BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Euro në rënie, Banka e Shqipërisë paralajmëroi se mund të ndërhyjë sërish

Euro në rënie, Banka e Shqipërisë paralajmëroi se mund

Euro e ka nisur këtë javë , duke u nënçmuar në raportet e këmbimit me lekun. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 125.7 lekë, duke u zhvlerësuar me 0.34 lekë. Dollari u këmbye me 108.37 lekë, duke u çmuar me 1.67 lekë, në raport me ditën e mëparshme. Në bursat ndërkombëtare, euro është këmbyer me 1.16 dollarë amerikanë. Monedha e përbashkët po përjeton një periudhë të dobët përkundrejt monedhës së gjelbër për shkak të zhvillimeve politike në botë.

Euro arriti në fillim të qershorit (data 5) nivelin më të ulët në 10 vjet, prej 124.17 lekë. Më pas, me ndërhyrjen e Bankës së Shqipërisë, që deklaroi se euro kishte rënë përtej parashikimeve, ndaj ajo do blinte valutë në treg, monedha e përbashkët u ngjit deri në 128.34 lekë, për të zbritur sërish afër 126 në fund të javës së kaluar.

Me mbërritjen  e verës, pritet që efektet sezonale të ushtrojnë presion për një nënçmim të mëtejshëm të monedhës së përbashkët, për shkak të shtimit të prurjeve nga turistët (që këtë vit pritet të arrijnë nivel rekord) dhe prurjeve të emigrantëve, që arrijnë kulmin në gusht.

Për këtë arsye, Banka e Shqipërisë ka paralajmëruar se mund të ndërhyjë sërish në treg. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha dy ditë më parë, gjatë samitit të shtatë rajonal të Guvernatorëve të bankave qendrore rajonale se nese do te gjendet e nevojshme, do të detyrohen të blejnë më shumë valutë në treg.

Sejko tha se edhe pse Shqipëria ka një regjim të lirë të kursit të këmbimit, megjithatë për shkak të mbiçmimit në muajt e parë të 2018-s me më shumë se 7% u detyruan që të bejnë një nderhyrje të jashtëzakonshme në treg, duke tërhequr valutë nga tregu. Guvernatori theksoi se kjo ndërhyrje, e cila bëhet për herë të parë, ka për qëllim të vetëm ruajtjen e inflacionit në objektiv.

Megjithatë kjo ndërhyje për Bankën e Shqipërisë po bëhet në një moment ku efektet sezonale po punojnë në të kundërt dhe kjo e bën institucionin monetar qendror që të paralajmërojë për ndërhyrje të mëtejshme nëse euro do të bjerë sërish përtej parashikimeve.

 

Më të lexuarat