
“Më tha shtyhu pas dhe nxori armën...”/ Efektivi zbulon se çfarë ndodhi mes Ludian Zaimit dhe Çaush Saliasit para vrasjes

Kryeministri Rama i jep postin e rëndësishëm ish-deputetes Vasilika Hysi

Kryeministri Rama bën ndryshime të rëndësishme në qeveri

Spartak Ngjela paralajmëron arrestimin e gjyqtarit të njohur, ja çfarë e ka fundosur

Zgjedhjet për kreun e PD-së/ Komisioni hap kutitë e votimit, sa vota morën Berisha dhe Elezi

Covid-19 në Shqipëri/ Vjen lajmi i mirë nga Infektivi, boshatiset spitali

I mituri plagoset me armë zjarri, niset me helikopter drejt Tiranës

“Është e dhimbshme që të hapësh ekranin dhe pas 30 vitesh të shohësh...”/ Deklarata e fortë e Robert Papës: Edi Rama nuk do të e jap këtë të drejtë nëse vërteton që...

Fillon gjuetia për bizneset dhe asetet ruse, qeveria shqyrton listën e mbështetësve të Putinit

Shkruar nga Rigels Seliman 7 Prill 2022

Ashtu siç kanëvepruar vendete e Bashkimit Europian dhe të NATO, edhe Shqipëri po shikon mundësinë për t’iu vendosur sanksione oligarkëve rusë që jetojnë në Shqipëri. Lajmiështë ditën e djeshme i ditur nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, në përfundim të mbledhjes së qeverisë, teksa iu përgjigj pyetjes së gazetarëve nëse ka në vendin tonë asete të rusëve që mbështesin pushtimin e Ukrainës.Ai theksoi se Shqipëria është në bashkëpunim të ngushtë me aleatët dhe nëse do të ketë një listë të personave të shpallur si mbështetës të luftës, do të merren masa për të vendosur sanksionet.“Shqipëria është pjesë e grupit të shteteve që e kanë dënuar agresionin rus në Ukrainë. Bën pjesë në shtetet që kanë vendosur sanksione. Është një proces që udhëhiqet nga MEPJ. Jemi në bashkëpunim të ngushtë me aleatët tanë ndërkombëtarë. Nëse do kemi një listë të personave të shpallur si mbështetës së luftës, ne si qeveri do zbatojmë deri në fund angazhimin që kemi marrë përsipër”, u shpreh Manja.Po ashtu, ministri Manja njoftoi se është miratuar sistemi për pagat për koordinatorët e njësisë anti-korrupsion.
Ja sa biznese ruse ka në Shqipëri
Po sa biznese ruse ka në Shqipëri?Të dhënat zyrtare sa i përket investimeve të huaja direkte në vendin tonë tregojnë se në Shqipëri nuk ka investime ruse në këtë formë.Qeveria shqiptare deri më tani ka mbështetur sanksionet e vendeve të Bashkimit Europian ndaj Rusisë, përfshirë ngrirjen e disa aseteve dhe “goditjen” e 654 individëve dhe 52 subjekte, të listës së Bashkimit Europian dhe që ka shumë pak gjasa të kenë lidhje me Shqipërinë.Pavarësisht kësaj, sipërmarrjet me origjinë ruse, në një mënyrë ose në një tjetër, në shumë pjesë të botës perëndimore janë bërë “shënjestër” e sanksioneve, ose mund të preken indirekt nga to.“Scan Intelligence Unit” ka siguruar disa informacione shtesë nga “Qendra Kombëtare e Biznesit” për të kuptuar se sa sipërmarrje me pronësi ruse operojnë në vendin tonë, dhe rezulton se në total janë 68 të tilla, ku 63 janë me pronësi 100% të huaj, pra ruse në rastin konkret, ndërsa vetëm 5 janë në bashkëpronësi me sipërmarrës shqiptarë.Por, ku janë të lokalizuara më së shumti këto kompani?Në Tiranë dhe Vlorë, ku janë përqendruar 57 ndër 68 kompanitë, ose 84% e totalit. Më saktësisht, në Tiranë gjenden 34 kompani ruse, në Vlorë 23, 9 në Durrës dhe 2 në qarkun e Beratit.Por, në cilat fusha të ekonomisë operojnë më së shumti kompanitë me origjinë nga Rusia që janë të lokalizuara në vendin tonë?Në vend të parë, dhe që bie kryesisht në sy për shkak të veprimtarisë, janë ato në fushën e “Shërbimeve administrative dhe mbështetëse”, me 14 të tilla, ndërkohë që ndjekin me 11 ndërmarrje ato në fushën e “Aktiviteteve profesionale, shkencore dhe teknike”.Ndërkohë, 9 kompani të tjera operojnë në fushën e “Tregtisë me shumicë dhe pakicë; riparimin e automjeteve dhe motoçikletave”.Tetë kompani të tjera operojnë në fushën e “Akomodimit dhe shërbimit ushqimor”, 6 kompani në “Informacion dhe komunikacion”, 5 kompani në fushën e “Aktiviteteve të pasurive të paluajtshme”, nga 3 në “Ndërtim”, “Arte, argëtim dhe çlodhje” si dhe “Aktivitete të tjera shërbimi”, 2 në “industrinë përpunuese” dhe nga 1 në “Shëndet dhe aktivitete të punës sociale”, “Industri nxjerrëse” dhe “Arsimim”.
Më të lexuarat


Ministrja e Bujqësisë në qendër të skandaleve, a i ka dhënë Frida Krifca një pronari mediash para për të ndërtuar një hotel me 7 yje nga fondet e bujqësisë?

Euro pëson rritje të lehtë, ja me sa këmbehet sot

Abuzimi me fondet publike, KLSH zbulon skemën si u rrit me 2 milionë euro vlera e 3 projekteve të Fondit të Sigurimit Shëndetësor

Euro në pikiatë! Ja me sa këmbehet monedha e huaj sot!

FMN “shuplakë” qeverisë, kërkon shkrirjen e Bordit të Transparencës dhe del kundër projektit të amnistisë fiskale

KLSH: Ministria e Bujqësisë e paaftë të menaxhojë pesticidet, siguria ushqimore në rrezik

Ministrja e Bujqësisë në qendër të skandaleve, a i ka dhënë Frida Krifca një pronari mediash para për të ndërtuar një hotel me 7 yje nga fondet e bujqësisë?

Bie sërish euro! Ja me sa këmbehet monedha e huaj sot

Ambasadori Yoruk: 100 Vjetori i marrëdhënieve diplomatike me mbi 5 miliardë investime turke në Shqipëri

Qeveria nis gjuetinë ndaj individëve që bëjnë jetë luksoze dhe kanë paga të ulëta, zbulon se databaza e pagave do publikohet çdo vit
