BREAKING NEWS

Operacioni i SPAK u dekonspirua? “Informatorë në polici e prokurori”, gazetari Artan Hoxha tregon prapaskenat dhe çfarë u fsheh: Bosët e krimit janë sinjalizuar që mos të jenë në banesat e tyre

Operacioni i SPAK u dekonspirua? “Informatorë në polici e
x
BREAKING NEWS

Blenë karburante bashkë, Dumani rrëfen si u vra Ervis Deda nga miku i tij i ngushtë dhe borxhi me shuma marramendëse i pashlyer: Gjithçka ndodhi për një vajzë. Zbardhen detajet e rënda për vrasjen e bujshme

Blenë karburante bashkë, Dumani rrëfen si u vra Ervis Deda nga
x
BREAKING NEWS

“E kishte tradhtuar me shokun e ngushtë”, Dumani trondit me rrëfimin e tij për avokatin e njohur të vendit tonë, tregon planin e frikshëm që i kishte përgatitur partneres: Na dha 120 mijë euro t’i vrisnim ish gruan

“E kishte tradhtuar me shokun e ngushtë”, Dumani trondit me
x
BREAKING NEWS

A do bashkëpunosh me Sali Berishën? Ilir Meta thyen heshtjen dhe tregon çfarë pritet

A do bashkëpunosh me Sali Berishën? Ilir Meta thyen heshtjen dhe
x
BREAKING NEWS

Gazetari i njohur kontaktohet LIVE në emision nga Florenc Çapja, ja çfarë i thotë për Nuredin Dumanin

Gazetari i njohur kontaktohet LIVE në emision nga Florenc Çapja, ja
x
BREAKING NEWS

“Ata që s’janë kapur janë emrat më sinjikativët”, Artan Hoxha zbulon detaje nga operacioni i SPAK: Bosët e krimit me buxhet të madh, kanë informator brenda sistemit në polici dhe...

“Ata që s’janë kapur janë emrat më
x
BREAKING NEWS

E kanë vrarë?! Artan Hoxha plas “BOMBËN”: Nuk besoj se do kemi më mundësi të shikojmë Talo Çelën

E kanë vrarë?! Artan Hoxha plas “BOMBËN”: Nuk besoj
x
BREAKING NEWS

Artan Hoxha tregon emrin e personit që do të ekzekutohej nga Nuredin Dumani ditën që u plagos: Nuk kemi pse ta mbajmë më të fshehtë

Artan Hoxha tregon emrin e personit që do të ekzekutohej nga Nuredin
x

Ekonomia

Eurocontol ul tarifat për Aeroportin e Rinasit, ja shifrat e reja, nuk ka ndryshime për Aeroportin e Kukësit

Eurocontol ul tarifat për Aeroportin e Rinasit, ja shifrat e reja, nuk ka

Tarifa e terminalit për Aeroportin e Rinasit për vitin 2022 do të jetë më e ulët se ajo e një viti më parë. Eurocontol, organizata që menaxhon trafikun ajror europian dhe faturon e mbledh tarifat (për llogari të Albcontrol) vendosi që kjo ulje të jetë me 2.6% në raport me vitin 2021. Konkretisht tarifa e terminalit për Aeroportin e Rinasit do të jetë 229.48 euro, ndërkohë që më herët ishte 235.67 euro. Aeroporti i Rinasit është kryesori e për rrjedhojë duke u kategorizuar në zonën 1 e për rrjedhojë ka edhe një tarifë më të lartë, raporton “Monitor”. Për Aeroportin e Kukësit për të cilin e njëjta agjenci vendosi korrikun e vitit të shkuar tarifë terminali 117.84 euro, edhe në vitin 2022 do të jetë i njëjti nivel. Ky aeroport cilësohet si pjesë e zonës 2. Në njoftim thuhet se për pagesat e vonuara do të aplikohet edhe interes, i cili për këtë vit është 9.48% duke pësuar edhe ky i fundit një ulje të lehtë në raport me interesin e vitit 2021. Shqipëria ka aktualisht dy aeroporte por aktualisht vetëm nga Rinasi mund të kryhen fluturime ndërkohë që Kukësi prej disa kohësh nuk ka fluturime. Në proces është ndërtimi i një aeroporti të tretë në Jug të vendit’ konkretisht në zonën e Akërnisë në Vlorë ndërkohë që Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë tentoi të japë një koncesion për një të katërt në Sarandë por që përfundoi pa sukses. Në një shpjegim të zgjeruar të Eurocontrol tarifat e terminalit janë fatura që dërgohen nga Eurocontol çdo muaj (në mes të muajit pasues) për fluturimet që u zhvilluan në muajin paraardhës bashkë me faturën e tarifës së itinerarit. Dokumentet e faturimit tregojnë qartë shtetin për të cilin vilen këto para. Termat e pagesës për pjesën e tarifave të terminalit janë të njëjta me ato të itinerarit që aplikohen nga Eurocontrol që do të thotë 30 ditë nga data e faturimit. Lidhur me mënyrën sesi llogariten këto tarifa, Eurocontrol sqaron se vendet anëtare përcaktojnë zonat e tarifimit për terminalet që mund të jetë një aerodrom apo disa aerodrome që lokalizohen në një vend të caktuar ku ofrohen shërbime për të cilën duhet të paguhet tarifë. Tarifat e terminalit vendosen vetëm për fluturimet që nisen dhe marrin parasysh dy elemente thelbësore. Së pari, peshën e avionit që niset dhe së dyti, njësinë e tarifës për aerodromin nga ku bëhet nisja. Rezultati që merret pasi bëhet shumëzimi i dy elementëve është vlera që paguhet për terminalin. Faktori i peshës llogaritet në ton metrike.

Kalimi i aeroportit te “Kastrati”

Duhet theksuar se pak kohë më parë aeroporti u ble nga kompania “Kastrati Group”. Për vite të tëra ishin kinezët ata që e menaxhonin aeroportin dhe Shqipëria ishte vendi me tarifat më të larta në rajon të fluturimeve. Por pas marrjes nga kompani shqiptare nisi dhe ulja e tarifave. Që sapo u mor aeroporti u ul tarifa e pasagjerit nga 12.5 Euro në 10 Euro. Si pasojë e kësaj uljeje të tarifës, efekti në uljen e çmimit të biletës së avionit dhe në rritjen e numrit të fluturimeve dhe destinacioneve, ishte më i dukshëm. Si pjesë e ndryshimeve të Kontratës së Koncesionit, TIA njoftoi se një paketë e plotë investimesh, të cilat arrijnë një total prej afërsisht 100 milionë Euro do të jetë në vëmendjen e menaxhimit duke pasur në fokus, zgjerimin e kapacitetit akomodues të aeroportit me 6 milionë pasagjerë në vit, zgjatimin e pistës, përmirësimin e plotë të infrastrukturës së aeroportit dhe përmirësimin e ndjeshëm të cilësisë së shërbimeve.