BREAKING NEWS

Do të shpallet “non grata” së shpejti”? Ilir Meta bën deklaratën e fortë, zbulon planin e fshehtë: Le ta bëjnë gjatë kohës që jam President! Do e paguaj vetë biletën e ekstradimit, të mi ngrijnë asetet dhe llogaritë

Do të shpallet “non grata” së shpejti”? Ilir Meta
x
BREAKING NEWS

Escobar refuzoi ta takonte, Ilir Meta: Më falni për modestinë, por...

Escobar refuzoi ta takonte, Ilir Meta: Më falni për modestinë,
x
BREAKING NEWS

Presidenti Meta zbulon datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale

Presidenti Meta zbulon datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim plas deklaratën e fortë, tregon nëse SHBA do të zbulojë provat që kanë fundosur Sali Berishën

Yuri Kim plas deklaratën e fortë, tregon nëse SHBA do të
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim e thotë për herë të parë: Ju tregoj kush i mblodhi provat për të shpallur non grata Sali Berishën

Yuri Kim e thotë për herë të parë: Ju tregoj kush i
x
BREAKING NEWS

SHBA i tregon prangat Sali Berishës, Yuri Kim ‘i shuan çdo shpresë’: Ka prova! I iku drejtësisë...

SHBA i tregon prangat Sali Berishës, Yuri Kim ‘i shuan çdo
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim bën paralajmërimin e fortë: Ata që janë në pushtet, nëse u kërkohet llogari duhet që të…

Yuri Kim bën paralajmërimin e fortë: Ata që janë
x
BREAKING NEWS

'Ballkani i Hapur', Yuri Kim zbulon qëndrimin e SHBA-së

'Ballkani i Hapur', Yuri Kim zbulon qëndrimin e SHBA-së
x

Ekonomia

Falen gjobat për vonesat me fiskalizimin dhe rritet paga minimale në korrik, në mars Tatimet fusin në skaner bizneset, ja zhvillimet

Falen gjobat për vonesat me fiskalizimin dhe rritet paga minimale në

Qeveria ka vendosur të mos ketë asnjë gjobë për bizneset që kanë pasur vonesa për fiskalizimin. Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj gjatë një konference u shpreh se deri në muajin korrik nuk do të ketë më gjoba, por ky është afati përfundimtar. Ibrahimaj tha se kontrollit do t'i ushtrohen vetëm bizneset me risk të lartë ndërkohë që komentoi dhe skandalin e daljes së pagave. Ministrja e Ekonomisë u shpreh se tatimet kanë filluar të marrin masa ndërsa shtoi se pritet që bizneset të bëjnë një reagim për pagat që janë të nën deklaruara. “Brenda vitit 2022 presim të mbyllim me sukses reformën e fiskalizimit. Deri në 1 korrik s’do ketë gjoba dhe ky është afati përfundimtar. Rimbursimi i TVSH, kemi arritur të zerojmë stokun e rimbursimit të TVSH. Synojmë rimbursimin automatik dhe ndryshim të rregullores së rimbursimit ku 80% e bizneseve do e marrin pa iu nënshtruar një kontrolli që ka qenë shkaktar i vonesave dhe pakënaqësive. Kontrollit do t'i ushtrohen vetëm bizneset me risk të lartë. Në vitin 2020 tatimet arritën të rrisnin me 30% deklarimet. Marrë shkas nga ajo që ndodhi me pagat, tatimet kanë filluar të marrin masa dhe ka nisur dërgimi i më shumë se 10 mijë letrave, presim që bizneset të bëjnë një reagim që në 20 janar për ato paga që janë të nën deklaruara”, tha Ibrahimi.

Në muajin mars do të nisin kontrollet në biznese

Ministrja tha se në kuadër të nismës së informalitetit, së shpejti do të nisë analizimi i nivelit të pagave të deklaruara nga tatimpaguesit. Ibrahimaj deklaroi se në muajin mars do të nisin kontrollet në biznese për gjithë vitin dhe sipas saj këto kontrolle do të identifikojnë subjektet që kryejnë evazion. “Në nismën kundër informalitetit do të nisim analizimin e nivelit të pagave të deklaruara nga tatimpaguesit, sipas profesioneve dhe sektorëve. Vlerësimin e të dhënave të depozituara nga subjektet tatimpaguese, identifikimi i tatimpaguesve dhe individëve që krijojnë dyshime të arsyeshme për mosdeklarimin real të punonjësve, ushtrimin e kontrolleve dhe komunikimin me subjektet tatimpaguesve. Në muajin mars do të nisin kontrollet në biznese përgjatë gjithë vitit. Nuk mund të përcaktojmë pagat e subjekteve private, prandaj nuk mund të ketë paga referencë. Elementet që do të përdoren për të identifikuar subjektet që bëjnë evazion, do të jenë duke marrë për bazë pagat që tregu ka dhe sa deklarohen”, u shpreh ajo. Lidhur me planet për vitin 2022, ministrja e Ekonomisë tha se politika fiskale që do të ndiqet këtë vit do ta ketë fokusin tek ulja e borxhit publik. Ajo u shpreh se synimi për këtë vit është që borxhi të zbresë në 78.8%.

Rritet paga minimale

Po ashtu Ibrahimaj deklaroi se paga minimale do të rritet në korrik ndërsa shtoi se çështja e rritjeve të çmimeve do të shihet me kujdes për të ndërhyrë më pas. “Gjatë vitit 2022 do ndjekim politikë fiskale të kujdesshme duke synuar ulje të nivelit të borxhit publik që është në nivele shumë të larta. Për vitin 2021 borxhi është 80.1% që është një nivel shumë i lartë. Synojmë që këtë vit borxhi të zbresë në 78.8%. Paketa fiskale për ndryshimin e taksës progresive do të hyjnë në fuqi në 1 korrik të vitit 2022. Tatimet kanë filluar punën që prej 2019 për informalitetit në paga. Paga minimale do të rritet në 1 korrik 2022, nga 30 mijë lekë në 32 mijë lekë. Inflacioni 3.7% është i lartë, por duhet parë. Çmimet do të vazhdojnë të rriten edhe në 6 mujorin e parë të këtij viti. Do i shohim me kujdes dhe do mendojmë për ndërhyrje”, tha ajo.