BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Eksportuesit në alarm nga rënia e euros dhe mosrimbursimi i TVSH, thirrje qeverisë të ndërhyjë brenda janarit

Eksportuesit në alarm nga rënia e euros dhe mosrimbursimi i TVSH,

Efekti i kursit të këmbimit dhe vonesat në rimbursimin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar janë bërë edhe një herë shkak për një mbledhje të jashtëzakonshme të Unionit të Eksportuesve Shqiptarë. Në një deklaratë për shtyp të këtij unioni, eksportuesit vënë theksin tek pasojat shkatërruese që kanë pasur këto dy aspekte në sipërmarrjet e tyre që ka rezultuar në fshirje të fitimit dhe asfiksim të sektorit lidhur me nënkontraktorët. “Së pari, rënia drastike dhe e pandalshme e kursit të këmbimit euro-lek. Mbivlerësimi i lekut kundrejt euros ka sjellë një humbje ekstreme për të gjitha ndërmarrjet tona. Të ardhurat e ndërmarrjeve janë në euro dhe shpenzimet janë në lekë. Në kushtet kur euro në raport me lekun është zhvlerësuar mbi 9% gjatë vitit 2018, do të thotë një zhvlerësim i njëjtë i faturimeve (të ardhurave) për kompanitë tona. Theksojmë se fitimi mesatar i ndërmarrjeve eksportuese dhe rieksportuese është rreth 15%, që do të thotë rënie e të ardhurave në masën e 2/3 më pak vetëm për efekt të kursit të këmbimit”, u shpreh Alban Zusi në emër të Unionit.

Bllokimi i rimbursimit të TVSH

Nga ana tjetër, Alban Zusi deklaroi se gjatë muajve të fundit ka patur një bllokim të rimbursimit të TVSH-së dhe për pasojë një bllokim të likuiditeteve të kompanive rieskportuese, që ka sjellë asfiksimin e sektorit, sidomos në marrëdhëniet me nënkontraktorët. “UESH, shpreh shqetësimin e anëtarëve të saj, se paqëndrueshmëria e kursit të këmbimit dhe mosrimbursimi në kohë i TVSH-së po shkatërrojnë qëndrueshmërinë dhe aktivitetin e ndërmarrjeve tona dhe kërkon marrjen e masave urgjente për të normalizuar gjendjen. Së pari: Kërkojmë ndërhyrje të menjëhershme për të stabilizuar kursin e këmbimit euro-lek. Së dyti: Kërkojmë nga ana e qeverisë të bëjë rimbursimin e menjëhershëm të TVSH-së sipas ligjit dhe me përparësi për ndërmarrjet e përpunimit aktiv dhe ndërmarrjeve të tjera që iu takon sipas ligjit rimbursimi i TVSH-së”, nënvizoi Zusi.

Ndërhyrja e qeverisë

Duke analizuar situatën, unioni ka bërë edhe kërkesën tij ndaj qeverisë. “Kërkojmë nga ana e qeverisë të gjejë mjetet e nevojshme për të ndihmuar ndërmarrjet eksportuese të dalin nga gjendja e vështirë dhe të kontribuojë për stabilizimin dhe normalizimin e situatës ekonomiko-financiare të tyre. UESH, nëpërmjet kësaj deklarate, kërkon dialog të hapur me qeverinë shqiptare për të arritur një zgjidhje të shpejtë të këtyre shqetësimeve që prekin një nga sektorët që numëron numrin më të madh të të punësuarave në vend dhe që siguron miliona euro nga eksporti i prodhimeve tona. Ne presim që brenda muajit janar 2019, të ulemi në tryezën e bisedimeve për të gjetur një zgjidhje të përbashkët, që shpëton nga falimentimi numrin më të madh të kompanive tona. Ne deklarojmë se do të përdorim të gjitha mundësitë që na jep ligji dhe e drejta e organizimit në shoqatën tonë, nëse qeveria dhe autoritetet përgjegjëse nuk marrin në konsideratë kërkesat tona të ligjshme”, përfundon deklarata e Unionit të Eksportuesve Shqiptarë.