BREAKING NEWS

‘Koha nuk pret’, Jozefina Topalli prezanton “Lëvizjen për Ndryshim”: Ka vetëm dy mundësi në jetë!

‘Koha nuk pret’, Jozefina Topalli prezanton “Lëvizjen
x

Ekonomia

Ekonomia në zgrip, buxhetit i shteti pëson 290 milionë euro rënie për shkak të masave izoluese, rritet ndjeshëm borxhi publik

Ekonomia në zgrip, buxhetit i shteti pëson 290 milionë euro

Ekonomia shqiptare vazhdon të rrënohet. Në raportin e fundit për 9 mujorin e vitit 2020, Ministria e Financave tregon se arka e shtetit po shkon drejt boshatisjes. Sipas të dhënave të raportit në 9 muaj buxheti i shtetit ka dalë me 290 milionë euro humbje, ndërsa shpenzimet janë rritur me përmasa më të mëdha çka ka krijuar një diferencë të lartë mes nivelit të këtyre dy zërave, që janë indikatorët kryesorë të ekonomisë. “Performanca paraprake e treguesve fiskalë të konsoliduar për periudhën 9 mujore janar-shtator 2020 reflekton ecurinë e mbledhjes së të ardhurave dhe realizimit të shpenzimeve gjatë periudhës së pandemisë dhe lehtësitë fiskale në shtyrjen e mbledhjes apo zerimin e disa taksave. Lehtësitë fiskale në ndihmë të biznesit për të rikuperuar pasojat e mbylljes dy mujore të ekonomisë, shtyrja e afateve të mbledhjes apo zerimi i disa taksave, ka bërë që në 9 mujor, buxheti i shtetit të rezultojë me 35.7 miliardë lekë apo 288 milionë euro minus krahasuar me një vit më parë, 9 mujorin e 2019. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, rënia është rreth 10.3%. Në total, për periudhën janar-shtator 2020 të ardhurat u realizuan në masën 307.8 miliardë lekë ose 99% të planit të 9-mujorit. Shpenzimet e përgjithshme publike, për 9-mujorin e vitit 2020, u realizuan në masën 92% të planit të periudhës”, thuhet në raport. Kjo tregon që ekonomia shqiptare ka pak premisa të fillojë të ringrihet pasi rënia e të ardhurave ka kaluar në rekord historik, madje edhe me pritshmëritë pas rishikimit për herë të dytë të projektbuxhetit që fliste për një rënie të ardhurash me 3%. Pra kemi një humbje 7.3% më shumë.

Rritet borxhi publik

Në raportin e MFE tregohet se, shpenzimet e përgjithshme publike, për 9-mujorin e vitit 2020, arritën në 366.25 miliardë lekë me një realizim në masën 92.44% të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019 ky zë ka rezultuar 5.9% më i lartë ose rreth 20.4 miliardë lekë më shumë, prej të cilave transfertat për paketat financiare në mbështetje të biznesit dhe individëve kanë qenë 12.8 miliardë Lekë. Ndërsa shpenzimet korrente dhe ato kapitale, kanë shënuar një realizim respektivisht në masën 98.3% dhe 91.26% të planit të periudhës. Ndërkohë që, në terma vjetorë ato janë realizuar përkatësisht në 69% dhe 54% të planit vjetor. Sakaq duke marrë parasysh që niveli i shpenzimeve ka dalë jashtë parashikimeve për shkak të emergjencës për të përballuar pandeminë, në këto 9 muaj deficiti ka shkuar në 58 miliardë lekë. Më këto kushte qeveria parashikon të kemi një rritje borxhi në 81,3%. “Niveli i deficitit në muajin e nëntë të vitit 2020 rezultoi në rreth 58.42 miliardë lekë nga rreth 85.39 miliardë lekë i planifikuar. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ku niveli i deficitit arriti në masën rreth 2.28 miliard lekë, për periudhën 9 mujore të vitit 2020 deficiti rezulton 56.13 miliard lekë më shumë. Në këto përmasa borxhi publik parashikohet të jetë 81.3%”, thuhet në raport.

Doganat dhe Tatimet thellojnë humbjet

Ndër të tjera ajo çka vihet re në të dhënat e raporti është se, Doganat dhe Tatimet vazhdojnë të kenë mungesën më të madhe në të ardhurat dhe të gërryejnë më shumë buxhetin e shtetit. Të dy këto zëra futën në buxhetin e shtetit vetëm 270 miliardë lekë, pra 31 miliardë lekë më pak se e njëjta periudhë e vitit 2019. Madje kanë pësuar humbje të ndjeshme edhe në krahasim me katin normativ të rishikuar për herë të dytë. “Të ardhurat e arkëtuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, u realizuan në masën 270 miliardë lekë, 31.3 miliardë më pak ose -10.4% krahasuar me vitin 2019, si dhe 3.2 miliardë ose 0.8% më pak se plani vjetor për vitin 2020, të ndikuar nga lehtësirat për taksapaguesit dhe bllokimin i importit”, thuhet në raport. Në një përllogaritje më vete, të ardhurat doganore u realizuan në vlerën 109 miliardë lekë, 11.4 miliardë lekë ose 9.5% më pak se 9 mujori i vitit 2019. Ndërsa të ardhurat tatimore u realizuan në masën 160.6 miliardë lekë, 19.9 miliardë ose 11% më pak se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.