BREAKING NEWS

Shqipëria "shkundet" nga tërmeti

Shqipëria "shkundet" nga tërmeti
x
BREAKING NEWS

“Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë”/ Artan Hoxha flet me emra dhe plas ‘bombën’: Do goditet shumë lartë! SPAK më ka thirrur dhe mua të dëshmojë për këtë dosje!

“Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë”/
x
BREAKING NEWS

Konflikti me kryebashkiakun Dritan Leli dhe drejtorit të bashkisë që përfundoi të shoqëruar në polici/ Reagon ‘flakë për flakë’ UKV, sqaron gjithë situatën

Konflikti me kryebashkiakun Dritan Leli dhe drejtorit të bashkisë
x
BREAKING NEWS

Ndizen gjakrat, Basha i hedh dorashkën me dosjen kriminale të amerikanëve, Berisha paralajmëron me shkarkimin e kreut të PD, Fieri sfida e radhës

Ndizen gjakrat, Basha i hedh dorashkën me dosjen kriminale të
x
BREAKING NEWS

Milaim Zeka paralajmëron arrestimin e Berishës, Roland Bejko akuzon ish-kryeministrin se po tenton grusht shteti brenda partisë

Milaim Zeka paralajmëron arrestimin e Berishës, Roland Bejko akuzon
x

Ekonomia

Çështjet e Arbitrazhit gërryejnë buxhetin, fatura që duhet të paguajë Shqipëria shkon në 447 milionë euro, ja paditë që na fundosin

Çështjet e Arbitrazhit gërryejnë buxhetin, fatura që

Shqipëria do detyrohet të paguajë 447 milionë euro për çështjet e humbura në Arbitrazh. Një nga çështjet më të diskutuar ka qenë ajo “Beggetti”, për të cilën qeveria shqiptare do të paguajë 110 milionë euro. Ndërkohë, sipas të dhënave të publikuara nga “Open Data”, kjo është vetëm një pjesë e faturës së majme që ne u detyrohemi çështjeve të humbura në Gjykatën e Strasburgut. Në raport sqarohet se, qeveria shqiptare regjistron aktualisht në faturën e Strasburgut vetëm 109 milionë euro, por në të vërtetë fatura kap vlerat e 447 milionë eurove. Sipas “Open Data”, Ministria e Financave nuk ka përfshirë në këtë faturë tre çështjet e regjistruara në vitin e shkuar, të cilat kanë shumë shanse që të përfundojnë në favor të paditësit. Së bashku këto fatura i shtojnë buxhetit të shtetit mbi 300 milionë euro detyrime për t’u paguar. Pra deri në fund të këtij viti, fatura totale që do të paguajnë shqiptarët për çështjet e humbura në Gjykatën e Strasburgut shkojnë në 447 milionë euro. “Për periudhën janar 2018-dhjetor 2020, shteti shqiptar ka njohur detyrime nga 14 vendime të Gjykatës së Strasburgut në vlerën totale 13. 632. 130 Euro. Në vitin 2020 kanë marrë formë të prerë 3 çështje, në 2019 kanë marrë vendim të formës së prerë 2 çështje dhe në vitin 2018 kanë marrë formë të prerë 9 çështje. Por, shqiptarët do të duhet të paguajnë edhe 300 milionë euro, më shumë nga sa thotë qeveria, për humbjen e gjyqeve të shtetit ndaj privative gjatë 2020, kosto që në total përllogaritet rreth 447 milionë euro”, thuhet në raport. Sipas raportit, në vlerën e regjistruar deri më tani, peshën e zë çështja “Sharxhi dhe të tjerët kundër Shqipërisë, me vlerë 13. 447. 300 Euro apo rreth 99% të detyrimeve total të kësaj periudhe.

Ja dosjet e nxehta

Në këtë raport “Open Data” ka renditur tre çështjet me fatura marramendëse që mund të fundosin Shqipërinë dhe të shtojnë kostot ndaj Arbitrazhit. Konkretisht, procesi më i majmë është ai ndaj kompanisë “Kurum Shipping Sh.p.k”. Kompania ka paditur në shtator të 2020 Shqipërinë për prishjen e njëanshme të kontratës së koncesionit për menaxhimin, operimin, mirëmbajtjen dhe përmirësimin teknik të terminalit të kontejnerëve në Portin e Durrësit. Sipas raportit, nëse gjykata vendos në favor të paditësit, shuma që ne duhet të paguajmë për kompensim ndaj tij shkon 100 milionë Euro. Ndërkohë dy heshtjet e tjera që fryjnë më shumë faturën ndaj Arbitrazhit janë; ajo ndaj kompanisë “Arka Energy B.V”, që kap vlerat e mbi 110 milionë eurove dhe “Costruzioni Dondi & Kubota Co” me faturë 81 milionë euro. Sipas raportit, gjasat janë që këto çështje do rezultojnë të humbura për ne. “Dosja tjetër që mund të peshojë fort në xhepat e taksapaguesve shqiptarë është ajo e ngritur në dhjetor të vitit të kaluar nga kompania “Arka Energy B.V”, që ishte pjesë e konsorciumit të kompanive që fituan tenderin për ndërtimin e parkut energjetik fotovoltaik në vitin 2018. Sipas të dhënave, dëmshpërblimi i pretenduar nga kjo kompani është në vlerën 110 milionë Euro. Padia e tretë është ajo e ngritur nga kompanitë “Costruzioni Dondi & Kubota Co”. Kjo çështje është ngritur në vitin 2018 dhe për shkak të problemeve tjera ka shkuar sërish në Strasburg dhe fatura arrin në vlerën e 90 milionë eurove”, thuhet në raport.