Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Euro në nivelin më të lartë që kur BSH ndërhyri në treg, “fundoset” leku

Postuar: 03/09/2018 - 13:29

Kjo javë ka nisur me një forcim të valutave kundrejt monedhës vendase. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 126.4 lekë, duke u rritu rme 0.13 lekë në raport me të premten e javës së kaluar. Euro ka shënuar në këtë mënyrë në tregun vendas, të nëntën ditë radhazi kur vetëm mbiçmohet.

Sot, monedha e përbashkët këmbehej në nivelim më të lartë që nga 12 qershori, kohë kur Banka e Shqipërisë nisi ndërhyrjet në tregun e brendshëm me synimin për të frenuar rënien e pazakontë të euros, që zbriti nga rreth 134 lekë në fillim të vitit në 124.17 lekë në fillim të qershorit. Pas ndërhyrjeve, euro u rrit për dy ditë në nivelin e 128 lekëve dhe më pas u stabilizua në rreth 126 lekë, teksa institucioni monetar qendror paralajmëroi se do të ishte vazhdimisht i pranishëm në treg.

Në gusht, si rrjedhojë e efekteve sezonale, euro u nënçmua, por rënia ishte më e frenuar se vitet e tjera për shkak se banka e Shqipërisë hoqi vazhdimisht likuiditetin e tepërt nga tregu. Niveli më i ulët i euros në gusht zbriti në 125.48, në datën 10.

Më pas, me mbarimin e efekteve sezonale, euro filloi të forcohej gradualisht, për të arritur sot në nivelin më të lartë në tre muaj.

Në rritje ka qenë dhe dollari, i cili u këmbye me 108.91 lekë, 0.72 lekë më shumë se fundi i javës së kaluar.

Aktorët e tregut pohojnë se me mbarimin e efekteve sezonale është e vështirë që të parashikohet se si do të jetë ecuria e kursit të këmbimit. Dy vitet e fundit, kursi është luhatur nga faktorë jo të zakontë të kërkesë-ofertës, e ndikuar dhe nga hyrjet informale të valutës, që kanë ndikuar ndër të tjera dhe në forcimin e pazakontë të monedhës vendase, teksa deficiti i llogarisë korente nuk ka shënuar përmirësim të dukshëm./ Monitor

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
You voted 5. Total votes: 9

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 26/09/2018 - 07:35

Qytetarët që ndryshojnë banesë dhe nuk e deklarojnë atë do t’i shpëtojnë gjobës për 6 muaj.

Postuar: 26/09/2018 - 07:33

Paketa e re fiskale pritet të sjellë ndryshime të rëndësishme taksash, duke filluar që nga 1 jana

Postuar: 25/09/2018 - 12:52

Kursi zyrtar i këmbimit valutor për sot, nga Banka e Shqipërisë.

Postuar: 25/09/2018 - 07:45

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko mori pjesë në takimin e Klubit të Guvernatorëve të

Postuar: 25/09/2018 - 07:43

Shqipëria renditet sot ndër vendet që ka flotën më të vjetër të automjeteve, me moshë mesatare mb

Postuar: 24/09/2018 - 16:31

Shqipëria renditet sot ndër vendet që ka flotën më të vjetër të automjeteve, me moshë mesatare mb

Postuar: 24/09/2018 - 10:26

Në tregun valutor vendas, euro vazhdon të blihet me 126.20 lekë dhe shitet me 126.80 lekë.