BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Ekonomia

Ekonomi vizitë në kompaninë e suksesshme Koral shpk, Durrës

Ekonomi vizitë në kompaninë e suksesshme Koral shpk, Durrës

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, znj. Milva Ekonomi në kuadër të turit të saj në sipërmarrjet e suksesshme vendase zhvilloi sot një vizitë në kompaninë “Koral” sh.p.k në Durrës,  me pronar dhe administrator  Helidon Rruga.

Kjo kompani operon në sektorin e përpunimit të produkteve të detit që nga viti 1994. Një sipërmarrje model e cila jo vetëm plotëson nevojat e tregut vendas por eksporton propdukte të detit në Itali, Sopanjë, Slloveni, Kosovë, Mal të Zi etj.

Aktualisht ka rreth 170 të punësuar në njërën prej Fabrikave të saj të përpunimit në qytetin e Durrësit, ku gjithçka është ngritur dhe funksionon në bazë të normave dhe standardeve të Bashkimit Europian. Produkti është i çertifikuar me standardet e sigurisë ushqimore IFC dhe BRC.

Teksa vizitoi mjediset e kësaj kompanie Ministrja Ekonomi u shpreh e impresionuar nga kushtet mjaft të mira të punës, teknologjia moderne e përdorur, mënyra e ruajtjes së produkteve, pastërtia e ambienteve, dhe trajtimi i punonjësve.

Ministrja Ekonomi tha se suksesi i Koral mund të shërbejë si shembull për shumë sipërmarrje të tjera në këtë sektor, ku Shqipëria ka potenciale ende të pashfrytëzuara për eksport.

Në vijim, Ministrja Ekonomi vizitoi dhe mjediset e fabrikës tjetër të Koral shpk, që po ndërtohet në Kavajë, me të njëjtat pajisje dhe teknologji bashkëkohore për përpunimin e produkteve të detit. Së shpejti ky investim shumë modern do të nisë nga puna dhe do të punësohen rreth 400 persona, siç thotë dhe administratori i Koral z. Helidon Rruga.

Ministrja Ekonomi dëgjoi dhe problematikat me të cilat përballet sektori i peshkimit për eksportin e disa produkteve drejt vendeve të BE. Ajo tha se do të jetë në dispozicion të biznesit për të ofruar mbështetje përmes granteve, apo mundësive të tjera financiare që MZHETTS ka në dispozicion për mbështetjen e sipërmarrjeve shqiptare, veçanërisht atyre që dalin në tregun botëror me markën “Made in Albania”. 

Kompania Koral është financuar për një pjesë të investimeve të saj nga Linja e Kredisë e Programit  Italo-Shqiptar  për zhvillimin e SME-ve në Shqipëri, me një vlerë 400,000 Euro, nëpërmjet Bankës BKT. Në saj të kësaj mbështetje shoqëria “Koral” sh.p.k ka realizuar një investim modern për ndërtimin e dhomave frigoriferike, si dhe për pjaisje, makineri e teknologji bashkëkohore, për përpunimin e produkteve të detit dhe ka bërë të mundur hyrjen në tregjet ndërkombëtare, veçanërisht në atë Italian. Rreth 25 milionë Euro është shifra që ka financuar deri tani programi për zhvillimin e Sektorit privat PRODAPS, në ndihmë të bizneseve të vogla dhe të mesme shqiptare, nga të cilat kanë përfituar 112 biznese dhe janë hapur 1550 vende pune.