BREAKING NEWS

"Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka asistuar çdo seancë gjyqësore", Kreshnik Spahiu zbulon rolin e SHBA në çështjen e Saimir Tahirit

"Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka asistuar çdo seancë
x
BREAKING NEWS

Tensionet në veri të Kosovës, vjen reagimi i minutës së fundit nga Vuçiç

Tensionet në veri të Kosovës, vjen reagimi i minutës së
x
BREAKING NEWS

Arrestimi i sekretares së MSH, reagon politikani i njohur: SPAK prapë me sardele në vend të krokodilëve si Rama

Arrestimi i sekretares së MSH, reagon politikani i njohur: SPAK prapë
x
BREAKING NEWS

Dy zyrtaret e MSH në pranga për korrupsion, zbadhen detaje nga dosja e SPAK

Dy zyrtaret e MSH në pranga për korrupsion, zbadhen detaje nga dosja e
x
BREAKING NEWS

Anila Hoxha del me detaje të reja, ja lëvizja e fundit që do të bëjë prokurori për çështjen e Saimir Tahirit

Anila Hoxha del me detaje të reja, ja lëvizja e fundit që do
x
BREAKING NEWS

Arrestohet zyrtarja e lartë në MSH, vjen menjëherë reagimi i Ramës

Arrestohet zyrtarja e lartë në MSH, vjen menjëherë reagimi i
x
BREAKING NEWS

SPAK lëshon urdhrin, arrestohet një tjetër zyrtare e qeverisë (Emri)

SPAK lëshon urdhrin, arrestohet një tjetër zyrtare e
x
BREAKING NEWS

“Puthi Melonin, por nuk rriti pensionin”, Lulzim Basha komenton veprimin e Ramës

“Puthi Melonin, por nuk rriti pensionin”, Lulzim Basha komenton
x

Ekonomia

Fasoneritë në pikiatë, ulja e porosive dhe rritja e kostove 'vulosin' fatin e fabrikave të prodhimit në vend

Fasoneritë në pikiatë, ulja e porosive dhe rritja e kostove

Fabrikat e prodhimit të veshjeve dhe këpucëve po përjetojnë krizë të aktivitetit nga vështirësitë që po burojnë nga rënia e porosive nga jashtë dhe rritja e kostove nga tregu i brendshëm.

Të dhënat nga INSTAT mbi tregtinë e jashtme treguan se sasia e eksporteve të fasonit në muajin prill shënoi rënie me 21 për qind. Tkurrja vijoi për tretin muaj radhazi duke bërë që për 4-mujorin eksportet në sasi të sektorit të shënojnë rënie me 9.5 për qind.

Në janar-prill 2023 eksportet e fasonit arritën 18,885 tonë nga 20,861 tonë që ishin vitin e kaluar.

Edhe në vlerë në prill, eksportet e “Tekstile dhe këpucë”, shënuan një rënie të fortë prej 13.1% për herë të parë në shumë muaj. Kjo tendencë negative erdhi pasi ky grup ishte zgjeruar me më pak se 1% në mars me bazë vjetore, teksa në shkurt ishin rritur në 4.2% me bazë vjetore, nga 12.8% që kishte qenë ecuria pozitive në janar. Për gjithë katër mujorin, ky grup është rritur me 0.68%.

Situata do të përkeqësohet më tej në muajt në vijim pasi shumica e fabrikave presin ulje të porosive.

Nga tregu i brendshëm faktorët që po ndikojnë negativisht janë rritja e pagës minimale mbi 30 për qind brenda një viti, rritja e kostove të lëndëve të para, nënçmimi i euros me mbi 6 për qind brenda vitit dhe problemet që po krijohen shpesh në prodhim nga mungesa e punonjësve.

Faktorët e jashtëm që po ndikojnë negativisht sektorin lidhen me rritjen e stoqeve në magazinat europiane për sezonin e dimrit që vjen. Rritja e stokut erdhi për dy arsye kryesore, e para moti i ngrohtë gjatë dimrit të kaluar frenoi shitjet e këpucëve sidomos dhe kriza e çmimeve të larta frenoi konsumin dhe porositë, thotë Flori Zekja nga Shoqata Proeksport.

Tregu i modës në Europë po përballet me dinamika të reja të paprovuara më parë. P.sh. në asnjë krizë të mëparshme si ajo e vitit 2008 dhe ajo e pandemisë më 2020 nuk ishte parë që kompanitë e luksit të ulnin porositë. Përkundrazi në kohë krizash shtohet tendenca për të investuar në mallra të luksit, por kohët e fundit është vënë re një reduktim i fortë i porosive nga markat.

Ngjarjet pas luftës në Ukrainë përveç çmimeve të larta kanë rritur ndjeshëm kostot e prodhimit në Europë dhe tashmë shumë klientë europian po kërkojë të zhvendosin prodhimin në vende të tjera si Uzbekistani, India dhe Afrika Veriore.

Fabrikat shqiptare të veshjeve dhe këpucë ishin në një dekadë lulëzimi dhe pothuajse gjysma e tyre kishin kaluar në ciklin e mbyllur prodhimi, por në tre muajt e fundit duket se gjithçka është përmbysur dhe industria është futur një kthesë të vështirë.

Gjergj Leqejza që drejton kompaninë “Shqipëria Tricot” pohoi se klima e biznesit është vështirësuar dukshëm këtë vit prej rritjes së pagës minimale dhe humbjeve që po krijon kursi i këmbimit.

Vitin e kaluar një euro kushtoi mesatarisht 118.4 lekë, por këto ditë ajo po shihet rreth 11 lekë. Me 1 prill hyri në fuqi edhe paga minimale në nivelin 40 mijë lekë, nga 30 mijë që ishte në mars 2021./Monitor/