BREAKING NEWS

"Ky është akti i parë"/ Edi Rama tregon vendimin e fundit të Qeverisë dhe publikon LIVE kontratën: Ju tregoj çfarë do të ndodhë me 4646 metra katrorë pa leje në mes të Tiranës

"Ky është akti i parë"/ Edi Rama tregon vendimin e
x
BREAKING NEWS

Një hap larg nga apokalipsi bërthamor, Putin gati të nisë hakmarrjen e frikshme kundër Perëndimit, Rusia furnizohet me pilula jodi për të mbijetuar nga një sulm atomik

Një hap larg nga apokalipsi bërthamor, Putin gati të nisë
x
BREAKING NEWS

Zbardhet çfarë vendosi GJKKO për ish-deputetin e PS, Alqi Bllako. Prokurori tregon veprimet hetimore, ja kërkesa urgjente e avokatëve

Zbardhet çfarë vendosi GJKKO për ish-deputetin e PS, Alqi
x
BREAKING NEWS

Reagon menjëherë BE-ja pas takimit me Qeverinë dhe ka një mesazh të fortë: Kemi shqetësime serioze për ...

Reagon menjëherë BE-ja pas takimit me Qeverinë dhe ka një
x
BREAKING NEWS

TRAGJIKE/ Gjendet i vdekur pronari i hotelit, policia zbardh detajet për biznesmenin: U dogj brenda dhomës

TRAGJIKE/ Gjendet i vdekur pronari i hotelit, policia zbardh detajet për
x
BREAKING NEWS

10 ditë të nxehta për Vuçiçin, duhet të zgjedhë të njohë Kosovën dhe të bojkotojë Putinin, ose do të pësojë të njëjtin fat si Rusia, ja takimet e vështira që e presin presidentin serb

10 ditë të nxehta për Vuçiçin, duhet të
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi: Berisha është fajtor për vrasjen e rreth 3 mijë vetëve, ka djegur njerëz të gjallë dhe ka eliminuar kundërshtarë politikë, bashkë me Metën janë bashkëpunëtorë për grabitjen e floririt të Krrabës, ja çfarë ndodhi pasi e vodhën...

Frrok Çupi: Berisha është fajtor për vrasjen e rreth 3
x
BREAKING NEWS

Nis protesta para Kryeministrisë. Zbardhet çfarë po ndodh

Nis protesta para Kryeministrisë. Zbardhet çfarë po ndodh
x

Ekonomia

Fashat rrisin çmimin e energjisë për 48 500 familje, blloku mbi 800 kwh shtrenjton 22.5% e konsumit, ja kategoritë që preken nga propozimi i qeverisë

Fashat rrisin çmimin e energjisë për 48 500 familje, blloku mbi

Shtrenjtimi i energjisë për familjet që konsumojnë mbi 800 kwh do të prekë gati 48 500 familje. Scan tv ka siguruar shifrat e përditësuara zyrtare për konsumin e abonentëve familjarë për vitin 2022, ku rezulton se plani i qeverisë për rikthimin e skemës së tarifimit me 2 blloqe, do të përkthehet në shpenzime më të larta për një numër të konsiderueshëm abonentësh. Ndërkohë që, me ndryshimin e bllokut nga 700 kwh, që ishte plani fillestar, në 800 kwh, qeveria duket se ka planifikon të “kursejë” rreth 20 000 familje të tjera, që rezultojnë brenda kësaj fashe konsumi. Gjithsesi, në rast të miratimit të skemës nga Enti Rregullator i Energjisë, OSHEE do të arkëtojë ndjeshëm më shumë para’, duke qenë se shtrenjtimi do të sjellë faturimin me çmime më të larta për gati 22.5% të energjisë që konsumojnë familjet shqiptare. Paralelisht, planet e qeverisë për rikthimin e fashave për tarifimin e energjisë elektrike, nënkuptojnë se rritja e çmimit nuk do të prekë vetëm 32% të konsumit. Kjo për shkak të strukturës apo ndarjes në kategori të tij, ku për një pjesë tashmë çmimi është rritur, një pjesë janë në treg të liberalizuar, një sasi e madhe është humbje në rrjet, ndërsa për pjesën tjetër po kërkohet pikërisht rritja përmes rikthimit të fashave. Më konkretisht, sipas të dhënave zyrtare për 6-mujorin e këtij vitit, 22.2% e konsumit total ishte humbje në rrjetin e transmetimit dhe shpërndarjes, 11% e energjisë konsumohet nga bizneset që kanë dalë në tregun e liberalizuar e që sigurojnë përmes kontratave individuale me furnizues të tjerë energjinë e nevojshme, ndërsa për 12.4% të konsumit, ku përfshihen bizneset që furnizohen nga OSHEE, si Furnizues i Mundësisë së Fundit, çmimi tashmë është rritur me rreth 70%. Nëse përfshijmë edhe 22.5% të konsumit të mësipërm familjar, atëhere vetëm 32% e energjisë që konsumohet nuk do të shtrenjtohet. Gjithsesi, vendimi final për ndryshimin e çmimeve i takon Entit Rregullator të Energjisë.

Reagon Balluku

Por teksa jemi 1 muaj larg faturimit me fasha, ende nuk është caktuar nga qeveria se cili do të jetë çmimi i ri për familjet që shpenzojnë mbi 800 kilovat që qeveria i konsideron familje të pasura. Zv/ kryeministrja Belinda Balluku deklaroi dje në një konferencë për mediat pas mbledhjes së qeverisë, se kjo e fundit ka propozuar dy zgjidhje sa i takon vendosjes së fashës 800 kWh për familjet shqiptare. Sipas ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, rritja e çmimit të energjisë në 1040 euro detyron marrjen e menjëhershme të masave për të mbrojtur qytetarët. “Është bërë studimi se sa familje preken dhe sa do jetë ky çmim. Synojmë të mos prekim çmimin e tregut. Mbrëmë në orën 20:00 çmimi në bursën hungareze që i referohemi edhe Shqipëria arriti në 1040 euro për megavat. Mund ta llogarisni vetë sesa është kilovati për orë dhe nëse do ti ekspozonim qytetarët tanë përballë këtyre çmimeve do të ishte e pamundur. Megjithatë fasha 800 kilovat ka disa propozime nga Operatori i Shpërndarjes dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, të cilat do të diskutohen nga Këshilli i Ministrave për t’u zgjedhur ajo që do të jetë më e mirë edhe për të optimizuar financat e sektorit, por edhe për të diferencuar mburojën sociale që i japim qytetarit për nevojat që një familje sa i përket energjisë elektrike dhe pastaj ata qytetarë që vendosin të shpenzojnë më shumë por që mbetet në diskrecionin e tyre për të paguar një çmim më të lartë”, deklaroi Balluku.