Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Erion Veliaj vijon abuzimet, pas skandalit me pishat dhe dy rrotakët hap tender 65 milionë lekë për një dron dhe një lap top

Postuar: 23/12/2018 - 08:09

Bashkia e Tiranës, megjithëse posedon një fond sa gjithë 60 bashkitë tjera bashkë, mbetet një nga strukturat më abuzuese me paratë e taksapaguesve kryeqytetas. Shpërdorimi dhe vjedhja e këtij institucioni në thesin e taksave të qytetarëve, duket e pashembullt. Nën pretekstin e blerjeve për nevoja të bashkisë, kryebashkiaku Erion Veliaj po firmos tenderë skandalozë, me abuzime nga më të rëndat të para e dëgjuara deri më tani. Kështu, pas tenderit skandaloz të blerjes së 10 hoverboard-ve për 30500 USD, kjo bashki pritet të përfshihet në një tjetër akuzë, për një tjetër tender. Bëhet fjalë për objektin e prokurimit: “Blerje e sistemit ajror pa pilot fotografik (uas), laptop për punime inxhinierike për Bashkinë Tiranë”. Fondi limit i përcaktuar për këtë tender të çelur vetëm pak ditë më parë nga Bashkia e Tiranës është përcaktuar 6.499.999 lekë pa tvsh. Sipas njoftimit të publikuar në faqen e Agjencisë së Prokurimeve publike, tenderi do të zhvillohet me datë 24 dhjetor pranë Bashkisë së Tiranës.

Bashkia, 20 milionë lekë fishekzajrre

 Megjithëse Ministria e Brendshme ka urdhëruar bllokimin total të përdorimit të fishekzjarrëve nga qytetarët në ditët festive të fundvitit, Bashkia e Tiranës nuk do t’i shmanget traditës së përvitshme, në minutat e para të ndërrimit të viteve. Një muaj më parë, Bashkia e Tiranës mbylli tenderin për blerjen e fishekzjarrëve për festat e fundvitit. Tenderi është zhvilluar me 19 nëntor, me pjesëmarrës të vetëm në garë kompaninë “Albafire” shpk, e cila është shpallur dhe fituese me fond limit 2.082.500 lekë pa TVSH. Ndërkohë, vetëm pak ditë më parë, në një njoftim të publikuar në APP, Bashkia e Tiranës bënte me dije se për të rritur shkallën e sigurisë së personelit të Bashkisë së Tiranës dhe qytetarëve të Tiranës, operatori lëndët piroteknike (fishekzjarret) do ti mbajë në gjendje në depon e tij të licensuar dhe do të nxjerrë në datën e orën që do të përcaktohet në kontratë. (datë 31.12.2018 ora 24:00). Bashkia kërkon që operatori të ofrojë shërbimin e montimit, plasjen dhe pastrimin e ambjentit pas përfundimit të festës me stafin e operatorit ekonomik të licensuar sipas akteve ligjore e nënligjore në fuqi.

Veliaj paguan 30.500 USD për 10 hoverboard

Vetëm pak muaj më parë, Bashkia e Tiranës me kryetar Erion Veliajn ka porositur 10 hoverboard për Policinë Bashkiake që patrullon në qytet. Çmimi i këtyre dy rrotakëve të balancuar siç njihen ndryshe, është më i padëgjuari ndonjëherë. Një hoverbord me timon për vetëkontroll kushton në realitet 360 dollarë. Ndërsa në tenderimin e Bashkisë Tiranë kushton 3050 dollarë. Denoncim i një tenderi të tillë abuziv është bërë nga zëdhënësja e PD, Ina Zhupa, e cila e ka bërë publik këtë tender. Zhupa ka deklaruar se vlera e një hoverdoard-i është 360 dollarë, por kryebashkiaku Veliaj ka ofruar 30500 dollarë amerikanë për blerjen e 10 hoverboard, pra plot 3050 dollarë për një të tillë. Edhe në këtë rast, si shumë raste të tjera nga kjo bashki, tenderi i është dhënë një operatori, të vetmit në garë, në fondin limit 33 milionë lekë (30.500 USD).

Tenderi i bashkisë, 400 pisha për 2.6 mln euro

Një tjetër tender skandaloz i kësaj bashkie, që s’mund të harrohet lehtë nga opinioni publik, është ai i pishave. Pak kohë më parë, Partia Demokratike, e ka akuzuar kryebashkiakun Erion Veliaj madje e ka kallëzuar penalisht në Prokurori, për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tenderë. Bëhet fjalë për tenderin 2.6 mln euro për blerjen e 400 pishave, pra një pishë 6 milionë e 5oo mijë euro copa. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/02/2019 - 07:20

Asnjë person që nuk ka paguar faturat e dritave, ujin apo telefonin, apo që ka detyrime të papaguara nëpër dyqane dhe kompani të tjera, nuk do ketë mundësi që të marrë një kredi bankare.

Postuar: 17/02/2019 - 07:42

Reforma e derregullimit mbetet një nga reformat më sfiduese për transformimin e ekonomisë shqipta

Postuar: 16/02/2019 - 07:22

Autoriteti i Konkurencës do të vazhdojë gjatë vitit 2019 mbikëqyrjen dhe hetimet në tregun e tele

Postuar: 15/02/2019 - 07:32

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar dhjetëra probleme në menaxhimin e financave publike.

Postuar: 14/02/2019 - 07:21

Bizneset amerikane ankohen për rimbursimin e TVSH, konkurrencë të pandershme, evazion fiskal, si

Postuar: 13/02/2019 - 07:30

Shqipëria do të ketë atë që njihet si rezerva e sigurisë së naftës dhe nënprodukteve të saj e cil

Postuar: 12/02/2019 - 07:25

Vendimi i qeverisë, i cili lejon vetëm importin e makinave të përdorura “euro 4”, pra