BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Euro pëson uljen më të madhe që para fillimit të pandemisë, nuk do ta besoni me sa lekë këmbehet

Euro pëson uljen më të madhe që para fillimit të

Monedha e përbashkët ka shënuar një rënie të fortë sot në tregun e brendshëm valutor. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 123.636 lekë, me një rënie prej 0.59 lekësh në raport me fundin e javës së kaluar.

Ky është niveli më i ulët që nga data 17 mars, kur sapo kishte filluar mbyllja e ekonomisë, si rezultat i masave që u morën për frenimin e përhapjes së Covid-19. Pas mbylljes, euro u rrit ndjeshëm, për të arritur në mbi 131 lekë në 30 mars. Më pas euro u stabilizua rreth nivelit të 124 lekëve

Rënia e fortë e ditës së sotme është e lidhur më së shumti me efektet sezonale. Ndonëse me pak vonesë, fluksi i turistëve të huaj është shtuar, kryesisht nga Kosova dhe Maqedonia duke rritur ofertën për valutë në treg. Të dhënat zyrtare nga Doganat e Kosovës bënë të ditur se gjatë fundjavës, ishin rreth 30 mijë qytetarët të Kosovës që zgjodhën të vizitojnë bregdetin në Shqipëri, me 8 mijë vetura dhe mbi 50 autobusë

Në kahun tjetër, kërkesa për valutë është e ulët, pasi shumë shqiptarë nuk ikin dot me pushime jashtë vendit, përveç Turqisë, për shkak se vendet e BE-së lejojnë të udhëtojnë vetëm shtetasit e tyre dhe personat me leje qëndrimi. Edhe qarkullimi i parasë në vend, ndonëse në gjallërim, sërish mbetet i ulët në krahasim me vitet e kaluara.

Nënçmim të ndjeshëm shënoi dhe dollari. Monedha e gjelbër u këmbye sot me 105 lekë, duke zbritur në nivelin më të ulët që nga mesi i muajit prill të vitit 2018, sipas serive kohore të Bankës së Shqipërisë.

Tradicionalisht gjysma e parë e gushtit shënon një rënie të valutave për shkak të efekteve sezonale, që lidhen me ardhjen e turistëve dhe emigrantëve. Këtë vit në vend po vijnë me chartera vetëm turistë nga Polonia, Bjellorusia dhe Ukraina, ndërsa shumë më të mëdha janë hyrjet nga kufiri tokësor, nga Kosova e Maqedonia./Monitor