BREAKING NEWS

BE pret të hapë fluturimet nga 15 Qershori, ç’do ndodhi me Shqipërinë

BE pret të hapë fluturimet nga 15 Qershori, ç’do ndodhi
x

Ekonomia

Çfarë po ndodh me euron, dollarin dhe frangun zvicerian?

Çfarë po ndodh me euron, dollarin dhe frangun zvicerian?

Euro u forcua kundrejt dollarit në tregjet ndërkombëtare mes rritjes së kërkesës nën ndikimin e propozimit gjerman-francez për një fond të përbashkët për të ringjallur ekonomitë evropiane.

Euro u forcua afërsisht 0.2 për qind në 1.0945 dollarë, afër niveleve dy-javore prej 1.09755 dollarë.

Në rrethana të tilla, indeksi i dollarit, i cili tregon vlerën e SHBA-së kundrejt gjashtë monedhave të tjera më të rëndësishme botërore, mbeti pranë nivelit më të ulët në tre javë prej 99,225 pikësh, i cili ra në tregtinë një ditë më parë.

Frangu zviceran, një “monedhë strehë” në të cilën investitorët shpesh investojnë në kohë të pasigurta për ekonominë, është forcuar kundrejt dollarit dhe euros, pasi investitorët kanë qenë më pak të prirur të marrin rreziqe.

Franca dhe Gjermania të hënën propozuan një fond të rimëkëmbjes prej 500 miliardë eurosh për të paguar grante për rajone dhe sektorë të goditur më rëndë nga pandemia e re me koronavirus dhe të lejojë Komisionin Evropian të huazojë në emër të BE-së.