BREAKING NEWS

ZYRTARE/ Kuvendi zgjedh kryetarin e ri të KLSH-së

ZYRTARE/ Kuvendi zgjedh kryetarin e ri të KLSH-së
x

Ekonomia

Fatura e kompensimit të pronave arrin në 1 miliard USD, mbyllet rivlerësimi për 26 mijë vendime, shqyrtohen 9.950 kërkesa

Fatura e kompensimit të pronave arrin në 1 miliard USD, mbyllet

Rreth 1 miliard dollarë janë shfrytëzuar nga buxhetit i shtetit për kompensimin e pronave në vitin 2019. Pavarësisht problemeve të shumta me skemën e kompensimit të pronave si dhe pezullimit disa herë të procesit të vlerësimit Agjencia e Trajtimit të Pronave ka vijuar punën si institucion përgjegjës për mbylljen në kohë të dosjeve të pronave. Në prezantimin e veprimtarisë për 2019 drejtoresha e ATP-së, Jonida Baçi tregoi se gjatë vitit që lamë pas ky institucion ka bërë rivlerësim për disa dosje të shqyrtuara edhe më parë, duke çuar në mbi 26 mijë numrin total të vlerësimit përfundimtar të vendimeve për kompensim. Ndërsa bëhet e ditur se janë shqyrtuar edhe mbi 9 mijë kërkesa për njohje pronësie, duke qenë se këto dy pika ishin edhe fokusi i ATP për vitin që lamë pas. “Viti 2019 ka qenë edhe viti me më plotë sfida, ku me 23 shkurt 2019 ATP duhet të mbyllte dy procese, atë të rivlerësimit dhe mbylljen e disa dosjeve kërkesa të cilat ishin dërguar pranë zyrave të ATP për njohje të pronës. Dua të theksoj faktin se kemi bërë vlerësimin për 26 mijë e 91 vendime kompensimi edhe kemi shqyrtuar 9,950 kërkesa për njohje pronësie”, theksoi Baçi. Sakaq ajo tregoi se në total për çështjet e shqyrtuara në gjatë 2019 janë shfrytëzuar 1 miliard dollarë, ndërsa theksimet se nga 26 mijë kërkesa vetëm 1,558 vendime kanë qenë të pavlerësuara më parë dhe për 2,843 vendime nuk është mbyllur procesi i kompensimit. “Për sa i përket veprimtarisë së ATP për dy proceset kryesore të lartpërmendura ju bëjmë me dije se, ATP ka përfunduar vlerësimin për 1,558 vendime të pavlerësuar më parë. Ndërkaq nga viti ‘93 deri në dhjetor të 2019 u vlerësuan 26 mijë e 91 vendime, nga të cilat për pjesën e përfunduar është shfrytëzuar fondi prej 101 miliardë lekësh. 2,843 vendime nuk janë kompensuar akoma, ndërsa 3,750 vendime konsiderohen tashmë të kompensuar”, sqaroi ajo.

3 çështjet kryesore gjatë 2019

Ndër të tjera drejtoresha e ATP tregoi se në bashkëpunim me institucione të tjera ATP ka mundur të kryejë detyrat e saj për çështjen e pronave, të fokusuar në tre çështje bazë. Së pari ka vijuar me suksese kalimi i territoreve të lira ATP-ës për t’u përdor për kompensimin e pronarëve që përfitojnë nga ligji. Sakaq bëhet e ditur që dosjet për shqyrtim të kërkesave për kompensim kanë kaluar pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, si institucion që tashmë disponon kompetencat e plota. Ndërsa një tjetër çështje e rëndësishme për gjatë vitit 2019, dhe që do të vijojë në 2020, ka qenë kompensimi i pronarëve që preken nga ndërtimet informale. “Me Komisionin e Ligjeve dhe ASHK kemi punuar dhe bashkëpunuar për ndryshimet e ligjit 20 të 2020-ës. ATP do të vijojë bashkëpunimin me ASHK për sa i përket detyrimeve të lëna në nenin 7, së pari sigurimin e fondit të tokës pas procesit të regjistrimit të AMTP, pra të gjitha tokat e lira do t’i kalojnë ATP për kompensimin e të gjithë pronarëve. Së dyti do të bëhet kalimi nga ATP te ASHK i të gjithë dosjeve të pronave, përgjegjësi që tashmë është marrë nga AKSH në 7.5.2020, për njohje pronash. Së treti do të rishqyrtohet dhe realizohet plotësisht kompensimi i pronarëve të prekur nga ndërrimet informale, pra nga procesi i legalizimit”, njoftoi Baçi. Më tej ajo tregoi se procesi i kompensimit i lënë në detyrë për 2019 u realizua, ndërsa ai i kërkesave për njohje pronësie nuk u përfundua. “Agjencia e Trajtimit të pronës ka qenë e angazhuar dhe ka arritur të përfundojë në kohë procesin e vlerësimit të kërkesave të kompensimit, ndërsa për sa i takon procesit të shqyrtimit të kërkesave për njohje pronësie bëjmë më dije se nuk u arrit të mbyllej plotësisht pasi siç u njoftua u pezullua për disa kohë nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe më pas për shkak të ndryshimeve të vendimit të 2016”, theksoi ajo.