BREAKING NEWS

Banesa në Gjirokastër u përfshi nga flakët, ndërron jetë e mitura

Banesa në Gjirokastër u përfshi nga flakët, ndërron
x
BREAKING NEWS

E veshur kuq e zi, ambasadorja e SHBA jep mesazhin e FUQISHËM nga Vlora: Asgjë nuk mund të na ndalojë

E veshur kuq e zi, ambasadorja e SHBA jep mesazhin e FUQISHËM nga Vlora:
x
BREAKING NEWS

Varianti Omicron, "simptoma të pazakonta", si ta njohim dhe kush ndërmerr rreziqe të mëdha, dëshmitë e para

Varianti Omicron, "simptoma të pazakonta", si ta njohim dhe kush
x
BREAKING NEWS

“Më në fund”, Spartak Ngjela del me mesazhin, paralajmëron momentin e shumëpritur nga shqiptarët: Është koha që kërkon shpagimin moral ndaj gjithkujt që...

“Më në fund”, Spartak Ngjela del me mesazhin,
x
BREAKING NEWS

“Isha atje edhe unë”, Kreshnik Spahiu publikon pamjet emocionuese dhe jep mesazhin e FUQISHËM

“Isha atje edhe unë”, Kreshnik Spahiu publikon pamjet
x
BREAKING NEWS

Aksidenti në Rinas/ Humb jetën pacientja që po transportohej drejt Tiranës, reagon Policia

Aksidenti në Rinas/ Humb jetën pacientja që po transportohej
x
BREAKING NEWS

“I kam parë me sy vetë disa herë”/ Ish-ambasadori i njohur plas ‘bombën’ për Presidentin: Ja si Ilir Meta vidhte lekët me thasë!

“I kam parë me sy vetë disa herë”/ Ish-ambasadori i
x
BREAKING NEWS

Aksidenti me eskortën e Berishës/ Ngjarja merr një tjetër kthesë, kamerat e sigurisë rrëzojnë truprojën dhe zbulojnë të vërtetën, hidhet dritë mbi atë çfarë ndodhi në orët e vona

Aksidenti me eskortën e Berishës/ Ngjarja merr një tjetër
x

Ekonomia

Erion Veliaj i jep Parkun e Transporteve kompanisë “Eco Tirana”, hije dyshimi për ngritjen e një impianti riciklimi në mes të Tiranës

Erion Veliaj i jep Parkun e Transporteve kompanisë “Eco

Në kulmin e debatit publik për lejimin e importit të plehrave për riciklim, Bashkia e Tiranës dyshohet të jetë duke përgatitur territorin për ngritjen e një impianti riciklimi. Kompania e përpunimit të mbeturinave “Eco Tirana”, do të marrë në përdorim Parkun e Transporteve në mes të qytetit të Tiranës. Bashkia e Tiranës ka hartuar projektvendimin që t’i kalojë pa kundërshpërblim shoqërisë “Eco Tirana” Parkun e Transporteve në rrugën “Don Bosko”, me një sipërfaqe toke prej rreth 22 mijë metra katrorë. Sipas projekt-vendimit, kjo sipërfaqe, që deri tani ishte në pronësi të Bashkisë së Tiranës, i jepet me qëllim ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme për ushtrimin e funksioneve të shoqërisë “Eco Tirana sha”, shoqërisë së krijuar për menaxhimin e mbeturinave në muajin Maj nga Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me homologen e saj në Verona të Italisë. Afati i përdorimit të kësaj hapësire do të jetë 25 vjet ndërkohë që në relacion nuk sqarohet nëse kompania, e cila ndër të tjera ka në objekt të saj edhe mbledhjen dhe transportin e mbetjeve dhe të materialeve që rrjedhin prej tyre, duke përfshirë grumbullimin e diferencuar të tyre, do t’i ushtrojë këto funksione në hapësirën prej rreth 22 mijë metra katrorë që po merr në përdorim nga Bashkia e Tiranës, apo nëse do të mund të ndërtojë aty ndonjë impiant riciklimi.

Relacioni

 Në relacionin e projekt-vendimit të bashkisë thuhet se shërbimi i pastrimit të qytetit të Tiranës përbën një nga elementët më të rëndësishëm në detyrimet që Bashkia e Tiranës ka ndaj qytetarëve të saj dhe qytetit. Ndaj, nisur nga kërkesat në rritje konstatohet se shërbimi i pastrimit të qytetit ka nevojë të ristrukturohet në funksion të përmirësimit të treguesve higjeno sanitar dhe të përmirësimit të impaktit që ai ka në mjedisin e qytetit. Relacioni sqaron më tej se bazuar në situatën e re të ridimensionimit të funksioneve dhe prioriteteve të Bashkisë Tiranë u konsiderua e nevojshme pjesëmarrja e Bashkisë Tiranë në shoqërinë “Eco Tirana sha”, shoqëri kjo e cila ndër të tjera ka në objekt të saj edhe mbledhjen dhe transportin e mbetjeve dhe të materialeve që rrjedhin prej tyre, duke përfshirë grumbullimin e diferencuar të tyre dhe pastrimin e hapësirave publike. Siç vijon relacioni, Parku i Transportit Tiranë është aktualisht në një gjendje të amortizuar dhe kalimi i tij në përdorim të Shoqërisë “Eco Tirana sha” do t’i jepte mundësi për mirëmbajtjen si dhe ridimensionimin dhe shfrytëzimin maksimal të saj në funksion të së mirës së përgjithshme të qytetit të Tiranës. Duke qenë se për shkak të natyrës së veprimtarisë së “Eco Tirana” si dhe duke marrë shkas nevojën emergjente për përmirësimin e mënyrës së ushtrimit të funksionit të pastrimit të qytetit, Bashkia e Tiranës propozon t’i kalohet shoqërisë “Eco Tirana” me të drejtë investimi dhe ri-investimi për një afat 25 vjeçar. “Duke qenë se kjo pasuri ka nevojë për mirëmbajtje të vazhdueshme dhe duke qenë se është në pronësi të Bashkisë Tiranë, e cila është aksionere në këtë shoqëri, zhvillimi i saj konsiderohet të jetë më i mirë dhe më efikas për përdorimin e shoqërisë Eco Tirana”, arsyeton Bashkia e Tiranës në projekt-vendim, në përfundim të të cilit evidentohet se dhënia në përdorim e pasurisë me emërtimin Parku i Transportit Tiranë konsiderohet se do të ndikojë në mirëmbajtjen e pasurisë së sipërpërmendur; vjen si rrjedhojë e nevojës së Bashkisë së Tiranës dhe e gjithë qytetit; si dhe do të ketë ndikim pozitiv në mundësimin e ushtrimit të funksioneve të saj në fushën e pastrimit të qytetit dhe në një ‘start up’ sa më efikas dhe të shpejtë të shoqërisë Eco Tirana, në të cilën Bashkia Tiranë është aksioneve me 51%.