BREAKING NEWS

Përplasjet në veri/ Shtëpia e Bardhë del me thirrjen e fortë për Kosovën dhe Serbinë

Përplasjet në veri/ Shtëpia e Bardhë del me thirrjen e
x
BREAKING NEWS

03 Qershor 2023

03 Qershor 2023
x
BREAKING NEWS

"Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka asistuar çdo seancë gjyqësore", Kreshnik Spahiu zbulon rolin e SHBA në çështjen e Saimir Tahirit

"Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka asistuar çdo seancë
x
BREAKING NEWS

Tensionet në veri të Kosovës, vjen reagimi i minutës së fundit nga Vuçiç

Tensionet në veri të Kosovës, vjen reagimi i minutës së
x
BREAKING NEWS

Arrestimi i sekretares së MSH, reagon politikani i njohur: SPAK prapë me sardele në vend të krokodilëve si Rama

Arrestimi i sekretares së MSH, reagon politikani i njohur: SPAK prapë
x
BREAKING NEWS

Dy zyrtaret e MSH në pranga për korrupsion, zbadhen detaje nga dosja e SPAK

Dy zyrtaret e MSH në pranga për korrupsion, zbadhen detaje nga dosja e
x
BREAKING NEWS

Anila Hoxha del me detaje të reja, ja lëvizja e fundit që do të bëjë prokurori për çështjen e Saimir Tahirit

Anila Hoxha del me detaje të reja, ja lëvizja e fundit që do
x
BREAKING NEWS

Arrestohet zyrtarja e lartë në MSH, vjen menjëherë reagimi i Ramës

Arrestohet zyrtarja e lartë në MSH, vjen menjëherë reagimi i
x

Ekonomia

Eksportuesit takim me Ibrahimajn për rënien e euros : Humbjet për 2023 llogariten në 45 mln euro, do ketë masa për stabilizim

Eksportuesit takim me Ibrahimajn për rënien e euros : Humbjet për

Përfaqësues të bizneseve eksportuese dhe prodhuese zhvilluan dje një takim me ministren e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj për efektet negative nga rënia e monedhës europiane. Florian Zekja koordinator i Shoqatës Pro Eksport Albania tha se gjatë takimit u ngritën shqetësimet konkrete të industrisë eksportuese të veshjeve dhe këpucëve. Për 3 mujorin e parë të 2023-it sipas Zekjas humbjet në sektorin e manifakturës nga rënia e monedhës euro llogariten në vlerën e 45 mln eurove krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Zekja gjithashtu vlerësoi se takimi ishte tejet pozitiv dhe se në takimet e ardhshme edhe me përfaqësues të Bankës së Shqipërisë pritet të merren masa për normalizimin e situatës. Në përfundimit të takimit sipas kreut të Qendrës së Eksportuesve Shqiptare Alban Zusi u vendos që të vijohet sërish edhe me takime të tjera, ku do të jenë prezent përfaqësues nga Banka e Shqipërisë, pasi situata dhe efektet janë komplekse që kërkojnë aksion e vendimmarrje nga të dyja palët. Ky takim vjen pas shqetësimit që 7 shoqata eksportuese, prodhuese dhe të sektorit të turizmit ngrenë alarmin për efektet negative nga zhvlerësimi i lartë i monedhës europiane nëpërmjet një letre drejtuar Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë z. Gent Sejko dhe ministres së Financave dhe Ekonomisë znj. Delina Ibrahimaj. Bizneset kërkuan normalizim të situatës nga Banka e Shqipërisë dhe Ministria e Financave. Në letër theksohej se rënia e euros është në nivelet më të ulëta të ulëta historike, çka rrezikon kthimin në një ekonomi të pastër importuese të ngjashme me atë të vitit 1992 nën efektet e “terapisë shock”. Shoqatat e biznesit pohojnë se ky zhvlerësim i monedhës euro, ka dëmtuar shumë rëndë industrinë prodhuese, eksportuese dhe turizmin vendase duke drejtuar shumë subjekte drejt falimentimit. Kompanitë eksportuese edhe më parë kanë ngritur shqetësimin për humbjet që po ju shkakton nënçmimi sistematik i euros ndaj lekut, pasi ka çuar në rënie të qëndrueshme në të ardhurat e tyre. Për vitin 2022 humbjet e bizneseve eksportuese nga kursi i këmbimit llogariten në vlerën e 225 mln eurove.