BREAKING NEWS

Muharrem Xhafa rrëfen të pathënat: Ja si Ramiz Alia në fshehtësi të plotë e me dredhi, i orientuar, i udhëzuar, dhe i detyruar prej agjenturave të huaja organizoi lëvizjen e Dhjetorit ’90, nga infiltrimi i spiunëve të ish-Sigurimit të Shtetit, te pazar...

Muharrem Xhafa rrëfen të pathënat: Ja si Ramiz Alia në
x
BREAKING NEWS

Ja sekretet e errëta që fsheh “Foltorja”, Evi Kokalari u plas skandalet Shkëlzenit, Ilir Metës, Albana Vokshit, Flamur Nokës, Edi Palokës dhe Abi Malltezit: Si më kanë kërcënuar njerëzit e Sali Berishës, ju tregoj të gjitha pazaret e tyre të pista...

Ja sekretet e errëta që fsheh “Foltorja”, Evi Kokalari u
x
BREAKING NEWS

Britania “mesazh” SPAK-ut për Sali Berishën, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve dhe paralajmëron një tjetër listë me “non-grata”, Londra e përkushtuar të çmontojë lidhjet mes krimit, korrupsionit dhe politikës...

Britania “mesazh” SPAK-ut për Sali Berishën, ambasadori
x
BREAKING NEWS

SPAK i ka futur nën hetim, zbardhet pasuria e Damian Gjiknurit dhe Olta Xhaçkës, nga apartamentet, garazhet, te llogaritë bankare, ja dokumentet

SPAK i ka futur nën hetim, zbardhet pasuria e Damian Gjiknurit dhe Olta
x
BREAKING NEWS

Ja pse Edi Rama sulmoi amerikanët dhe SPAK në Kongres, zbardhet lista me deputetë, ish-deputetë, ministra, ish-ministra dhe kryebashkiakë që presin radhën për në qelinë e burgut

Ja pse Edi Rama sulmoi amerikanët dhe SPAK në Kongres, zbardhet lista
x
BREAKING NEWS

Nga Azem Hajdari, Shinasi Rama, Sali Berisha, Aleksandër Meksi, Gramoz Pashko, te Sabri Godo dhe Remzi Lani, Ilir Demalia nxjerr listën “bombë” të personazheve “VIP” që ishin pjesë e ish-Sigurimit të Shtetit dhe Partisë së Punës, ja pseudonimet...

Nga Azem Hajdari, Shinasi Rama, Sali Berisha, Aleksandër Meksi, Gramoz
x
BREAKING NEWS

Olsi Rama i përfshirë në trafiqe, Gazment Bardhi kërcënon Edi Ramën dhe pritet të bëjë publike më 14 dhjetor 2023 dosjen e vëllait të kryeministrit

Olsi Rama i përfshirë në trafiqe, Gazment Bardhi
x
BREAKING NEWS

Gjysma e qeverisë në burg dhe gjysma nën hetim, Edi Rama mbledh Kongresin e PS dhe nis sulm frontal kundër SHBA dhe SPAK, në panik nga republika e prokurorëve

Gjysma e qeverisë në burg dhe gjysma nën hetim, Edi Rama mbledh
x

Ekonomia

Euro, rënie me ritme të shpejta si në korrik, edhe dollari në ‘pikatë’

Euro, rënie me ritme të shpejta si në korrik, edhe dollari

Euro po zhvlerësohet me ritme të shpejt duke iu afruar niveleve të korrikut, muaj në të cilin preku nivelin më të ulët historik. Në kursin e Bankës Qendrore, në mes të muajit nëntor monedha europiane po këmbehet mesatarisht me 104.1 lekë, duke humbur 0.2 pikë nga java e kaluar.

Efekti i forcimit të lekut me Euron në tregun tonë prek edhe valutat e tjera, ku shihet se dollari amerikan, ka zbritur nën 97 lekë, nga 100 që lekë që këmbehej në fundjavë. Me këto pozita, monedhat e huaja ndodhen në vlerat më të ulëta të tre muajve të fundit. Flukset e larta nga turizmi dhe investimet e huaja direkte e kanë përmirësuar ndjeshëm Bilancin e Pagesave këtë vit, dhe këta konsiderohen faktorët kyç në gjendjen aktuale të kursit valutor.

Njëlloj siç ndodhi edhe vitin e kaluar, kursi i këmbimit euro-lek po vazhdon rënien edhe pas sezonit veror. Nëse vitin e kaluar forcimi i Lekut u frenua disi nga importet e larta të energjisë elektrike, ndikimi i këtij faktori gjatë vitit është shumë më i ulët. Së fundmi, një lëvizje në kahun shtrëngues ndërmori edhe Banka e Shqipërisë, duke rritur normën bazë të interesit për herë të parë që nga muaji mars. Norma bazë tashmë ka arritur në 3.25%, niveli më i lartë i dekadës së fundit.