
E rëndë/ Gjendet i vdekur shtetasi në një hotel, dalin detajet e para

"Të presim thesin e lekëve në kurriz?" Gazetari zbardh detaje për akuzat e Ahmetajt: Mund të ndjekë edhe rrugën e arratisjes si Adriatik Llalla

“Marrëveshja Beograd-Prishtinë?!”/ Reagon Rama, kërkon sqarime nga OKB: Gabim serioz apo lapsus? Jepni sqarime menjëherë

A do arrestohet Ahmetaj? Juristja shpjegon prapaskenat: Ja çfarë po ndodh pas dyerve të SPAK

Akuzat mbi Arben Ahmetajn, Kreshnik Spahiu zbardh prapaskenat: Rrezikon 10 vjet pas hekurave, ja ku ndryshon me Saimir Tahirin

“Mikun mbaje pranë, armikun edhe më pranë”/ Çfarë po paralajmëron Artan Hoxha? Ja mesazh i koduar që jep nga Shkupi

Kreshnik Spahiu plas deklaratën ‘bombë’ dhe zbardh skemën që po përdoret: Arben Ahmetaj do arrestohet kur Rama të jetë në këtë shtet, jo rastësisht...

A po zhduk provat Ahmetaj? Spahiu zbardh prapaskenat dhe zbulon skenarin: Akuzat mund të rrudhen deri në…

Euro merr kthesën drastike, ja çfarë po ndodh me monedhën e huaj

Shkruar nga SOT.COM.AL 16 Mars 2023

Euro ka rifituar terren në kursin e këmbimit me lekun në ditët e fundit.
Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye sot me 114.94 lekë, në rritje për të dytën ditë radhazi. Që nga e mërkura, euro ka rifituar pothuajse një pikë në kursin e këmbimit me lekun.
Në fillim të kësaj jave, euro ra poshtë nivelit të 114 lekëve dhe shënoi pikën më të ulët të këtij viti, në nivelin e 113.97 lekëve, ndërsa duket se kjo rënie po korrigjohet pjesërisht.
Agjentët e tregut valutor shprehen se, pavarësisht rritjes së ditëve të fundit, në treg nuk vërehet ndonjë kërkesë me bazë të gjerë për monedhën europiane. Me shumë të ngjarë, rritja mund të jetë e ndikuar nga operacione sporadike në vlera të mëdha.
Një faktor mund të jetë edhe nevoja e aktorëve të mëdhenj të tregut valutor (banka) për të mbyllur pozicionet që mund të jenë hapur në javët e fundit, për shkak të rritjes së volumit të shitjeve të euros, rritje e nxitur nga kursi i favorshëm për blerësit.
Një fenomen i tillë u vërejt edhe në ditët e fundit të dhjetorit, kur rënia e kursit në nivelet minimale historike rriti kërkesën për monedhën europiane dhe kjo solli në vijim një lëvizje të kursit në kahun e kundërt, në rritje.
Agjentët e tregut shprehen se balancat e kërkesës dhe ofertës në treg nuk kanë luhatje të mëdha dhe perspektiva e kursit ngelet në favor të lekut, që besohet se do të vijojë të ruajë pozita të forta krahasuar me periudhat e mëparshme.
Nëse shohim tendencat e kursit në afat më të gjatë, leku po vazhdon të mbiçmohet në kursin e këmbimit me lekun. Kursi mesatar i këmbimit për periudhën 1 janar-16 mars 2023 është në nivelin 115.75 lekë, nivel ky 5.3% më i ulët krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sipas ekspertëve, forcimi i lekut mund të shpjegohet, në radhë të parë, me ecurinë pozitive të flukseve valutore hyrëse, i ndikuar kryesisht nga turizmi, rritja e investimeve të huaja sidomos në sektorin e pasurive të paluajtshme dhe flukset konstante të prurjeve valutore informale.
Në fillim të këtij viti një efekt pozitiv mund të ketë ardhur nga përmirësimi i bilancit tregtar dhe rënia e ndjeshme e deficitit në muajin janar.
Nga ana tjetër, një ndikim të caktuar mund të ketë pasur edhe politika monetare me kah shtrëngues e Bankës së Shqipërisë, që është përcjellë me një rritje të normave të interesit dhe yield-eve për instrumentet financiare në lekë.
Kjo mund të ketë ndikuar në kërkesë më të madhe për lekë dhe në rritje të ofertës së euros, sidomos në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, kur rritja e yield-eve arriti kulmin. Burimi/ Monitor
Më të lexuarat


Qeveria gati projektligjin e ri, ja si do të shiten pronat e bllokuara nga shteti në kuadër të aktit normativ për konfiskimin e ndërtimeve pa leje

Zbardhet raporti i KLSH, ja si KESH përshkallëzoi krizën energjetike, keqmenaxhoi kaskadën mbi Drin, humbje në rrjet dhe mungesë investimesh

Meta sulmon qeverinë: Hapin tender për blerje energjie 3-5 vjet, çmimi i fiksuar 123 euro më i lartë se në bursë

Java e parasë për vitin 2023, Guvernatori Gent Sejko: Edukimi financiar, ndër objektivat e rëndësishëm të BSH

Ministrja Kushi mesazh të rinjve: Nëse punoni me ndershmëri, fitimet janë më të sigurta dhe më të qëndrueshme

Euro dhe dollari “nuk kanë ndërmend” të rriten, ja me sa këmbehen monedhat e huaja sot në Shqipëri

Pagat në sektorin privat rriten me ritme 2.5 herë më të larta se në shtet, ngushtohet hendeku

Këmbimi valutor 20 mars 2023/ Çfarë po ndodh me euron dhe dollarin? Ja me sa do të këmbehen monedhat e huaja në Shqipëri

Këmbimi valutor 18 mars/ Me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro. Çfarë ndodh me monedhat e tjera

Këmbimi valutor/ Me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro, ja çfarë ndodh me monedhat e tjera
