Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Euro i afrohet nivelit më të ulët të 10 viteve të fundit, BSH asnjë plan ndërhyrjeje

Postuar: 17/11/2018 - 07:30

 Monedha e përbashkët ka vijuar tendencën rënëse përgjatë ditëve të fundit, e cila ka qenë e qëndrueshme dhe graduale, duke e zbritur euron në 124.52 lekë gjatë ditës së djeshme, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë. Ky është niveli më i ulët që nga fillimi i muajit qershor, kur euro zbriti në 124.17 lekë, niveli më i ulët në 10 vjet, por më pas rënia u frenua, pas një seri ndërhyrjesh të jashtëzakonshme të Bankës së Shqipërisë, që tërhoqi nga tregu më shumë se 100 milionë euro, duke e stabilizuar kursin në raportet e këmbimit 1 euro me rreth 126 lekë. Por, që nga mesi i muajit shtator, euro iu rikthye tendencës rënëse që ndonëse e lehtë ka qenë e vazhdueshme. Banka e Shqipërisë, nga ana e saj, ka sinjalizuar tregjet se ajo nuk ka më plan të ndërhyjë, pasi Shqipëria ka një regjim të lirë të kursit të këmbimit dhe ajo ndërhyn në treg vetëm kur rrezikohet objektivi i saj kryesor, ai i ruajtjes së stabilitetit të çmimeve. Ndërkohë, sipas aktorëve kryesorë në tregun e këmbimit valutor niveli i këmbimit të euros me lekun tashmë është i stabilizuar. Monedha e përbashkët europiane ka tendencën që të zhvlerësohet me afrimin e afateve të fundit të pagimit të detyrimeve tatimore, ku në datën 14 të çdo muaji bizneset paguajnë detyrimin e TVSH dhe në datë 20 kanë afatin e fundit të pagesës së sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Volumet e ulëta tregtare kanë detyruar bizneset që të këmbejnë valutën për të paguar detyrimet. Oferta për valutë, pohojnë aktorët e tregut, vijon që të mbetet e lartë, ndërkohë që qarkullimi i monedhës vendase mbetet i ulët. Në këto kushte pritet që presioni për nënçmimin euros të vijojë të jetë i pranishëm. Nga 1 janari deri në 16 nëntor, kursi mesatar i këmbimit të euros është 128.6 lekë, nga 134 lekë që ishte mesatarja e vitit të kaluar, me një nënçmim prej 5.5 lekësh, duke u luhatur në nivelin më të ulët nga vitit 2008, kur monedha e përbashkët u këmbye mesatarisht me 122.8 lekë.

Bien të gjitha valutat

Java është mbyllur me dobësimin e disa prej valutave kryesore kundrejt monedhës vendase, veçanërisht të sterlinës. Dobësimi i paundit është reflektuar edhe në tregun vendas, ku valuta pësoi një rënie me plot 1.7 lekë për njësi, duke zbritur kështu në kuotën e 140.3 lekeve. Rënia e sterlinës në tregun vendas përkon me dobësimin e valutës pas lajmërimit të dorëheqjes së ministrit për Brexit, Dominic Raab dhe ministres së punës dhe pensioneve Esther McVey si dhe prej pasigurive në lidhje me projekt marrëveshjen për Brexit në parlamentin britanik. Ndërkohë, në rënie është regjistruar gjithashtu edhe vlera e dollarit amerikan gjatë ditës së sotme. Valuta është zhvlerësuar me 0.2 lekë për njësi kundrejt monedhës vendase dhe këmbehet sot për 109.3 lekë në blerje dhe 110.2 lekë në shitje. Ndërkohë, edhe franga zvicerane po ashtu është zhvlerësuar ndaj monedhës kombëtare, lekut, me 0.4 lekë për njësi. Ndërsa ka regjistruar një rritje të lehtë dollari kanadez me 0.2 lekë për njësi dhe këmbehet sot në pikat e këmbimit valutor për 83 lekë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 7

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 09/12/2018 - 07:27

Skema e ndihmës ekonomike si ajo e përfitimit nga personat me aftësi të kufizuara do të ndryshojnë sërish gjatë 3 viteve të ardhshme.

Postuar: 08/12/2018 - 07:30

Niveli i përgjithshëm i çmimeve u rrit vetëm me 1.8 % në muajin nëntor, duke shënuar ritmet më të

Postuar: 08/12/2018 - 07:28

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka ushtruar një kontroll në Entin Kombëtar të Banesave, nga ku ka rez

Postuar: 07/12/2018 - 07:32

Ambasada e Italisë në Tiranë njoftoi ditën e djeshme se për t’u ofruar një shërbim më të mi

Postuar: 06/12/2018 - 13:07

Monedha e përbashkët europiane ka shënuar një tjetër rekord të ulët për dekadën, duke u këmbyer p

Postuar: 06/12/2018 - 07:20

Vitin e ardhshëm, qytetarët e Tiranës do të përballen me një sërë faturash më të larta.

Postuar: 05/12/2018 - 07:15

Institucionet shtetërore kanë shkaktuar një dëm prej 120,343,336 mijë lekë ose afërsisht 957.3 mi