BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Ekonomia

Euro në nivel kritik/ Ja me sa u këmbye sot

Euro në nivel kritik/ Ja me sa u këmbye sot

Kjo javë ka nisur me një forcim të monedhës vendase ndaj të gjitha valutave, por që gjithsesi mbetet e frenuar në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 125.38 lekë, me një rënie prej 0.11 lekë në krahasim me fundin e javës së kaluar. Ky është niveli më  i ulët që nga fillimi i muajit qershor, kohë kur Banka e Banka e Shqipërisë filloi një ndërhyrje të jashtëzakonshme në treg me synim frenimin e rënies së euros. Kjo e fundit u nënçmua nga gati 134 lekë që ishte në ditët e para të janarit në 124.17 lekë në fillim qershori, niveli më i ulët në 10 vjet.

Ndërhyrjet e Bankës e rritën euron në ditët e para deri afër 130 lekëve, por me pas kursi u stabilizuar në nivelin e 126 lekëve.

Me fillimin e gushtit, kur tradicionalisht ka ofertë të shtuar nga emigrantët dhe turistët, euro ka shfaqur tendenca nënçmuese, që gjithsesi kanë arritur të mbahen nën kontroll nga Banka e Shqipërisë, e cila ka deklaruar se do të jetë vazhdimisht e pranishme në treg për të frenuar rënien e euros.

Në krahasim me fillimin e gushtit, euro ka rënë vetëm me 0.2 lekë, teksa luhatjet në ulje-ngritje kanë qenë të ulëta.

Mbajtja nën kontroll e euros, në një kohë që ajo ishte e dobët në tregjet ndërkombëtare për shkak të krizës turke, ka bërë që dollari të rritet, me synim ruajtjen e raporteve në tregjet ndërkombëtare, duke u ngjitur deri afër në 111 lekëve  një javë më parë, niveli më i lartë që nga janari. Por ditën e sotme edhe monedha e gjelbër ka shënuar rënie, duke u këmbyer me 109.88 lekë, sipas kursit zyrtar të Bankës, 0.32 lekë më pak se të premten.

Ekspertët e kursit të këmbimit, që kontaktohen vazhdimisht nga Monitor,  pohojnë se në këto kushte është e vështirë që të bëhen parashikime se si do të jetë ecuria e kursit të këmbimit në muajt në vijim. Nëse do të fillojë një fluks i ri ndërtimesh, kryesisht në kulla, ata presin që të hyjë sërish më shumë valutë në treg, duke ushtruar presion për nënçmimin e monedhës së përbashkët. Kanalizimi i parave informale në ndërtim ishte dhe një nga faktorët që ndikuan rënien e euros në pjesën e parë të vitit, sipas ekspertëve. /Monitor/

Capture-25

Më të lexuarat