BREAKING NEWS

VIDEO/ Banorët në rrezik? Artan Hoxha plas deklatratën ‘bombë’: Kompania që ka dhënë ekskluzivitetin kërkoi mbylljen e ‘Big Brother VIP’

VIDEO/ Banorët në rrezik? Artan Hoxha plas deklatratën
x
BREAKING NEWS

“Në mesnatë Alibeaj ndryshoi listat pa na pyetur”/ Dha dorëheqjen nga gara për kryetar Bashkie në Korçë, Gjata zbardh prapaskenat e forta

“Në mesnatë Alibeaj ndryshoi listat pa na pyetur”/ Dha
x
BREAKING NEWS

VIDEO/ Artan Hoxha publikon pamjet: Ja momenti kur ish-shefi i RENEAS merr 113 mijë eurot nga biznesmeni

VIDEO/ Artan Hoxha publikon pamjet: Ja momenti kur ish-shefi i RENEAS merr 113
x
BREAKING NEWS

"Dal unë në përgjime që flas me..."/ Artan Hoxha thirrje policisë: Shkoni te bandat, te ngjarjet e fundit kriminale në Tiranë makinat janë vjedhur në të njëjtin qytet

"Dal unë në përgjime që flas me..."/ Artan Hoxha
x
BREAKING NEWS

Deklarata ‘bombë’ e Artan Hoxhës: Pronarët e Top Channel kanë ndjerë rrezik, ata e dinë se nga vjen sulmi

Deklarata ‘bombë’ e Artan Hoxhës: Pronarët e Top
x
BREAKING NEWS

Të shtëna me armë zjarri, reagon policia

Të shtëna me armë zjarri, reagon policia
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh? Përçahen demokratët e Berishës në Sarandë

Çfarë po ndodh? Përçahen demokratët e Berishës
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet e 14 maji/ Ish deputeti reagon për tërheqjen e kandidatëve të PD-së: Bombën ia ka vënë Berisha

Zgjedhjet e 14 maji/ Ish deputeti reagon për tërheqjen e
x

Ekonomia

Çfarë po ndodh me monedhën e huaj? Euro sërish në pikiatë, prek nivelin më të ulët të vitit...

Çfarë po ndodh me monedhën e huaj? Euro sërish në

Euro e ka nisur edhe këtë javën me rënie dhe ka zbritur për herë të parë për këtë vit poshtë kufirit të 114 lekëve. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye sot me 113.97 lekë, vlera më e ulët i vitit 2023. Kursi i këmbimit të euros po i afrohet sërish niveleve më të ulëta historike, që u shënuan në fund të dhjetorit të vitit të kaluar.

Më datë 28 dhjetor 2022, euro preku edhe nivelin më të ulët historik në kursin e këmbimit me lekun, në nivelin e 112.83 lekëve.

Ekspertët e kursit të këmbimit valutor shprehen se kursi i këmbimit të euros gradualisht ka rikthyer tiparet e pjesës së fundit të vitit të kaluar, të karakterizuar nga një kërkesë e dobët për euro, të ndërthurur me një ofertë konstante dhe të kënaqshme të monedhës europiane.

Kjo situatë po sjell një rënie të vazhdueshme të euros në kursin e këmbimit me lekun. Pas gjysmës së dytë të muajit nëntor, kërkesa për euro në tregun valutor shqiptar u tkurr nga ndërprerja e importeve të energjisë elektrike.

Kjo situatë i dha një goditje të mëtejshme kursit të euros, që gjatë vitit 2022 kishte shfaqur një tendencë të mëtejshme rënëse, pavarësisht blerjeve të mëdha nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, të vlerësuara në rreth 400 milionë euro.

Një faktor tjetër që e ka ulur më tej kërkesën për euro, sipas ekspertëve, mund të ketë qenë kryerja e blerjeve të përqendruara të valutës në fund të dhjetorit, duke përfituar nga kursi shumë i ulët.

Sipas tyre, shumë biznese mund ti kenë kryer paraprakisht blerjet për nevojat e tremujorit të parë, duke bërë që kërkesa në vazhdim të bjerë.

Potencialisht, një faktor me ndikim në forcimin e lekut kundrejt euros mund të jetë edhe natyra shtrënguese e politikës monetare dhe fiskale në vend. Norma bazë e interesit ka arritur në 2.75%, nga 0.5% që kishte qenë një vit më parë.

Transmetimi i kësaj rritjeje në tregun financiar ka sjellë një ngadalësim të ndjeshëm të kreditimit të ekonomisë, sidomos duke filluar nga tremujori i fundit i vitit të kaluar.

Nga ana tjetër, edhe deficiti buxhetor vitin e kaluar pësoi rënie me më shumë se 8% krahasuar me një vit më parë. Në teori, tkurrja e ofertës së lekut mund të ketë ndikuar gjithashtu në mbiçmimin e monedhës vendase.

Ekspertët besojnë se ndoshta gjatë muajve në vazhdim mund të ketë një shtim të stimulit fiskal, edhe për shkak të zhvillimit të zgjedhjeve vendore në muajin maj.

Por, përvoja ka treguar se periudhat parazgjedhore shoqërohen edhe me shtim të ofertës së euros në tregun valutor, ndaj ndoshta as zgjedhjet vendore mund të mos kenë një efekt të rëndësishëm në drejtim të zhvlerësimit të lekut.

Faktor tjetër në favor të forcimit të lekut mund të ketë qenë edhe përmirësimi i bilancit tregtar në fillim të këtij viti. Për muajin janar deficiti tregtar u ul me 19.4% krahasuar me një vit më parë dhe me 70.3% krahasuar me dhjetorin.

Ndërkohë, të dhënat e tërthorta që lidhen me turizmin janë gjithashtu mjaft pozitive. Për muajin janar, hyrjet e shtetasve të huaj pothuajse u dyfishuan krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në vazhdim, efekti i turizmit në prurjet valutore pritet të rritet gradualisht dhe në mungesë të faktorëve të tjerë balancues gjasat janë që kjo të sjellë një rënie të mëtejshme të kursit të euros. Monitor