BREAKING NEWS

Makina merr flakë brenda servisit, policia zbardh dyshimet e para

Makina merr flakë brenda servisit, policia zbardh dyshimet e para
x
BREAKING NEWS

KQZ jep nesër vendimin për shkeljet e bëra në zgjedhjet e 6 marsit, janë të përfshirë ministra, kryetarë bashkish dhe...

KQZ jep nesër vendimin për shkeljet e bëra në zgjedhjet e 6
x
BREAKING NEWS

Zgjedhja e Presidentit të ri, Mediu ka zbuluar emrin e parë që propozon opozita: Ky është personi i duhur për të ardhur në krye të shtetit

Zgjedhja e Presidentit të ri, Mediu ka zbuluar emrin e parë që
x
BREAKING NEWS

Makina inteligjente ‘bën namin’ në qarkun e Lezhës, pezullohen 87 leje drejtimi

Makina inteligjente ‘bën namin’ në qarkun e Lezhës,
x
BREAKING NEWS

Hyn në fuqi marrëveshja e rëndësishme me Spanjën, Policia e Shtetit në konferencë të jashtëzakonshme (VIDEO-LIVE)

Hyn në fuqi marrëveshja e rëndësishme me Spanjën,
x
BREAKING NEWS

“Po s’u shkatërrua korrupsioni do të futemi në krizë të madhe”, Spartak Ngjela ngre alarmin dhe paralajmëron goditje të bujshme nga SPAK: Ka një plan!

“Po s’u shkatërrua korrupsioni do të futemi në
x
BREAKING NEWS

Befason Yuri Kim, shfaqet në mes të Tiranës si asnjëherë më parë

Befason Yuri Kim, shfaqet në mes të Tiranës si
x
BREAKING NEWS

Ndizet situata/ Suedia në NATO, Erdogan nuk tërhiqet nga vendimi: Nuk do të keni “po” nga ne pa kthyer ...

Ndizet situata/ Suedia në NATO, Erdogan nuk tërhiqet nga vendimi: Nuk
x

Ekonomia

Enti Rregullator i Ujit propozon vendosjen e fashave të tarifimit dhe rritje çmimi, qeveria shtetëzon 43 kompani ujësjellësish

Enti Rregullator i Ujit propozon vendosjen e fashave të tarifimit dhe

Enti Rregullatori i Ujit ka propozuar vendosjen e fashave të tarifimit. Kështu, Enti Rregullatori i Ujit propozon fasha të reja duke kërkuar që çmimi që jetë më i lartë për çdo litër ujë që tejkalon sasinë prej 150 litra/banor. Kjo skemë është e ngjashme me atë që qeveria po synon të rikthejë për energjinë elektrike, teksa kreu i Entit  Rregullator të Ujit (ERRU), Ndriçim Shani thotë se sipas përllogaritjeve, një qytetar konsumon mesatarisht 100 litra ujë në ditë. Megjithatë, mbetet e paqartë sesi do të bëhet përllogaritja e litrave për banor, duke qenë se pagesat e ujit bëhen mbi bazë kontrate dhe jo individësh. Ndërkaq, metodologjia e re tarifikimit të ujit parashikon gjithashtu, që për klientët publikë dhe ata privatë shoqëritë e ujësjellës-kanalizimeve të aplikojnë çmime 2-fish më të larta, ndërsa për ndotësit e mëdhenj, 3-fish më shumë. Të dhënat u bënë me dije gjatë prezantimit të metodologjisë së re të përllogaritjes së tarifave të ujit, të miratuar në fund të vitit të kaluar nga Enti Rregullator i Ujit. Kjo metodologji përfshin vendosjen e tarifave nën metodën “çmimi tavan”, një metodologji e cila parashikon që nga pagesat e ujit, të mbulohen jo vetëm nevojat për të ardhura të shoqërisë, për mbulimin e kostove të operimit, por edhe mbulimin e kostove të investim që kryhet nga ujësjellësi.

“Shkrihen” 43 kompani ujësjellësish

Ndërkohë, qeveria ka propozuar krijimin e 15 shoqërive të ujësjellës-kanalizimeve, nga 58 kompani të cilat janë aktualisht. Shifra bëhet me dije nga Enti Rregullator i Ujit, që gjithsesi specifikon se ky propozim nuk është miratuar ende përfundimisht. Reduktimi i numrit të shoqërive të ujësjellës-kanalizimeve nënkupton bashkimin e e ujësjellësve ekzistues, në kompani më të mëdha. Ndërkohë që, tashmë ekziston edhe një projektvendim i Këshillit të Ministrave që përcakton se Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të zotërojë 51 për qind të aksioneve të Subjekteve me Kompetenca të Përbashkëta, që do të jenë pikërisht kompanitë e krijuara nga agregimi i ujësjellësve. Dokumenti është publikuar edhe më herët dhe përcakton hapat që do të ndiqen për riorganizimin e sektorit të furnizimit me ujë dhe të largimit, trajtimit dhe përpunimit të ujërave të ndotura. Aktualisht, aksionet e ujësjellësve zotërohen në masën 100 për qind nga bashkitë ku ato ushtrojnë aktivitetin, ndërkohë që sipas propozimit të qeverisë, njësitë e qeverisjes vendore, që do të lidhin marrëveshje për riorganizimin e shoqërive që janë në pronësi të tyre do të zotërojnë jo më shumë se 49 për qind të aksioneve. Automatikisht, me krijimin e këtyre strukturave shkohet edhe drejt centralizimit të sektorit, duke reduktuar kompetencat e bashkive. Sipas relacionit i cili shoqëron projektvendimin e qeverisë, kjo reformë vjen për shkak të performancës së dobët komerciale e kombinuar me nivele të larta të ujit pa të ardhura që arrijnë në 65.5 për qind, ndërsa sa i përket humbjeve financiare si edhe borxhet e kompanive ato janë të larta.