BREAKING NEWS

Merret VENDIMI! Gjykata e Posaçme rihap dosjen “Gërdeci”, rigjykim për ish-ministrin Fatmir Mediu

Merret VENDIMI! Gjykata e Posaçme rihap dosjen
x
BREAKING NEWS

"Patatja e nxehtë"/ SPAK zbarkon në Kadastrën e Vlorës, sekuestrohen disa dosje pronash. Bie sërish drejtori. Zbardhen lëvizjet e reja

"Patatja e nxehtë"/ SPAK zbarkon në Kadastrën e
x
BREAKING NEWS

“Pashko dhe Hajdari e kërcënuan se do ta hidhnin nga avioni”, Frrok Çupi nxjerr prapaskenat ‘bombë’ dhe plas paralajmërimin e frikshëm për Berishën: Kjo është dosja që ka Basha në dorë!

“Pashko dhe Hajdari e kërcënuan se do ta hidhnin nga
x
BREAKING NEWS

Lulzim Basha shpërthen në akuza ndaj Ilir Metës: Ka nxjerrë taborët e tij për të shkatërruar PD, është i dalë boje dhe në grahmat e fundit të tij

Lulzim Basha shpërthen në akuza ndaj Ilir Metës: Ka nxjerrë
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho: Ilir Meta është buzë greminës, situata në PD në eksplozion e sipër, Basha e Berisha dinë shumë sekrete për njëri-tjetrin

Spartak Braho: Ilir Meta është buzë greminës, situata
x
BREAKING NEWS

Ja si Llalla u fut në kurth nga Meta, nga plani për të kapur KED dhe përplasja me Donald Lu, te refuzimi i arrestimit dhe braktisja nga presidenti

Ja si Llalla u fut në kurth nga Meta, nga plani për të kapur KED
x

Ekonomia

Ekonomia nis të marrë veten, rriten ndjeshëm të ardhurat nga doganat dhe akciza, të ardhurat tatimore rritje të lehtë

Ekonomia nis të marrë veten, rriten ndjeshëm të ardhurat nga

Ekonomia në vendin tonë po jep sinjale pozitive, pasi të ardhurat në buxhetin e shtetit kanë filluar të rriten. Sipas raportit për 8 mujorin, të publikuar nga Ministria e Financave, të ardhurat janë rritur me 53.2 miliardë lekë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sakaq, vlen të theksohet se rritja e të ardhurave përkthehet në investime më të larta. “Të ardhurat totale për 8-mujorin e vitit 2021 u realizuan në masën 324 miliardë ose 103% të planit të 8-mujorit. Krahasuar me një vit më parë të ardhurat kanë rritje prej 53.2 miliard lekë”, thuhet në raport. Ministria e Ekonomisë ka bërë me dije se, kontribut kryesor kanë dhënë të ardhurat e grumbulluara nga Drejtoritë e Doganave. Në raport thuhet se, të ardhurat nga doganat kanë shënuar rekord historik, ku përveç se janë mbi nivelin e 2020 kanë tejkaluar dhe planin e 8 mujorit për këtë vit. Sipas raportit, më së shumti në rritjen e të ardhurave në këtë sektor ka ndikuar tatimi mbi akcizën e karburantit. Sepse të dhënat flasin për një rritje të ndjeshme të konsumit të karburantit në janar-gusht. “Të ardhurat doganore u realizuan në vlerën 119.1 miliardë lekë, 23 miliardë lekë më shumë se 8 mujori 2020. Si dhe 9.2 miliardë lekë ose 8.4% më shumë se plani i të ardhurave doganore për 8 mujorin e vitit 2021. Të ardhurat nga akciza janë realizuar në masën 33.4 miliardë lekë, 5.1 miliardë lekë ose 18% më shumë se viti 2020. Akciza Neto është realizuar në total +987 milionë lek më shumë, kryesisht e ndikuar nga rritja e konsumit të karburantit me rreth 15,000 ton më shumë me efekt në rritjen e të ardhurave doganore me 663 milionë lekë dhe cigares me rreth 58 ton më shume ose rreth 352 milionë lekë më shumë”, thuhet në raport.

Tatimet zhgënjejnë

Ashtu sikur në vitin që lamë pas edhe në këtë vit të ardhurat nga tatimet nuk kanë njohur përmirësim të ndjeshëm. Në raportin e ministrisë evidentohet se gjatë gushtit mbledhja e të ardhurave nga tatimet ka ecur në ritme edhe më të ngadalta. Konkretisht, për periudhën janar-gusht të ardhurat tatimore u rritën me vetëm 21 miliardë lekë, duke kaluar vetëm 1.5% planin fillestar. “Të ardhurat tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionale dhe kontributet e mbledhura nga DPT), për 8 mujorin 2021 u realizuan në masën 162.7 miliardë lekë, pra 21.1 miliardë ose 14.9% më shumë se 8 mujori i vitit të kaluar. Si dhe 2.4 miliardë lekë, ose 1.5% më shumë se plani i 8 mujorit 2021”, thuhet në raport. Ndërsa shpenzimet e përgjithshme publike, për muajin e tetë të vitit 2021, arritën në rreth 355.3 miliardë lekë me një realizim në masën 94.9 për qind të planit. Ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020 ky zë ka rezultuar 9.6 për qind më i lartë ose rreth 31.16 miliardë lekë më shumë. Në terma vjetorë, shpenzimet e përgjithshme për 8 mujorin e vitit 2021 u realizuan në masën 59.9 për qind të planit vjetor fillestar.