BREAKING NEWS

“Janë dy ‘sëmundje’”, Sali Berisha gjen ‘diagnozën’ e krizës brenda PD-së dhe bën deklaratën e fortë

“Janë dy ‘sëmundje’”, Sali Berisha gjen
x
BREAKING NEWS

Operacioni ‘Plumbi i artë’/ Nga Talo Çela te Florenc Çapja, Klodiana Lala zbulon çfarë i pret 14 të rrezikshmit e shpallur në kërkim: Pas një muaji do të...

Operacioni ‘Plumbi i artë’/ Nga Talo Çela te Florenc
x
BREAKING NEWS

"Ndodh për herë të parë"/ Ish-ministrja Mimi Kodheli jep lajmin fantastik, merr postin e rëndësishëm në Asamblenë e NATO-s

"Ndodh për herë të parë"/ Ish-ministrja Mimi
x
BREAKING NEWS

Zjarri 'gjigand' në kryeqytet/ Flakët “përpijnë” tregun e fruta-perimeve në Tiranë, shikoni pamjet çfarë po ndodh mes dy pallateve. Reagon Policia

Zjarri 'gjigand' në kryeqytet/ Flakët
x
BREAKING NEWS

Emrat e tyre dolën në krime të rënda pas dëshmive tronditëse të Dumanit dhe Hoxhajt, SPAK shpall në kërkim ndërkombëtar 14 ‘bosët’ e njohur, shkresat i përcillen Interpolit

Emrat e tyre dolën në krime të rënda pas dëshmive
x
BREAKING NEWS

Zhvillimet e fundit politike, reagon Artan Hoxha dhe lëshon komentin e fortë: Maskara...

Zhvillimet e fundit politike, reagon Artan Hoxha dhe lëshon komentin e
x
BREAKING NEWS

Vjen lëvizja urgjente! Zgjedhja e Kryesisë së PD-së/ Rithemelimi zbardh agjendën, ja si do të mësohen emrat fitues. Berisha e Paloka do të…

Vjen lëvizja urgjente! Zgjedhja e Kryesisë së PD-së/
x
BREAKING NEWS

Brizida Gjikondi: Zgjedhja e Berishës në krye të PD atentat ndaj demokracisë, ish-kryeministri është simboli i korrupsionit, pas SHBA edhe BE pritet ta shpallë “non grata”

Brizida Gjikondi: Zgjedhja e Berishës në krye të PD atentat ndaj
x

Ekonomia

ERE nxjerr raportin dhe “vulos” keqmenaxhimin e energjisë: Rezerva ra ndjeshëm e shpejt në 3 muaj, Fierza nga nivele optimale nën mesataren e 30 viteve

ERE nxjerr raportin dhe “vulos” keqmenaxhimin e energjisë:

Entit Rregullator të Energjisë ka “vulosur” keqmenaxhimin e energjisë në vendin tonë. Prodhimi i energjisë elektrike gjatë vitit 2021rezultoi 47.5% më i lartë se mesatarja e prodhimit në 13 vitet e fundit, ndërsa prurjet mesatare në kaskadë, gjatë janarit arritën 1,271 m3/s, më të lartat të regjistruara që nga viti 1990. Por pavarësisht këtyre treguesve, qeveria shqiptare në muajin tetor shpalli emergjencën e furnizimit me energji elektrike. Vendimi i u argumentua me rritjen e çmimeve të energjisë në tregjet ndërkombëtare, duke qenë se OSHEE po importonte energji, pasi prodhimi vendas nuk plotësonte nevojat konsumatore. Mirëpo, të dhënat zyrtare nga Enti Rregullator i Energjisë mbi situatën në Kaskadën e lumit Drin, flasin për situatën tejet të favorshme në pjesën e parë të vitit dhe përmbysjen e shpejtë të treguesve brenda pak muajsh, duke theksuar rëndësinë që ka planifikimi i prodhimit dhe ruajtjes së rezervës energjetike, si një garanci për sigurinë energjetike të vendit. Gazeta ka siguruar raportin e papublikuar ende të Entit Rregullator të Energjisë, sipas të cilit deri në muajin maj 2021, niveli i ujit në liqenin e Fierzës ka qenë afërsisht në vlerat maksimale historike. Por, për një periudhë 5-mujore, nga qershori deri në tetor rezulton në ulje të vazhdueshme, duke e çuar nivelin në 6-mujorin e dytë të vitit nën nivelin mesatar të 30 viteve të fundit. Sipas dokumentit, “mesatarja shumëvjeçare e nivelit të ujit në liqenin e Fierzës është një tregues kryesor në planifikimin e prodhimit të energjisë elektrike në kaskadën e Lumit Drin”. Paralelisht, ERE evidenton se rezerva energjetike në fundin e muajit maj 2021 ka rezultuar në nivelin maksimal prej 1520 GWh dhe në fund të muajt gusht kjo rezervë energjitike ka shkuar në 628 GWh, çka sipas raportit ka shënuar një rënie të ndjeshme dhe të shpejtë. “Ruajtja dhe menaxhimi i duhur i rezervës hidrike në kaskadën e lumit Drin është një garanci e shtuar për sigurinë energjitike të vendit tone”, theksohet në raportin e Entit Rregullator të Energjisë. Kjo rënie e rezervës, por edhe e nivelit të liqenit të Fierzës ekspozuan vendin ndaj importeve të energjisë, që për shkak të çmimeve të larta në tregjet ndërkombëtare i kushtuan financave publike miliona euro. Blerjet e energjisë filluan në muajin qershor, ndërkohë që sipas përllogaritjeve të TV SCAN në total për importin e energjisë gjatë vitit 2021 u shpenzuan rreth 285.5 mln euro. Çmimi mesatar i ponderuar, me të cilin u siguruara energjia në vitin 2021 sipas ERE është 205.1 euro/mwh.

Ja si paraqitet gjendja e energjisë në vend

Por sa energji është prodhuar dhe cila është rezerva energjetike në vend? Gazeta ka siguruar të dhënat e përditësuara nga KESH sa i takon shifrave në të tre HEC-et! Kështu, KESH informon se prurjet natyrore në kaskadën e lumit Drin janë: HEC Fierzë 800 m3/s; HEC Koman 650 m3/s; HEC Vau i Dejës 120 m3/s. Ndërsa nivelet në liqenet e Kaskadës së Drinit janë: Hec Fierzë 263.12 mmnd; Hec Koman 173.10 mmnd; Hec Vau Dejës 74.80 mmnd. Sipas informacionit të publikuar në faqen zyrtare prodhimi ditor në të tre HEC-et është 15,993 MWh (ditor) ndërsa Rezerva Energjetike në vend është 350GËh”, njofton KESH.