjithë ata që janë turistë, vendas apo të huaj."

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 9

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 27/07/2017 - 09:30

Pasi ka rishikuar me ulje rritjen ekonomike të vendit për vitet 2014-2015, INSTAT ka bërë të njëjtën gjë edhe për vitin 2016, duke e tkurrur vlerwsimin nga 3.46% në 3.37%.

Postuar: 27/07/2017 - 08:20

Shqipëria pritet që brenda këtij viti të miratojë një ligj për krijimin e Agjencisë që do të menaxhojë rezervën e sigurisë së naftës.

Postuar: 27/07/2017 - 08:17

Agjencia e Prokurimit Publik ka vendosur të hartojë një material orientues për të gjitha autoritetet kontraktore, që përdorin procedurat e prokurimit, që kanë si objekt shërbime

Postuar: 26/07/2017 - 08:22

Stoku i borxhit të jashtëm që është nënshkruar, por nuk është tërhequr i ka kaluar të 1.2 miliard eurot në gjashtëmujorin e parë të 2017 duke shënuar rekorde historike.

Postuar: 26/07/2017 - 08:15

Bashkia e Tiranës pritet të shqyrtojë në mbledhjen e ditës së sotme studimin e fizibilitetit dhe të kontratës “Tip” të partneritetit publik privat “Për përmirë

Postuar: 25/07/2017 - 22:39

Banka e Shipërisë bën të ditur se bonot me maturim 12 mujor u emetuan në ankandin e së martës me një interes mesatar të ponderuar prej 2.14 nga 2.10 që ishin në ankandin e mëpar