BREAKING NEWS

Amerikanët e përzunë me “shkelma” nga politika, Lindita Nikolla e fut Sali Berishën nga dritarja nëpërmjet karremit Bardhi, kryetarja e Kuvendit “kamikaze” anti-SHBA e “Trekëndëshit të Bermudës” dhe ortakërisë së Zenit

Amerikanët e përzunë me “shkelma” nga politika,
x
BREAKING NEWS

SPAK në oborrin e “non gratës”, ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes “Berisha”, në skaner pasuritë e fëmijëve, dhëndri,  aferat “Partizani”, “CEZ-DIA” dhe “Gërdeci”, zbardhen kabllogramet amerikane

SPAK në oborrin e “non gratës”, ja si SHBA i ka qepur
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron lajme “bombastike”: Ja pse Sali Berisha po sulmon prokuroren ‘e hekurt’ Enkeleda Millonai që po i heton dhëndrin për pastrim parash dhe skema që po ndjek Ilir Meta për të shpëtuar nga prangat e SPAK

Spartak Ngjela paralajmëron lajme “bombastike”: Ja pse Sali
x
BREAKING NEWS

Ja të gjitha dhuratat e kryeministrit Rama për oligarkun Samir Manen, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga falja e tokave private dhe shtetërore, tenderët,  te pista e helikopterit dhe hangar për avion privat

Ja të gjitha dhuratat e kryeministrit Rama për oligarkun Samir Manen,
x
BREAKING NEWS

Kongresi amerikan thellon hetimet për aferën “Rama-McGonigal”, ja si skandali mund të shkaktojë tërmet në Tiranë dhe Uashington, Robert Papa zbardh të rejat e fundit

Kongresi amerikan thellon hetimet për aferën
x
BREAKING NEWS

Përplasjet për kreun e grupit PD, Ambasada Amerikane ia bën të qartë Berishës: Nuk ndryshojmë qëndrim për “non-gratat”, nxisim aktorët të shqyrtojnë me kujdes angazhimet në parti

Përplasjet për kreun e grupit PD, Ambasada Amerikane ia bën
x
BREAKING NEWS

Miratohet rritja e pensioneve, 767 mijë persona përfitojnë indeksim me 8.6 për qind nga 1 tetori, Ministria e Financave dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore zbardhin detajet

Miratohet rritja e pensioneve, 767 mijë persona përfitojnë
x
BREAKING NEWS

Kryetarja e Kuvendit në pazare antiamerikane, ja skema e Lindita Nikollës për të kthyer Sali Berishën në politikë, aleanca e kullave të Zenit pushton Parlamentin, zbardhen skenarët e minutave të fundit mes kryeparlamentares me dyshen Noka-Bardhi

Kryetarja e Kuvendit në pazare antiamerikane, ja skema e Lindita
x

Ekonomia

Eksperti i ekonomisë: Qeveria të heqë dorë nga ligjet për amnisti fiskale e legalizim të kanabisit, fokusi të jetë prodhimi vendas

Eksperti i ekonomisë: Qeveria të heqë dorë nga ligjet

Situata ekonomike në vend, për ekspertin e ekonomisë Zef Preçi, është e favorshme për sipërmarrësit e mëdhenj dhe qeverinë, por jo për qytetarët. Sipas Preçit, i cili ka folur në një studio televizive ditën e djeshme, janë mekanizmat veprues të qeverisë që e kanë sjellë situatën në këtë pikë, ku çmimet janë të larta, paketat e ndihmës të pamjaftueshme, ndërsa diskutohen ligje për amnisti fiskale ose legalizim të kanabisit mjekësor, që për ekspertin favorizojnë pastrimin e parave të drogës.“Si kanabisi mjekësor si amnistia fiskale favorizojnë pastrimin e parave, ndërsa qeveria këmbëngul për ndryshimin e projektligjit pavarësisht reagimit të Komisionit Evropian që u shpreh kundër”, u shpreh Preçi. Ai tha se edhe rënia e ndjeshme e monedhës së euros, ku kursi i këmbimit është aktualisht 1 me 118,37 lekë, ka ardhur si pasojë e parave informale që qarkullojnë në vend. Eksperti i ekonomisë theksoi se forcimi i parasë përkundrejt euros nuk është në interes të qytetarëve, por të bankave dhe të qeverisë.“Një monedhë e fortë kombëtare nuk është tregues e shëndetit të ekonomisë por e zhbalancimit. Dëshmi e pakundërshtueshme e një oferte të rritur në tregun vendas. Shkak për rënien e euros është rritja e informalitetit. Qeveria dhe banka janë të lumtur, por bizneset nuk janë të favorizuara. Duhen monitoruar tregjet dhe kanalet përmes të cilave paratë informale hyjnë në ekonomi”, tha eksperti. Eksperti Preçi theksoi se shteti dhe bankat kanë rritur depozitat, por rritja e depozitave nuk është e shëndetshme nëse kapitali nuk absorbohet nga bizneset dhe qytetarët. Ai shprehu keqardhje për mënyrën se si qeveria menaxhoi të ardhurat shtesë nga rritja e çmimeve, ku subvencionoi ndërtuesit.“Nuk është shëndet pasurimi i depozitave, por thithja, absorbimi nga bizneset. Ndjej keqardhje për mënyrën e menaxhimit të të ardhurave suplementare të shkaktuara për rritjen e çmimet, pra, fakti që u shpërndanë te sipërmarrësit që iu cenua fitimi, jo ekzistenca”, tha ai.

Më të lexuarat