BREAKING NEWS

Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do shkojë drejt prangave ish-kryeministri dhe çfarë prapaskenash fshihen pas daljes së Argitës në skenë

Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do
x
BREAKING NEWS

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës: Ja si i ka shpëtuar deri tani arrestimit, krimet e tij në ’97-’98, të fshehtat e vrasjes së Azem Hajdarit, planifikimi i ekzekutimit të 4 protestuesve në 21 janar dhe pse nuk do ia lërë ‘fronin’ Argi...

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës:
x
BREAKING NEWS

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me vrasësin serb Arkan, te intrigat, pazaret, sharjet, mashtrimet, krimet dhe korrupsioni i tij familjar, si i vodhi nga arka e shtetit 1.6 milion dollarë në bashkëpunim me biznesmeni...

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me
x
BREAKING NEWS

Zbërthehen të tjera përgjime “bombë” nga  “Sky” dhe “EncroChat”, kush janë shefat e krimeve që janë përfshirë në një vrasje të bujshme në kryeqytet, SPAK gati fletë-arrestet, paralajmërohet “shkundja” e kupolës së policisë...

Zbërthehen të tjera përgjime “bombë” nga 
x
BREAKING NEWS

Ja si po zbërthehet nga drejtësia amerikane McGonigal përpara se të dalë në gjyq për dy çështjet e tij penale, çfarë do të dalë nga goja e ish-agjentit të FBI për kryeministrin Rama, nga vizitat në Tiranë, takimet dhe deri te bisedat e fshehta...

Ja si po zbërthehet nga drejtësia amerikane McGonigal përpara se
x
BREAKING NEWS

Futet sherri brenda çetës anti-amerikane, Berisha “shkarkon” Bardhin nga kreu i grupit dhe e cilëson thjeshtë deputet, ish-sekretari i Përgjithshëm i PD injoron Kuvendin e Rithemelimit

Futet sherri brenda çetës anti-amerikane, Berisha
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron lajme tronditëse nga SPAK për Sali Berishën: Ja çfarë fshihet pas kaosit që shkaktoi ish-kryeministri në Kuvend

Spartak Ngjela paralajmëron lajme tronditëse nga SPAK për Sali
x
BREAKING NEWS

Ja kaseta ku është incizuar Sali Berisha që ka sjellë të gjitha vrasjet në Tropojë, si SPAK do e “varrosë” përfundimisht ish-kryeministrin me hetimet në dosjen e “Haklajve”, Romeo Kara nxjerr detajet e forta

Ja kaseta ku është incizuar Sali Berisha që ka sjellë
x

Ekonomia

Euro “zhyt” edhe kreditimin, huaja e re bie në muajin prill për biznesin dhe për individët

Euro “zhyt” edhe kreditimin, huaja e re bie në muajin prill

Kreditimi është ngadalësuar ndjeshëm gjatë muajit prill të këtij viti, sinjalizojnë shifrat më të fundit nga Banka e Shqipërisë në lidhje me huadhënien e sektorit bankar. Huaja e re ka rënë gjatë muajit prill për biznesin dhe për individët. Gjatë prillit janë dhënë në total 22.7 miliardë lekë kredi e re, në të gjitha valutat, nga 27.9 miliardë lekë që ishte kjo shifër në mars, në rënie me 18.6%. Edhe krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kredia e re rezulton në rënie, me 3.4%. Në prill të vitit 2022 bankat jepnin 23.5 miliardë lekë kredi të re. Madje, shifrat e analizuara  tregojnë se niveli i kreditimit në prill të këtij viti është edhe më i ulët se në muajt prill të viteve 2017 dhe 2018. Ajo që bie në sy nga shifrat është fakti se kreditimi regjistrohet në rënie për të dy segmentet kryesore, biznesin dhe individët. Sa i përket kredisë së re për biznesin, gjatë muajit prill regjistrohet në 13.9 miliardë lekë, nga 15.6 miliardë lekë në muajin mars dhe 15.9 miliardë lekë gjatë prillit të vitit të kaluar. Në terma vjetorë rënia fiksohet pranë 13.6%, sinjalizonë shifrat. Sa i përket kredisë së re për individët, gjatë prillit bankat kanë dhënë 6.3 miliardë lekë, nga 8.8 miliardë lekë në marsin e këtij viti, apo 7.3 miliardë të prillit të vitit të kaluar. Në terma vjetorë rënia fiksohet pranë 13.7%. Tkurrja e kreditimit gjatë muajit të kaluar duket të jetë me ritme të njëjta si për biznesin ashtu edhe për individët, sinjalizojnë shifrat. Por, ndryshe duket situata sa i përket kredisë së re sipas monedhës. Kredia e re në lekë fiksohet pranë 13.4 miliardë lekëve, në rritje si në terma mujorë ashtu edhe në terma vjetorë. Në mars të këtij viti, kredia e re në lekë fiksohej pranë 11.5 miliardë lekëve ndërsa në prillin e vitit 2022 pranë 10.7 miliardë lekëve. Goditjen kreditimit duken se i`a ka dhënë euro. Kredia e re në euro ka zbritur në vetëm 8.6 miliardë lekë në prill, nga 16.4 miliardë lekë në mars, apo 11.9 milardë në prill të vitit të kaluar. Kreditimi në euro ka prekur nivelin më të ulët që prej janarit të vitit të kaluar. Rënia e ndjeshme e kredisë së re në euro mund t`i atribuohet edhe konvertimit në lekë për arsye të statistikave publike, por nuk mund ta justifikojë tërësisht.