BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Euro rifillon luhatjet e mëdha, zbret sërish në 129 lekë

Euro rifillon luhatjet e mëdha, zbret sërish në 129 lekë

Monedha e përbashkët europiane e ka nisur javën e nënçmuar përkundrejt lekut vendas. Një euro është këmbyer sot në nivelin e 129 lekëve, rreth 0.29 pikë më pak se një ditë më parë, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë. Euro ka shënuar ditën e dytë radhazi me rënie, duke u zhvlerësuar me më shumë se gjysmë leku prej fundit të javës së shkuar. Sipas ekspertëve, në këtë periudhë luhatjet në kursin e këmbimit euro/lek kanë qenë të mëdha. Për këtë arsye edhe pikat e vogla të këmbimit valutor kanë rritur diferencën midis çmimit të shitjes dhe të blerjes të euros. Luhatjet e euros kanë qenë jo tipike sipas tyre duke qenë se monedha e përbashkët në përgjithësi ka qenë një monedhë e qëndrueshme.

Arsyet e dobësisë së euros në tregun vendas janë të shumta:

-Së pari, oferta në euro ka qenë e lartë prej më shumë se një vit, si rrjedhojë e shtimit të hyrjes së saj nga kanalet informale. Kjo euro ka hyrë gradualisht në tregun vendas, ku efekti më i madh është në ndërtim, në blerje apartamentesh. Agjentët e këmbimit valutor kanë pohuar se ndërtuesit shesin apartamente në valutë dhe i këmbejnë ato në lekë.

-Së dyti, politika e deeuroizimit të Bankës së Shqipërisë e ka bërë euron të papreferuar. Të dhënat zyrtare treguan se në shkurt depozitat në valutë ranë me rreth 46 milionë euro, para që ka dalë jashtë kanaleve bankare Nga ana tjetër, ka një tendencë të individëve për të konvertuar kursimet në lekë, ndërsa dhe një pjesë e transaksioneve të biznesit po kryhen në lekë, duke anashkaluar euron.

Së treti, një arsye e rëndësishme që japin ekspertët lidhet me ritmet e dobëta të ekonomisë dhe konsumit.

Së katërti, 2018-a pritet të jetë një vit shumë aktiv në drejtim të konsolidimit të sistemit bankar dhe po shoqërohet me transaksione të mëdha të shit-blerjes së bankave ose konvertimit të kapitalit, që pritet të kenë ndikim si në kërkesën ashtu dhe në ofertën për valutë.

Së pesti, hotelet kanë marrë parapagim në valutë nga rezervimet e agjencive turistike, teksa edhe këtë vit vendi ynë pritet të arrijë rekord të numrit të turistëve që vijnë për pushime.

Ndersa dollari amerikan ka nisur të forcohet në tregun vendas. Një dollar u këmbye sot në kuotën e 105.42 lekëve, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë. Dollari ka reflektuar në tregun vendas forcimin që ka pasur në tregjet ndërkombëtare përkundrejt monedhës europiane. Sipas kursit të këmbimit të Financial Times, një euro është këmbyer me 1.22 USD. Euro po luhatej së fundmi në nivelin e 1.24 dollarëve, pasi kapi nivelin më të lartë të tre viteve 1EUR=1.25USD.

Sipas Reuters në forcimin e monedhës së gjelbër në tregjet ndërkombëtare ka ndikuar rritja e normave të kthimit nga Thesari Amerikan. /Monitor/

 

 

Më të lexuarat