
Pazaret e prishura Rama-Vuçiç-Grenell-Thaçi për shitjen e Veriut i kanë vënë flakën çështjes kosovare dhe trojeve shqiptare

SPAK rrëzon Fatmir Mediun, bie kërkesa për 90 dëshmitarët e mbrojtjes, GJKKO thërret Shkëlzen Berishën dhe 71 dëshmitarë të akuzës për aferën e “Gërdecit”

Hyn në skenë njeriu i amerikanëve që do fundosë Shkëlzen Berishën, ja çfarë pritet të thotë dëshmitari “kyç” i tragjedisë së Gërdecit

SPAK nuk i ndahet Saimir Tahirit, ish-ministrit i merret nën hetim pasuria pas sinjaleve të shërbimeve të huaja

Dosjet e SPAK për përgjimet në “EncroChat” dhe “Sky” me kriminelët, Balla paralajmëron "tërmet" në Policinë e Shtetit

Shkalafitet çeta anti-amerikane Berisha-Bardhi, bie numri i pjesëmarrjes të deputetëve, nis dezertimi nga aksioni politik i ish-sekretarit të Përgjithshëm të PD

Edi Rama merr udhëzime nga Vuçiç për situatën në veri të Kosovës, ja dokumenti që zbërthen prapaskenat e bujshme

OLAF do të vijojë hetimet për fondet nga IPARD II; Nuk programohen disbursime nga programi deri në 2025

Ekspertët e ekonomisë zbulojnë faktorët ndikues që shënuan rënien e papritur të inflacionit

Shkruar nga SOT.COM.AL 8 Shtator 2023

Vala rënëse e inflacionit për të tretin muaj radhazi lidhet ndjeshëm me faktorët e brendshëm dhe të jashtëm sipas ekspertëve të ekonomisë.
Prodhimi vendas i kombinuar me forcimin e lartë të lekut ndaj monedhës europiane sipas ekspertes së ekonomisë, Romina Radonshiq janë dy faktorët kryesorë që ndikuan treguesin e zhvlerësimit të parasë në gusht.
“Arsyeja pse kemi rënie të inflacioni lidhet ndjeshëm me nënçmimi i euros, duke ndikuar kështu te mallrat e importit. Një euro më e ulët bën që çmimet e mallrave të pësojnë rënie duke bërë që të blihen edhe më lirë.”
Pavarësisht rënies, ushqimet që zënë pjesën më të madhe të buxhetit të një familje por dhe shërbimet në “Hotele, kafene e restorante” vijojnë të mbeten të shtrenjta. Sipas Radonshiq kjo lidhet me bumin turistik, ku kërkesa e lartë për konsum përkthehet në një normë më të lartë inflacioni.
“Niveli i përgjithshëm i çmimeve nuk është aty ku duhet madje edhe larg objektivit të Bankës së Shqipërisë 3%. Akoma mbetet një inflacion i lartë i ushqimeve aty tek 7.8% e cila rëndon buxhetin e familjeve shqiptare. Nëse ky inflacion do të jetë në trendin rënëse do përkthehet në një rënie të çmimeve e cila deri më tani nuk është ndjerë ende.”
“Në Shqipëri kemi një nivel të lartë të çmimeve për baret dhe restoranteve e cila lidhet dhe me mënyrën e jetesës por përveç kësaj kjo lidhet ngushtë me turizmin dhe numrin e lartë të turistëve dhe kërkesës së lartë të tyre.”
E ndalur tek karburantet Radonshiq thotë se çmimet vijojnë të mbeten të shtrenjta, por krahasuar me një vit ku 1 litër arriti mesatarisht në 260 lekë është regjistruar kjo rënie. Në programin buxhetor afatmesëm 2024-2026, qeveria pret që inflacioni të rikthehet në nivelin 3 për qind brenda këtij viti.
Më të lexuarat


Reforma e pagave, Komisioni i Ligjeve miraton ndryshimet në strukturat e disa institucioneve

Banka e Shqipërisë nxjerr shifrat, ja me sa do të këmbehet euroja dhe dollari në vendin tonë (Tabela)

Euro sërish drejt "greminës", prek nivelin më të ulët që prej...

Del raporti/ Ja sa pasagjerë janë regjistruar në periudhën Janar-Tetor 2023 në aeroportin e Rinasit

Bizneset nuk deklaruan të ardhurat, qeveria propozon ndryshimin e ligjit për turizmin, kryeministri Rama bën “sherr” me ndërtuesit dhe i kërcënon me gjoba

Sezoni turistik, Kumbaro: 8,3 milionë turistë vizituan Shqipërinë në 9 mujorin e vitit 2023

"Ngrijnë" valutat, ja si do të këmbehet euro dhe dollari sot në vendin tonë (Tabela)

OLAF do të vijojë hetimet për fondet nga IPARD II; Nuk programohen disbursime nga programi deri në 2025

Ndryshon ligji për turizmin, apartamentet, vilat do të regjistrohen, gjobë kush “vetëklasifikohet”

3.8 milionë euro për Parkun Natyror në Ulzë, çelet edhe mbikëqyrja për zbatimin
