BREAKING NEWS

Finalizohet një tjetër OPERACION antidrogë në Portin e Durrësit, kapet sërish lëndë narkotike në të njëjtin konteiner, e treta herë brenda korrikut

Finalizohet një tjetër OPERACION antidrogë në Portin e
x
BREAKING NEWS

Do ketë goditje në nivele të larta shtetërore? Spartak Ngjela paralajmëron zhvillime të bujshme: Shqiptarët po presin!

Do ketë goditje në nivele të larta shtetërore? Spartak
x
BREAKING NEWS

Bilanci i koronavirusit/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat e 24 orëve të fundit: Asnjë humbje jete, ja sa raste të reja u shënuan

Bilanci i koronavirusit/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

Rama, Vuçiç dhe Zaev vënë firmat, nënshkruhet marrëveshja e rëndësishme mes Shqipërisë, Maqedonisë dhe Serbisë

Rama, Vuçiç dhe Zaev vënë firmat, nënshkruhet
x
BREAKING NEWS

GJKKO merr vendimin për zyrtarët e arrestuar të Hipotekës në Tiranë. Zbardhet çfarë u vendos

GJKKO merr vendimin për zyrtarët e arrestuar të Hipotekës
x
BREAKING NEWS

“Përkthyesi ma shkatërroi mesazhin!”/ Kryeministri Rama i surprizon të gjithë në Samitin e Shkupit, ‘thumbon’ Zaevin dhe ‘shigjeton’ ashpër Albin Kurtin: Të ndarë jemi të vegjël!

“Përkthyesi ma shkatërroi mesazhin!”/ Kryeministri Rama i
x
BREAKING NEWS

Lulzim Basha paraqitet në Gjykatën e Posaçme, zbardhet arsyeja

Lulzim Basha paraqitet në Gjykatën e Posaçme, zbardhet arsyeja
x
BREAKING NEWS

Tronditet Lushnja që në orët e para të mëngjesit/ Rëndohet bilanci, humb jetën 30-vjeçari dhe plagosen rëndë tre persona të tjerë. Zbardhet shkaku i konfliktit mes kushërinjve

Tronditet Lushnja që në orët e para të mëngjesit/
x

Ekonomia

Euro sërish në rënie, shënon nivelin më të ulët të kursit që nga fundi i shkurtit 2020

Euro sërish në rënie, shënon nivelin më të

As ankandet e Bankës së Shqipërisë për blerjen e euros nuk e kanë frenuar nënçmimin e monedhës europiane.

Të hënën banka qendrore organizoi ankandin e gjashtë për blerje valute të parashikuar në kalendarin e këtij viti. Në total, në ankand u blenë 11.5 milionë euro.

Shuma e parashikuar për t’u blerë në raundin e parë të ankandit ishte mes 4 dhe 6 milionë eurove dhe Banka e Shqipërisë bleu shumën maksimale të programuar, 6 milionë euro. Blerjet në raundin e parë u realizuan me një kurs që ishte mes 122.69 dhe 122.78 Lekëve, me një kurs mesatar të ponderuar prej 122.74 lekësh. Banka e Shqipërisë ushtroi edhe opsionin e blerjes në një raund të dytë, për 5.5 milionë Euro të tjera. Blerjet në raundin e dytë u bënë me një kurs prej 122.74 Lekësh.

Ky ishte ankandi i dytë për këtë muaj, pas atij që ishte zhvilluar më datë 7 qershor, kur Banka e Shqipërisë pati blerë edhe 6.4 milionë euro të tjera. Në raundin e parë të ankandit, Banka e Shqipërisë vendosi të blejë një shumë prej 4.7 milionë eurosh, me një kurs që ishte mes 123.14 dhe 123.2 Lekëve. Veç 4.7 milionë eurove në raundin e parë, Banka e Shqipërisë ushtroi edhe opsionin e blerjes në një raund të dytë, për 1.7 milionë Euro të tjera. Blerjet në raundin e dytë u bënë me një kurs prej 123.18 Lekësh.

Pavarësisht kërkesës së shtuar nga Banka e Shqipërisë, me gati 18 milionë euro të blera në dy javë, nënçmimi i euros në tregun e brendshëm valutor po vijon. Euro u nisi këtë javë me rënie të mëtejshme dhe u këmbye me 122.62 lekë, duke shënuar një rekord të ri për periudhën pas pandemisë. Ky është niveli më i ulët i kursit të euros i shënuar që nga fundi i muajit shkurt 2020.

Blerjet e valutës nga Banka e Shqipërisë bëhen në funksion të menaxhimit të rezervës valutore dhe nuk kanë për qëllim të ndikojnë kursin e këmbimit valutor. Megjithatë, duke patur parasysh përmasat e vogla të tregut shqiptar mund të pritej që këto blerje të jepnin një ndikim të kufizuar dhe afatshkurtër në normat ditore të këmbimit mes lekut dhe euros. Por, një e gjë e tillë nuk ka ndodhur. Megjithëse me rregulloren e re, që ka hyrë në fuqi këtë vit, Banka e Shqipërisë mund të ftojë në ankande edhe zyrat e këmbimit valutor, përgjithësisht blerjet e valutës bëhen nga bankat tregtare, që zotërojnë edhe volume më të mëdha të valutës në treg. Sipas ekspertëve, pjesëmarrjet në ankande janë operacione që bankat i planifikojnë dhe shumat e kërkuara, me sa duket, nuk janë të tilla për të ushtruar presione mbiçmuese në kursin e euros ndaj lekut. Operatorët shprehen se tregu ka ofertë të bollshme të euros, ndërsa pritshmëritë e agjentëve ngelen në krahun rënës.

Leku ka nisur një cikël të lehtë mbiçmimi ndaj euros qysh në muajin mars, por me ardhjen e verës ky mbiçmim po ecën me hapa më të shpejtë. Ekspertët e shpjegojnë këtë forcim të lekut kryesisht me faktorin sezonal. Sezoni veror sjell një rritje të ofertës valutore në treg, kryesisht të lidhur me turizmin. Zbutja e kufizimeve të lidhura me pandeminë këtë vit ka rritur pritshmëritë për një sezon turistik më të mirë se ai i vitit të kaluar. Kjo pritet të japë ndikimet e veta edhe në kursin e këmbimit valutor, ku operatorët e tregut presin një nënçmim të mëtejshëm të euros./Monitor