
Mjekësia shqiptare në zi! Ndërron jetë në moshë të re doktoresha e njohur (Emri)

Çfarë po ndodh me euron? Ekspertët: Shkak u bë Eurobondi, bankat kanë blerë 25% të borxhit të qeverisë. Ja me sa u këmbye sot

Shkruar nga SOT.COM.AL 11 Qershor 2020
Monedha e përbashkët ka shënuar një rritje të lehtë vazhdueshme në tregun e brendshëm gjatë dy javëve të fundit. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 124.3 lekë, me një mbiçmim prej 0.3 lekësh që nga fillimi i këtij muaji.
Aktorët e tregut pohojnë se arsyeja lidhet me interesin e lartë që bankat vendase kishin për të marrë pjesë në emetimin e eurobondit shqiptar prej 650 milionë eurosh, që u finalizua me sukses dy ditë më parë.
Nuk ka ende një informacion zyrtar se sa ka qenë pjesa e këtij borxhi, që u ble nga bankat vendase. Burime pohojnë se bankat vendase mund të kenë blerë rreth 25% të totalit të eurobondit.
Për të siguruar fondet në valutë, bankat kanë qenë kryesisht në pozicion blerës, në mënyrë që të kishin fonde në bankat korrespondente (duke mos çuar dot euro jashtë, pasi ende avionët nuk lëvizin ende, një mënyrë është të bëhen marrëveshje këmbimi, duke blerë euro, të cilat shkojnë në bankën korrespondente nga shitësi i tyre).
Kursi mesatar i këmbimit të euros deri tani gjatë këtij viti ka qenë 123.6 lekë, nga 123 lekë që ishte mesatarja e një viti më parë. Monedha e përbashkët shfaqi shenja të forta forcimi pas bllokimit të ekonomisë nga Covid-19 nga mesi i marsit, pasi ndalimi i lëvizjeve kufizoi hyrjen e valutës, çka bëri që euro të kërcente deri në 131 lekë. Më pas kursi u stabilizuar në nivelin e 123-124 lekëve.
Eurobondi
Shqipëria emetoi pak ditë më parë eurobondin prej 650 mln euro. Eurobondi u emetua në një momnet mjaft të favorshëm, pasi likuiditeti dhe si rrjedhojë kërkesa në tregjet ishte mjaft e lartë, duke i kaluar 3 miliardë, apo mbi 4.8 herë mbi shumën e kërkuar. Interes shfaqën rreth 190 investitorëve nga Europa dhe SHBA. Kuponi për Eurobondin ka rezultuar 3.5 % ndërsa norma e interesit 3.625% Monitor
Më të lexuarat


ATP nxjerr listën, ja 209 pronarët që do të përfitojnë kompensim financiar, ndahet kësti i radhës

Rritje e pagave për mësuesit, zbardhet skema e përllogaritjes, procedurat dhe kush përfiton

Botohet në Fletoren Zyrtare ligji, më 23 janar nis falja e detyrimeve për pensionet e ushtarakëve, ja detajet

Pasojat e izolimit, mbyllen 38 për qind e bizneseve në vend, ulet konsumi dhe fitimi për kompanitë që operojnë ende

Botohet në Fletoren Zyrtare ligji, rivlerësimi i banesave shtyhet deri në fund të vitit, ja detajet dhe procedurat

Skema për rimbursimin e naftës për fermerët, zbardhen procedurat dhe kushtet, përfitojnë rreth 70 mijë persona

Ndryshon akti normativ, hiqet afati për bonusin e qerasë ndaj familjeve të prekura nga tërmeti, lehtësohen edhe procedurat

Raporti i BB, për 2021 recensioni parashikohet 6.7 për qind, turizmi pritet të ndihmojë në rritjen e ekonomisë

Agjencia e Pronave hap procedurat e aplikimit për kompensimin e pronarëve të prekur nga ndërtimet informale, ja si duhet të veprohet

Qeveria lehtësira për shoferët, shtyhet me tre muaj vlefshmëria e kolaudimit të makinave, SGS batërdi në qendrat e kontrollit
